SHUKALB beson se partneritetet profesionale në nivel rajonal dhe ndërkombëtar kontribuojnë në zhvillimin profesional dhe të kuptuarin përtej kufijve. Për këtë arsye, SHUKALB është aktiv në partneritete të ndryshme të cilat përfshijnë:
Shoqata Ndërkombëtare e Ujit (IWA), është një pikë referimi globale për profesionistët e ujit, që përfshin vazhdimësinë midis kërkimit dhe praktikës, dhe duke mbuluar të gjitha aspektet e ciklit të ujit. Përmes rrjetit të tij të anëtarëve dhe ekspertëve në kërkim shkencor, praktikë, rregullore, industri, këshillim dhe prodhim. SHUKALB është anëtar i IWA-së që nga viti 2010, dhe që prej vitit 2015 është anëtar i Bordit Qeverisës të IWA-së.
Shoqata Europiane e Ujit (EWA), është një organizatë e pavarur, joqeveritare që merret me menaxhimin dhe përmirësimin e mjedisit të ujit. Është një nga shoqatat kryesore profesionale në Evropë. SHUKALB është një anëtar me të drejtë vote të plotë në EWA që prej vitit 2006, dhe është i përfaqësuar në Këshillin e Menaxhimit që prej vitit 2009.
Shoqata e Bordeve të Certifikimit (ABC), është shoqata e autoriteteve certifikuese për operatorët e ujit të pijshëm dhe ujit të ndotur në SH.B.A. SHUKALB është anëtar i ABC-së që prej vitit 2015.
Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive Ujësjellës Kanalizime në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub (IAWD), është një platformë rajonale që lehtëson zërin e shoqërive ujësjellës kanalizime në rajonin e Danubit duke ofruar shkëmbim informacioni, rrjetëzim dhe ndarje njohurish ndërmjet kolegëve. SHUKALB është një anëtar i jashtëzakonshëm i IAWD-së që prej vitit 2017.
Projekti “Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN) për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve synon të rrisë efikasitetin dhe efiçencën e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindore, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve më të mira për një numër më të madh të grupeve të popullsisë, të kenë akses në shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizime, dhe në përputhje me Acquis Communautaire mjedisor të BE-së. Projekti është i financuar bashkërisht nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ), dhe administrohet nën Projektin e GIZ “Fondi i hapur rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbime Vendore (ORF MMS) ”, i komisionuar nga BMZ.
Tre grupe kryesore të aktiviteteve do të kontribuojnë në arritjen e rezultateve të projektit RCDN:
Rezultati 1: Shoqatat e shoqërive UK dhe bashkive në Ballkanin Perëndimor, në bashkëpunim me NALAS dhe IAWD, u mundësohet të ofrojnë masa të zhvillimit të kapaciteteve për shoqëritë UK dhe bashkitë në kuadër të RCDN-së në një mënyrë financiarisht të qëndrueshme.
Rezultati 2: Stafi menaxherial dhe teknik i shoqërive UK dhe zyrtarët publikë të bashkive kanë akses dhe përdorin produktet e zhvillimit të kapaciteteve me cilësi të lartë të RCDN-së, të orientuara nga kërkesa.
Rezultati 3: Autoritetet Kombëtare, Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe Donatorët promovojnë përdorimin, si dhe kontribuojnë në përmirësimin e ofertës së zhvillimit të kapaciteteve të RCDN-së.