Në përputhje me objektivin e misionit të tij për të mbrojtur interesat kolektive të profesionistëve në sektorin e ujit në Shqipëri, SHUKALB inkurajon një pjesëmarrje të gjerë në radhët e saj. Çdo individ, shoqëri ose institucion që ka një interes të shprehur për të kontribuar në zhvillimin e sektorit të ujësjellës kanalizimeve në Shqipëri është i mirëpritur të aplikojë për anëtarësim.
Struktura e anëtarësimit
SHUKALB ka katër kategori anëtarësimi të cilat përfshijnë Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime, Kompanitë Private, Institucionet Publike dhe Individët që mund të jenë studentë ose profesionistë individualë. Përgjatë viteve, kategoria kryesore e anëtarësimit të SHUKALB e Shpqerive Ujësjellës Kanalizime është rritur. Sot, anëtarët e SHUKALB nën këtë kategori ofrojnë shërbime të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për mbi 75% të të gjithë popullsisë së Shqipërisë.
Në vitin 2008, SHUKALB rishikoi statutin e tij për t’u ofruar anëtarësim edhe kompanive private. Një anëtar tjetër në kategorinë e institucioneve është Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit (Universiteti Politeknik i Tiranës). Për më tepër, studentët dhe profesionistët e rinj nën 35 vjeç që anëtarësohen në SHUKALB, bëhen pjesë e grupit të Profesionistëve të Rinj të Ujit të SHUKALB
Tarifat e anëtarësimit
Anëtarësimi pranë SHUKALB është vjetor dhe tarifat ndryshojnë bazuar në kategorinë e anëtarësimit. Të gjithë anëtarët të cilët paguajnë në kohë tarifat vjetore të anëtarësimit konsiderohen pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës dhe mund të bëjnë pjesë në Bordin Drejtues të saj, si dhe të votojnë për veprime të tjera zyrtare të SHUKALB.
Përfitimet e Anëtarëve
Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime anëtare
Tarifa të reduktuara për kurset e trajnimit
Tarifa të reduktuara për pjesëmarrjen në Konferencë dhe aktivitete të tjera
Mundësia për të qenë prezantues në kurset e trajnimit
Mundësia për t’u përfshirë në programet e edukimit dhe ndërgjegjësimit
Mundësia për t’u zgjedhur anëtar pranë Bordit Drejtues të Shoqatës
Mundësia për të qenë folës dhe moderator në konferencat e SHUKALB
Akses tek informacioni për eventet dhe vizitat studimore brenda dhe jashtë Shqipërisë
Akses tek profesionistet e rinj të edukuar për sektorin e ujit
Akses tek buletini informues “Burimi” si dhe publikime te tjera
Përfaqësimi i përbashkët i Shoqërive UK nëpër institucionet publike
Kompanitë Private anëtare
Tarifa të reduktuara për pjesëmarrjen në Konferencë
Tarifa të reduktuara të stendës së Ekspozitës
Mundësi për të drejtuar seminare rreth produkteve apo shërbimeve tuaja në bashkëpunim me SHUKALB
Mundësi për të qenë prezantues në kurset e trajnimit
Mundësia për t’u zgjedhur anëtar pranë Bordit Drejtues
Mundësia për të ushtruar të drejtën e votës në mbledhje të Asamblesë
Akses, me kërkesë, mbi kontaktet e shoqërive ujësjellës kanalizime
Institucionet Publike anëtare
Tarifa të reduktuara për kurset e trajnimit
Tarifa të reduktuara për pjesëmarrjen në konferencë dhe aktivitete të tjera
Mundësia për të qenë prezantues në kurset e trajnimit
Mundësi bashkëpunimi në projekte të ndryshme
Mundësia për të qenë folës dhe moderator në konferencë
Mundësia për t’u zgjedhur dhe shërbyer pranë Bordit Drejtues të Shoqatës
Akses në buletinin informues “Burimi” si dhe publikime të tjera
Akses tek pjesëmarrja në Grupet Teknike të SHUKALB
Individët anëtarë
Tarifa të reduktuara për kurset e trajnimit
Tarifa të reduktuara për pjesëmarrjen në konferencë dhe aktivitete të tjera
Mundësia për të qenë prezantues në kurset e trajnimit
Mundësia për t’u zgjedhur dhe shërbyer pranë Bordit Drejtues të Shoqatës
Mundësia për të qenë folës dhe moderator në Konferencë
Akses tek buletini informues “Burimi” si dhe në publikime të tjera
Akses tek biblioteka digjitale
Akses tek pjesëmarrja në Grupet Teknike të SHUKALB