Me vendim të Këshillit të Ministrave datë 10.09.2008, nr. 1248, java e parë e Nëntorit është shpallur “Java Kombëtare e Ujit” për Shqipërinë. Gjatë kësaj jave SHUKALB organizon një sere aktivitetesh.
Struktura
Aktivitetet e zhvilluara gjatë “Javës Kombëtare të Ujit” në Shqipëri janë:
– Konferenca dhe Ekspozita Vjetore
– Ekspozita e Arteve “Uji Nëpërmjet Syve të Fëmijëve”
– Shpërndarja e posterave sensibilizues në të gjithë Shqipërinë
– Talk show për programin e fëmijëve “Miqtë e Ujit” dhe “Javën Kombëtare të ujit” në tërësi
– Workshop-e me tema të ndryshme në fushën e ujit, etj.
Programi i Fëmijëve “Miqtë e Ujit” bëhet pjesë e një Talk Show në TV Klan, 2013