Young Water Professionals from Albania and Kosova Organize the 4th Young Water Professionals Forum
December 11, 2018
[:sq]Znj. Arlinda Ibrahimllari, Kryetare e PRU Shqipëri gjatë fjalës së saj në Forumin e katërt të Profesionistëve të Ujit 2018 Foto nga SHUKALB
Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit (PRU) u organizua më 7 Nëntor 2018, një ditë para hapjes së Konferencës dhe Ekspozitës së 6-të të Përbashkët Ballkanike. Qëllimi i forumit është të sigurojë një platformë shkëmbimi dhe networking për të rinjtë, studentët ose të diplomuar në hapat e para të karrierës së tyre, me qëllim që t’i motivojë ata të qëndrojnë dhe të zhvillojnë një karrierë në sektorin e ujit. Për të mbështetur këtë, forumi ofroi dy sesione mësimore mbi temat “Planifikimi i Karrierës dhe Mundësive tuaja” dhe “Gjendja e Sektorit – Situata në Evropën Lindore, rast studimi: Shqipëria dhe Kosova”.
Forumi mblodhi rreth 65 profesionistë të rinj të ujit nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët përfaqësonin jo vetëm studentë, por edhe profesionistë të angazhuar në pozicione të ndryshme në shoqëritë ujësjellës kanalizime, si dhe në institucione të tjera të lidhura me ujin.
SHUKALB dhe SHUKOS njohin rolin kryesor të Profesionistëve të Rinj të Ujit. Platforma e gjallë dhe interaktive e PRU-së, diskutoi, debatoi dhe ofroi zgjidhje për të ndihmuar në arritjen e “Ujit dhe Natyrës” për rritje të qëndrueshme si temën kryesore të Konferencës dhe Ekspozitës së Përbashkët Ballkanike 2018.
Një panel i nivelit të lartë i përbërë nga gjashtë panelistë: z. Petrit Tare, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Korçë; znj. Enkelejda Gjinali, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit; z. Ndriçim Shani, Enti Rregullator i Ujit të Shqipërisë; znj. Etleva Martiri, Agjencia Austriake për Zhvillim; z. Pirro Cenko, GIZ Albania dhe z. Ilir Abdullahu, Kompania Rajonale e Ujit Prishtinë, u ftuan për të ndarë njohuritë dhe për të dhënë këshillat e tyre në drejtimin e PRU-së për zhvillimin e karrierës në sektorin e ujit në të dy vendet.
Z. Arben Skënderi, Drejtor i AKUM, gjatë prezantimit të tij në Forum Foto nga SHUKALB
Folësit e pjesës së dytë të Forumit përfshinin z. Radoslav Russev, Konsulent i pavarur, Bullgari; Z. Arben Skënderi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbeturinave (AKUM); dhe z. Baton Begolli, Këshilltar i Politikave të Ujit, Zyra e Kryeministrit, Kosovë. Folësit prezantuan tema që shqetësojnë sektorin e ujit në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe më gjerë në rajonin e Danubit. Ata ftuan dhe inkurajuan PRU-të të bëhen pjesë e zgjidhjeve që ky sektor ka nevojë. “Është nevoja për PRU të motivuar për të kontribuar në gjetjen e zgjidhjeve për problemet në këtë sektor, kështu që e ardhmja do të duket më e ndritshme“, u shpreh z.Begolli.
Pas prezantimeve, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime në grup për sfidat e sektorit të ujit të cilat u identifikuan nga folësit në sesionin e mëparshëm. Nëpërmjet diskutimeve plenare, PRU-të me background të disiplinave të ndryshme diskutuan zgjidhje të reja për çështjet rajonale të ujit duke zbuluar se problemet dhe shqetësimet ishin të ngjashme në të dy vendet, si: humbjet e ujit, cilësia e ujit, mbulimi dhe trajtimi i ujërave të ndotura dhe zhvillimi i kapaciteteve.
Forumi i PRU-së u organizua falë punës vullnetare të anëtarëve të Komitetit Organizativ nga të dy vendet. Pas Forumit, profesionistët e rinj të ujit tashmë po planifikojnë eventin e tyre të ardhshëm dhe po kërkojnë kontribute nga profesionistë të rinj të ujit që janë të gatshëm të dalin vullnetarë.
Shënim:Nëse jeni një Profesionist i Ri i Ujit (deri ne 35 ose më pak se 5 vjet në terren) i cili dëshiron të kontribuojë në dhënien e zgjidhjeve për çështjet e Ujit; të krijoni networkun tuaj; dhe të zhvilloni karrierën tuaj të ujit, grupimi i PRU-së ofron një mundësi unike. Na kontaktoni përmes emailit: ywp@shukalb.al dhe prukosove@gmail.com
Pjesërrësit në Forumin e katërt të Profesionistëve të Ujit 2018 Foto nga SHUKALB[:en]Ms. Arlinda Ibrahimllari, Chair of YWP Albania during her speech at the 4th Young Water Professionals Forum 2018 Photo Credit: SHUKALB
The Young Water Professional (YWP) Forum was organised on 7 November 2018, a day before the opening of the 6th Balkans Joint Conference and Exhibition 2018. The objective of the forum is to provide a platform of exchange and networking for young people, students or graduates in the early steps of their career, in order to motivate them to stay and develop a career in the water sector. To support this, the forum provided two learning sessions on the subjects “Planning your Career and Opportunities” and “State of the Sector –situation in the Eastern Europe, case study: Albania and Kosovo”.
The Forum attracted around 65 young water professionals from Albania and Kosovo, who represented not only students but also professionals engaged in different positions at water utilities as well as other water related institutions.
SHUKALB and SHUKOS recognize the pivotal role of Young Water Professionals. The lively and interactive YWP platform, discussed, debated and provided solutions to help achieve “Water and Nature” for Sustainable Growth as the main theme of the Balkans Joint Conference and Exhibition 2018.
A high level panel composed by six panellists: Mr. Petrit Tare, Korca Water Supply and Sewerage Company; Mrs. Enkelejda Gjinali, Faculty of Civil Engineering; Mr. Ndricim Shani, Albanian Water Regulatory Authority; Ms. Etleva Martiri, Austrian Development Agency; Mr. Pirro Cenko, GIZ Albania and Mr. Ilir Abdullahu, Prishtina Regional Water Company, were invited to give insights and share their advice in guiding the YWPs on career development in the water sector in both countries.
Mr. Arben Skenderi, Director of AKUM, during his presentation at the Forum Photo Credit: SHUKALB
Speakers of the second part of the Forum included Mr. Radoslav Russev, Freelance Consultant, Bulgaria; Mr. Arben Skenderi, General Director of the Albanian National Water Supply Sewerage and Waste Infrastructure Agency (AKUM); and Mr. Baton Begolli, Water Policy Advisor, Prime Minister Office, Kosova. The speakers presented on topics of concern for the water sector in Albania and Kosovo, but also beyond in the Danube region. They invited and encouraged the YWP to become part of the solutions that this sector needs. “There is a need for motivated YWPs to contribute in finding solutions for the problems in the sector, so the future will look brighter”, was stated by Mr.Begolli.
After the presentations, the participants were engaged in group discussion on the water sector challenges that were identified by the speakers in the previous session. Through plenary discussions, YWPs with multidisciplinary backgrounds discussed new solutions to the regional water issues finding out that the problems and concerns were similar in both countries such as: water losses, water quality, wastewater coverage and treatment, and capacity development.
The YWP Forum was organized thanks to the volunteer work of members of the Organising Committee from both countries. After the Forum, the young water professionals are already planning their next event, and they are looking for contributions from young water professionals who are willing to volunteer.
Note:If you are a Young Water Professional (35 or under or less than 5 years in the field) who wants to contribute to delivering the solutions for Water; build your networks; and to develop your water career, the YWP Chapter provides a unique opportunity. Contact us via email: ywp@shukalb.al and prukosove@gmail.com