Sistemet e furnizmit me ujë përbëhen nga burime ujore si ujra nëntokësor ose sipërfaqësor, puset, pompat, impiant të trajtimit të ujit, si dhe sistemin shpërndarës i cili përfshin rezervuarët dhe tubacionet që furnizojnë konsumatorin me ujë. Për të gjithë këto komponent, punonjësit e shoqërive UK janë përgjegjës për ti mbajtur ato në punë dhe të sigurojnë ujë me cilësi të mirë dhe të pijshëm. Ky kurs paraqet aspektet bazë të operimit dhe mirëmbajtjes të sistemeve të vogla të furnizimit me ujë. Gjithashtu, identifikimi i problemeve, shkaku si dhe riparimi i tyre do të shpjegohen dhe diskutohen gjatë këtij kursi.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët dhe teknikët e operimit dhe miërmbajtes.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Njihni dhe shpjegoni komponentët e sistemit të furnizimit me ujë dhe identifikoni sistemet tipike të furnizimit me ujë;
Njihni karakterisitkat kryesore të klasifikimit të cilësisë së ujit;
Identifikoni pjesët përbërëse të një pusi, si dhe procedurat për mirëmbatjen dhe rehabilitimin tij;
Operoni dhe mirëmbani pompat si dhe të identifikoni zgjidhjen e një problemi;
Identifikoni qëllimin e impianteve të trajtimit dhe shpjegoni rëndësinë e tyre;
Identifikojnë llojet e kontaminuesve që mund të futen në një sistem shpërdarës të ujit;
Shpjegoni rëndësinë e një programi mbikëqyrjeje në një sistem shpërndarës uji;
Njihni rëndësinë e një programi monitorimi për cilësinë e ujit në një sistem shpërndarës;
Njihni rëndësinë e një programi kontrolli për lidhjet e kryqëzuara;
Operoni dhe mirëmbani veprave të ruajtjes së ujit;
Mbroni rezervuarë e ujit nga gërryerja si dhe të kryeni dezinfektimin e tyre;
Njihni formulat bazë për llogaritjen e sipërfaqes, volumit, presionit, shpejtësisë dhe prurjes së ujit.
Materialet e kursit të trajnimit
Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Sistemet e Vogla të Furnizimit me Ujë”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me çertifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.