Menaxhimi financiar është jetik për menaxhimin e përgjithshëm të shoqërive ujësjellës kanalizime. Vendimet të cilat merren pa kuptuar mirë pasojat financiare mund të cënojnë performancën e shoqërisë. Ky kurs trajnimi ka si qëllim ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve për rolin e menaxhimit financiar.
Kursi do të trajtojë çështje të cilat kanë të bëjnë me ciklin, rolet dhe mjetet e menaxhimit financiar, kontabilitetin, kostot e shërbimit, vendosjen e tarifave si dhe planifikimin e kapitalit. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përdorur informacionin financiar për të marrë vendime më të mira afatshkurtëra dhe afatgjata.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për menaxherët, drejtorët e drejtorive si dhe për çdo punojës të interesuar për të marrë njohuri thelbësore financiare.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Kuptoni rolin e menaxherit financiar dhe individëve të tjerë në shoqëri të përfshirë në menaxhimin financiar;
Përdorni raportet financiare për të analizuar performancën e shoqërisë;
Identifikoni instrumentet e menaxhimit financiar që mund të përdoren në një shoqëri;
Përcaktoni kërkesën e të ardhurave për një shoqëri;
Identifikoni shpenzimet operacionale dhe ato të mirëmbajtjes;
Kuptoni parimet e Entit Rregullator të Ujit në përcaktimin e tarifave;
Analizoni një strukurë tarife;
Identifikoni shpenzimet kapitale;
Analizoni faktorët që ndikojnë në planifikimin e kapitalit;
Analizoni projektet kapitale;
Përcaktoni përfitimet financiare dhe jo- financiare të çdo projekti;
Analizoni kostot dhe përfitimet e çdo projekti.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në PowerPoint, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Menaxhimi Financiar për Menaxherët Jo-Financierë”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 22,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 25,000 lekë për person.
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.