SHUKALB’s Children’s Program “Friends of Water” Raising Awareness on Water for 10 Years!
December 11, 2018
[:sq]Gjatë Ekspozitës së Fëmijëve “Uji përmes syve të fëmijëve” Foto nga SHUKALB
Këtë vit, programi më popullor i SHUKALB dhe fitues i çmimit të IWA-së, “Miqtë e Ujit”, festoi 10 vjetorin e tij. Si tradicionalisht, programi për këtë vit kulmoi me Ekspozitën e Fëmijëve “Uji përmes syve të fëmijëve” i cili u hap për publikun më 4-7 nëntor 2018, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
Programi Miqtë e Ujit ka si objektiv rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet e ujit te nxënësit e klasave të 3-të anembanë Shqipërisë. Këtë vit, programi u shtri në 53 shkolla fillore anembanë Shqipërisë, duke përfshirë mbi 5.000 fëmijë. Programi zhvillohet në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, së bashku me përfshirjen dhe mbështetjen e shoqërive ujësjellës kanalizime në shkollat përkatëse të Programit.
Ekspozita u hap zyrtarisht më 6 nëntor 2018 me pjesëmarrjen e z. Shpati Kolgega, Zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, znj. Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB dhe mësuesit dhe studentët nga shkolla “Edith Durham” e Tiranës. Në fjalën e saj, znj. Poçi falënderoi partnerin institucional Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë dhe mbështetësin financiar të programit për këtë vit, Programin e Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës Amerikane, që bënë të mundur përhapjen e njohurive thelbësore mbi çështje të rëndësishme të ujit për brezat e ardhshëm në të gjithë Shqipërinë, dhe mbjellur kështu farat për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të ujit në vendin tonë.
Z. Shpati Kolgega, Zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri duke shpërndarë çmimet dhe certifikatat për fituesit Foto nga SHUKALB
Ekspozita paraqiti gjithsej 158 vizatime të nxënësve të klasës së tretë nga 25 qytete anembanë Shqipërisë. Vizatimet u vlerësuan më parë nga një Komision i pavarur i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Entit Rregullator të Ujit të Shqipërisë, Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri dhe dy profesorëve të Akademisë së Arteve në Tiranë. Komisioni përzgjodhi 12 vizatimet më të mira, bazuar në mesazhet që secila prej tyre përcolli. Këta dymbëdhjetë vizatime fituese do të jenë baza për kalendarin vjetor të prodhuar nga SHUKALB për të rritur më tej ndërgjegjësimin e aktorëve të ndryshëm në vend lidhur me rëndësinë e çështjeve të ujit.
Nxënës nga Tirana, Durrës, Tepelenë, Korçë, Gramsh, Bulqizë, Fier, Kavajë dhe Fushë-Arrëz ishin midis 12 fituesve, të cilët u njohën zyrtarisht në ceremoninë veçantë të ndarjes së çmimeve “Miqtë e Ujit”. Përveç këtyre certifikatave, secili prej artistëve të vegjël mori një enciklopedi si dhuratë nga SHUKALB.[:en]During the Children’s Exhibition “Water through the Eyes of Children” Photo Credit: SHUKALB
This year, SHUKALB’s most popular and IWA award winning outreach program, “Friends of Water”, celebrated its 10th Anniversary. As traditionally, the program for this year culminated with the Children’s Exhibition “Water through the Eyes of Children” which was opened to the public during 4– 7 November 2018, at the National Historical Museum in Tirana.
The Friends of Water Program has as the objective to raise awareness on water issues among 3rd grade students across Albania. This year, the program reached 53 elementary schools across Albania, involving over 5,000 children. The Program is conducted in partnership with the Ministry of Education, Sport and Youth of Albania, together with involvement and support from the water utilities in the respective schools part of the Program.
The Exhibition was officially opened on November on 6 November 2018 with the participation of Mr. Shpati Kolgega, Deputy Minister of Education, Sport and Youth of Albania, Ms. Elisabeta Poci, Deputy Executive Director of SHUKALB and the teachers and students from “Edith Durham” school of Tirana. In her speech, Ms. Poci thanked the institutional partner Ministry of Education Sports and Youth of Albania, and the financial supporter of the program for this year, the Democracy Commission Small Grants Program of U.S. Embassy, for making it possible to spread essential knowledge on important water issues to the future generations across Albania, and thus planting the seeds in the further development of the water sector in our country.
Mr. Shpati Kolgega, Deputy Minister of Education, Sport and Youth of Albania distributing the awards and certificates to the winners Photo Credit: SHUKALB
The Exhibition presented in total 158 drawings of 3rd grade students from 25 cities across Albania. The drawings were previously evaluated by an independent Commission composed by representatives from Ministry of Education, Sports and Youth of Albania, Albanian Water Regulatory Authority, Center for Children’s Rights in Albania and two professors from the Academy of Arts in Tirana. The Commission selected 12 best drawings, based on the messages each of them conveyed. These twelve winning drawings will be the basis for the annual calendar produced by SHUKALB to further raise awareness across different actors in the country regarding the importance of water issues.
Students from Tirana, Durres, Tepelene, Korce, Gramsh, Bulqize, Fier, Kavaje and Fushe-Arrez were among the twelve (12) winners, which were officially recognized in the special award ceremony organized, where they were presented with the “Friends of Water” awards. Besides these certificates, each of the little artists received an encyclopedia as a gift from SHUKALB.[:]