SHUKALB është i përkushtuar të përfaqësojë dhe të mbrojë interesat kolektive të anëtarëve të saj, duke frymëzuar ndryshime pozitive në kuadrin politikbërës dhe rregullator në sektorit të ujit në Shqipëri. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, arritja më e rëndësishme e advokimit së SHUKALB deri më tani ka qenë krijimi i një Programi Kombëtar Trajnimi dhe Cerfikimi të bazuar në Testim për stafin operacional të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) së Shqipërisë. Ky ishte rezultat i punës së ngushtë të SHUKALB në partneritet me MIE, dhe angazhimit të aktorëve të tjerë institucionalë dhe komunitetit të donatorëve, në kuadrin e një projekt granti nga USAID.
Fusha të tjera të advokimit për SHUKALB identifikohen përmes mbledhjes së vazhdueshme të përgjigjeve nga anëtarët e tij, dhe përfshijnë: menaxhimin e aseteve, projektet e infrastrukturës kapitale, agregimin e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe zhvillimin e kapaciteteve në nivelin e shoqërive. SHUKALB i avancon përpjekjet për advokim duke ndërtuar partneritete me aktorë të tjerë të sektorit të ujit.
Letër Pozicionimi: Aplikimi i Produkteve të Menaxhimit të Aseteve dhe Zhvillimi i Kapaciteteve të Njësive të Qeverisjes Vendore/Shoqërive Ujësjellës Kanalizime
Kjo Letër Pozicionimi synon të adresojë sfidat e shoqërive UK me infrastrukturë të amortizuar të ujësjellës kanalizimeve dhe ujërave të ndotur, burimet e pakësuara ose të kufizuara financuese dhe nevojën për të aprovuar Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në sektorin e ujit. Rëndësia e kësaj Letre qëndron në Menaxhimin e Integruar të Aseteve (MA), si dhe në ofertën e SHUKALB-it për të asistuar me planet e zhvillimit të kapaciteteve të NJQV/SHaUK. Qëllimi kryesor është krijimi i një bashkëpunimi më të ngushtë me “aktorët” si agjencitë qeveritare, donatorët, bashkitë dhe shoqëritë UK, mbi boshllëqet dhe mundësitë për menaxhimin e aseteve dhe për të ndihmuar bashkitë dhe shoqëritë UK që t’i përgjigjen në mënyrë më proaktive faktorëve nxitës të menaxhimit të aseteve. Letra e Pozicionimit është hartuar me qëllimin që donatorëve dhe Institucioneve Financiare Ndërkombëtare (IFN) të angazhuar në sektorin e ujit t’u drejtohet një kërkesë për mbështetjen e NJQV/SHaUK me produktet për zhvillimin e kapaciteteve të MA.
Letër Pozicionimi: Për Integrimin më të Mirë të Zhvillimit të Kapaciteteve në Planet e Investimeve Kapitale
Kjo Letër Pozicionimi synon të nxjerrë në pah dobinë e roleve aktuale dhe të ardhshme të SHUKALB në Zhvillimin e Kapaciteteve për temën e Investimeve Kapitale. Ajo përpiqet të adresojë komponenten e investimeve kapitale dhe masat e lidhura me të si pjesë e një kontekst më të madh politikash dhe angazhimi të donatorëve. Letra vlerëson dobinë dhe rolet konstruktive që mund të gjenerojë angazhimi në dialogun Qeveri – Donatorë për sektorin e ujit, veçanërisht në lidhje me masat e zhvillimit të kapaciteteve. Letra përqendrohet në aspektet e zhvillimit të kapaciteteve dhe nevojat institucionale duke avokuar mbi mënyrat se si mund të shpërndahet dhe të shfrytëzohet më mirë oferta e SHUKALB në zhvillimin e kapaciteteve për investimet kapitale, nga komuniteti i donatorëve dhe bashkive.
Letër Pozicionimi: Mbi Përmirësimin e Kornizës Rregullatore për Menaxhimin e Aseteve (MA) në Nivel Vendor
Kjo Letër Pozicionimi synon të adresojë dhe të orientiojë institucionet qendrore rreth përmirësimit të kuadrit rregullator për menaxhimin e aseteve në nivelin e shoqërive ujësjellës kanalizimeve (UK), i cili do të kontribuojë drejtpërsëdrejti në përmirësimin e performancës së tyre. Gjithashtu, do të ndihmojë institucionet e nivelit qëndror të bëjnë vendimmarrje të bazuara në një kuadër më të plotë informacioni mbi gjendjen e shoqërive, qoftë për miratimin e tarifave prej Entit Rregullator të Ujit (ERRU), ashtu edhe për shpërndarjen e subvencioneve apo të planifikimit të investimeve kapitale prej Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM).
Letër Pozicionimi: Forcimi i Sektorit të Ujërave të Ndotura në Shqipëri nëpërmjet Investimeve, Mbështetjes së Politikave dhe Zhvillimit të Burimeve Njerëzore
Ky dokument pozicionues synon të shërbejë si një bazë orientuese për nxitjen dhe ndikimin e politikave të reja, përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përforcimin e investimeve të qëndrueshme në
infrastrukturën e kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura, në përputhje me kërkesat dhe standardet e Bashkimit Evropian.
Pas një analize të qartë të problemeve ekzistuese dhe rekomandimeve konkrete për përmirësim, dokumenti synon të nxisë një dialog të strukturuar ndërmjet aktorëve institucionalë, partnerëve zhvillimorë, sektorit privat si dhe institucioneve arsimore profesionale dhe universitare. Ky bashkëpunim i gjerë është thelbësor për të adresuar
boshllëqet ekzistuese dhe për të ndërtuar një sektor të fortë, funksional dhe të qëndrueshëm. Njëkohësisht, dokumenti nënvizon rolin proaktiv të SHUKALB si një aktor kyç në promovimin e një qasjeje të integruar, që ndërthur disiplinat mjedisore, çështjet e mbrojtjes shëndetësore dhe zhvillimin institucional, në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët dhe të përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.