Programet e Zhvillimit të Kapaciteteve dhe Përshkrimet
Drejt objektivit të ofrimit të produkteve të zhvillimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të performancës drejt përmirësimit të shoqërive ujësjellës kanalizime, SHUKALB është angazhuar në Partneritete dhe Projekte rajonale me qëllim zgjerimin dhe diversifikimin e produkteve dhe programeve të zhvillimit të kapaciteteve të zhvilluara në rajon për stafin e shoqërive ujësjellës kanalizime në Shqipëri.
Programet DLEAP për Zhvillimin e Kapaciteteve
Partneriteti i Danubit (D-LeaP) është hartuar si një iniciativë rajonale, e integruar dhe e qëndrueshme për ngritjen e kapaciteteve të stafit të shoqërive ujësjellës kanalizime që ndodhen në rajonin e Danubit, duke përfshirë stafin menaxhues dhe teknik. Nga 17 vendet që mbulohen nga D-LeaP, shoqëritë e 12 vendeve janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Kosova, Moldavia, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Ukraina.
Programet e zhvillimit të kapaciteteve nën Partneritetin e Danubit (D-LeaP) ofrojnë një kombinim të teorisë me praktikën, duke bërë që pjesëmarrësit të jenë në gjendje të analizojnë tregues specifikë të performancës së kompanisë së tyre, dhe mbi këtë bazë të prodhojnë një plan veprimi me objektiva specifikë, të cilin shoqëria mund ta përdorë për të bërë ndërhyrjet e nevojshme.
Partneriteti i Danubit (D-LeaP) ofron një gamë programesh të cilat zhvillohen në nivel rajonal dhe ofrohen nga SHUKALB në gjuhën kombëtare së bashku me Shoqatën Ujësjellës dhe Kanalizimit të Kosovës. Programet të cilat ofrohen janë listuar si më poshtë:
Produkte të zhvillimit të kapaciteteve nën projektin “rrjeti rajonal për zhvillimin e kapaciteteve për shërbimet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve (RCDN)”
Projekti “Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN) për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve synon të rrisë efikasitetin dhe efiçencën e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindore, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve më të mira për një numër më të madh të grupeve të popullsisë, të kenë akses në shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizime, dhe në përputhje me Acquis Communautaire mjedisor të BE-së. Projekti është i financuar bashkërisht nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ), dhe administrohet nën Projektin e GIZ “Fondi i hapur rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbime Vendore (ORF MMS) ”, i komisionuar nga BMZ.
Në kuadër të këtij networku, SHUKALB ofron produktet e mëposhtme te zhvillimit të kapaciteteve: