Objektivi kryesor i Programit “Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit” është të edukojë dhe të bashkojë nxënësit e klasave të 8-ta në ruajtjen e burimeve ujore. Objektivat specifike të këtij programi janë:
Të bashkojë nxenësit për të mësuar më tepër për rëndësinë e monitorimit të burimeve ujore lokale dhe të nxisë ata për ti mbrojtur këto burime
Të mbledhin informacion rreth cilësisë së burimeve ujore lokale për një periudhë të caktuar kohe.
Struktura
Programi zhvillohet nga data 22 Mars deri më 31 Dhjetor. Gjithë të dhënat e monitoruara raportohen online deri më 31 Dhjetor. Programi zhvillohet në tre faza si më poshtë:
Faza e Parë:
Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet SHUKALB dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në Ditën Botërore të Ujit, 22 Mars.
Faza e Dytë:
SHUKALB zhvillon një trajnim për mesuesit e lëndëve biologji-kimi të klasave të 8-ta. Nxënësit marrin Instruksionet bazë dhe mjetet e testimit. Mjetet e testimit përmbajnë cdo gjë që nevojitet për matjen e temperaturës, pH, turbiditetit dhe oksigjenit të tretur, duke përfshirë:
– 1 libërth instruksionesh
– 1 kavanoz për mbledhjen e ujit
– 1 tub për matjen e pH
– 1 Mini Laps
– 2 shirita për matjen e temperaturës (14-40°C dhe 0-12°C)
– 50 tableta për matjen e pH (mjaftueshëm për 50 testime)
– 100 tableta për matjen e oksigjenit të tretur (50 testime)
– 1 shishe për matjen e oksigjenit të tretur (DO)
– 1 tabelë me ngjyra për të percaktuar DO, pH dhe turbiditetin
– 1 disk Secchi
Faza e Fundit:
Rezultatet publikohen çdo vit në Raportin Vjetor te programit dhe janë të disponueshme në website-in www.wwmd.org.