Arlinda Ibrahimllari, UK Korca, Elected as Chair of IWA Emerging Water Leaders Steering Committee
August 1, 2016
[:sq]Znj. Arlinda Ibrahimllari
SHUKALB me krenari njofton se Znj. Arlinda Ibrahimllari është përzgjedhur Kryetarja e re e Komitetit Drejtues për Zhvillimin e Udhëheqësve të Ujit të Shoqatës Ndërkombëtare të Ujit (IWA) për periudhën shtator 2016 – shtator 2018. E thënë më thjesht, Arlinda është ngritur duke u zgjedhur nga kolegët e saj ndërkombëtarë për t’i udhëhequr ata si Profesionistja e Re e Ujit më e mirë në Botë.
Komiteti Drejtues për Zhvillimin e Udhëheqësve të Ujit është një organ përfaqësues i anëtarëve të rinj (nga 35 vjeç e më poshtë) që i ofron këshilla IWA-së rreth mënyrave të duhura për t’u shërbyer nevojave të profesionistëve të rinj të ujit në fusha të tilla si networking, mësim i vazhdueshëm dhe zhvillim profesional. Gjithashtu punon për të rritur interesin, angazhimin dhe kontributin e profesionistëve të rinj të ujit për të marrë pjesë në programet, konferencat, dhe grupet e specializuara të IWA-së në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
“Unë besoj se sfidat më të rëndësishme të ujit të së sotmes do të zgjidhen nga profesionistët e ujit të së nesërmes dhe do të përpiqem me aq sa mundem për të siguruar që ne si profesionistë të rinj të ujit të kemi mjetet dhe ekspozimin e nevojshëm për të qenë të dobishëm dhe të suksesshëm!” tha Arlinda me këtë rast.
Arlinda Ibrahimllari është Kryetare e Grupit Profesionistët e Rinj të Ujit të Shqipërisë, dhe punon si Krye Inxhiniere e Departamentit të Shërbimeve të Përpunimit të Ujërave të Ndotur pranë shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Korçë.
Suksesi i Arlindës tregon, përmes angazhimit të saj të vërtetë, si mund të jetë një e ardhme premtuese për të gjithë Profesionistët e Rinj të Ujit të Shqipërisë. Më tej, është një vlerësim i përpjekjeve të SHUKALB për promovimin e brezit të ri të profesionistëve të ujit brenda dhe jashtë Shqipërisë.[:en]Ms. Arlinda Ibrahimllari
SHUKALB is proud to announce that Ms. Arlinda Ibrahimllari has been elected as the new Chairperson of the International Water Association (IWA) Emerging Water Leaders Steering Committee for the period September 2016- September 2018. Stated more simply, Arlinda has risen to become chosen by her international peers to lead them as the top Young Water Professional in the World.
The Emerging Water Leaders Steering Committee is a representative body of young members (35 and below) that provides advice to IWA about appropriate ways to serve the needs of young water professionals in areas such as networking, continuous learning, and professional development. It also works to interest, engage and contribute young water professionals to participate in IWA’s programs, conferences, and specialist groups at the national and international level.
“I believe that the most important water challenges of today will be solved by the water professionals of tomorrow and I want to do what I can to ensure that we as the Young Water Professionals have the tools and exposure needed to be fruitful and successful!” said Arlinda in this regard.
Arlinda Ibrahimllari is the Chairperson of the Young Water Professionals Group of Albania, and she serves as the Engineering Head of the Waste Water Services Department at the Water Supply and Sewerage Company of Korca.
Arlinda’s success shows, through her true commitment, what can be a promising future for all Young Water Professionals of Albania. In addition, it is recognition of SHUKALB’s efforts for promoting the younger generation of water professionals inside and outside Albania.[:]