World Water Day, 22 March Is Approaching – Is your Utility Ready to Celebrate?
March 5, 2018
[:sq]Dita Botërore e Ujit 2014, e organizuar nga Shoqëria UK Shkodër Foto nga SHUKALB
Festimi i Ditës Botërore të Ujit (DBU) është bërë një traditë për SHUKALB dhe shoqëritë ujësjellës kanalizime anëtare të tij, si një mundësi e veçantë për të tërhequr vëmendjen dhe për të krijuar mundësinë për të nxitur qeverinë, shoqërinë civile dhe individët të ndërmarrin iniciativa të tilla ndërgjegjësimi.
Dita Botërore e Ujit është një Program i Kombeve të Bashkuara, që festohet çdo vit më 22 mars. Tema e këtij viti “Natyra për Ujin” shqyrton se si mund ta përdorim natyrën për të kapërcyer sfidat e ujit të shekullit të 21-të.
Dita Botërore e Ujit 2017, e organizuar nga Shoqëria UK Durrës Foto nga SHUKALB
Dëmtimi i mjedisit, së bashku me ndryshimet klimatike, janë duke nxitur krizat që lidhen me ujin në mbarë botën. Përmbytjet, thatësirat dhe ndotja e ujit janë përkeqësuar gjithnjë e më shumë nga degradimi i bimësisë, tokës, lumenjve dhe liqeneve. Kur i lëmë pas dore ekosistemet tona, e bëjmë më të vështirë t’u sigurojmë secilit ujin që na nevojitet për të mbijetuar dhe për t’u zhvilluar. Zgjidhjet e bazuara në natyrë kanë potencialin për të zgjidhur shumë nga sfidat tona të ujit. Ne duhet të bëjmë shumë më tepër me infrastrukturën ‘e gjelbër’ dhe ta harmonizojmë atë me infrastrukturën ‘gri’ aty ku është e mundur. Mbjellja e pyjeve të reja, rilidhja e lumenjve në zonat e përmbytura dhe restaurimi i lagunave do të ribalancojë ciklin e ujit dhe do të përmirësojë shëndetin e njerëzve dhe jetesën.
Dita Botërore e Ujit 2017, e organizuar nga Shoqëria UK Sarandë Foto nga SHUKALB
Edhe këtë vit, SHUKALB do të mbështesë shoqëritë ujësjellës kanalizime në të gjithë Shqipërinë përmes hartimit të materialeve promocionale me mesazhin e DBU-së, që do të përdoret më tej nga shoqëritë UK në organizimin e eventeve të tyre për informimin e publikut në nivel lokal. SHUKALB ka përgatitur fletëpalosje ndërgjegjësuese me mesazhe sensibilizuese, postera me mesazhin e DBU-së dhe bluza me logon e DBU-së.
Të gjitha shoqëritë ujësjellës kanalizime që do të dëshironin të organizonin evente ndërgjegjësuese dhe informuese mbi DBU-në, janë të mirëpritur të kontaktojnë SHUKALB përmes adresës së e-mailit program@shukalb.al.
Dhe mos harroni të na dërgoni fotografi nga eventi juaj. Ne do t’i ndajmë këto foto sëbashku me një përshkrim të shkurtër të eventit tuaj në rrjetet tona të mediave sociale, si dhe në buletinin elektronik Burimi të ardhshëm. Le të bëhemi gati për të festuar së bashku![:en]World Water Day 2014, organized by Shkodra Water Utility Photo Credit: SHUKALB
The celebration of World Water Day (WWD) has become a tradition for SHUKALB and its member water and wastewater utilities, as a unique opportunity to draw attention and create momentum that compels government, civil society, and individuals to take action.
World Water Day is a Program of United Nations, celebrated every year on 22 March. This year’s theme “Nature for Water” explores how we can use nature to overcome the water challenges of the 21st century.
World Water Day 2017, organized by Durres Water Utility Photo Credit: SHUKALB
Environmental damage, together with climate change, is driving the water-related crises we see around the world. Floods, drought and water pollution are all made worse by degraded vegetation, soil, rivers and lakes. When we neglect our ecosystems, we make it harder to provide everyone with the water we need to survive and thrive. Nature-based solutions have the potential to solve many of our water challenges. We need to do so much more with ‘green’ infrastructure and harmonize it with ‘grey’ infrastructure wherever possible. Planting new forests, reconnecting rivers to floodplains, and restoring wetlands will rebalance the water cycle and improve human health and livelihoods.
World Water Day 2017, organized by Saranda Water Utility Photo Credit: SHUKALB
Even this year, SHUKALB will support the water utilities across Albania through designing promotional materials with the message of the WWD, to be further used by the utilities in organizing their public outreach events at the local level. SHUKALB has prepared awareness leaflets with awareness messages, posters with WWD message, and T-shirts with WWD logo.
All the water utilities that would like to organize awareness and outreach events on the WWD are welcome to contact SHUKALB through the e-mail address program@shukalb.al.
And don’t forget to send to us pictures from your event. We will be sharing these pictures together with a short description of your event on our social media networks, and on the next BURIMI e-newsletter. Let’s get ready to celebrate together![:]