Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë (SHUKALB), e themeluar në vitin 2000, është një Shoqatë profesionale, jofitimprurëse e profesionistëve në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, e cila synon te përmirësojë menaxhimin e Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve në Shqipëri, për ta bërë atë më efiçent, të qëndrueshëm dhe efektiv në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Shoqata është e regjistruar sipas ligjit në Gjykatën e Tiranës.
VIZIONI I SHUKALB
“Lider në rritjen e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së shërbimeve në sektorin e ujit dhe mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri.”.
MISIONI I SHUKALB
“Të kontribuojë në zhvillimin dhe forcimin e sektorit të ujit dhe mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri përmes avokimit, ngritjes së kapaciteteve, ndërgjegjësimit dhe inovacionit, duke u mundësuar shoqërive ujësjellës kanalizime përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, rritjen e efiçencës, dhe promovimin e praktikave mjedisore të qëndrueshme.”
Organet Drejtuese
Asambleja e Pergjithshme e Shoqatës
Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës përbëhet nga të gjithë anëtarët e të gjitha kategorive, të cilët kanë paguar detyrimet aktuale sipas kuotave vjetore të përcaktuara nga Shoqata. Të gjithë anëtarët janë të autorizuar të zgjedhin anëtarët e Bordit Drejtues sipas kategorive të anëtarësimit.
Bordi i Drejtorëve përbëhet nga jo më pak se tetë (8) anëtarë dhe zgjidhet një herë në tre vjet nga Anëtarët e SHUKALB si më poshtë: Drejtorë të Shoqërive (8) me dy (2) të zgjedhur nga secila nga katër rajonet e përcaktuara të vendit; një (1) përfaqësues nga anëtarët e Sektorit Privat; një (1) përfaqësues nga anëtarët e Institucioneve Publike, dhe një (1) përfaqësues nga Anëtarët Individë. Gjithashtu, Profesionistët e Rinj të Ujit të Shqipërisë përfaqësohen në Bord nga Kryetari i tyre.
Petrit Tare
President
Drejtor i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Rajoni Korçë
Flauers Shoshi
Anëtar Bordi
Drejtor i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë
Olsen Kavalli
Anëtar Bordi
Drejtor i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës
Ermal Murati
Anëtar Bordi
Drejtor i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë
Zef Maҫi
Anëtar Bordi
Drejtor i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Rajoni Lezhë
Besmir Lesha
Anëtar Bordi
Drejtor i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Rajoni Shkodër