Njohja e procedurave laboratorike si dhe zbatimi i duhur i tyre është një domosdoshmëri për operatorët që punojnë në shoqërite UK. Kapionët janë përfaqësues të të gjithë sistemit të furnizimit me ujë, përsa i përket cilësisë së ujit dhe sigurisë së konsumatorëve. Ky kurs trajnimi ka për qëllim të shpjegoj procedurat laboratorike dhe të identifikojë pajisjet e nevojshme për ti kryer ato, si dhe të të shpjegoj procedurat e kampionimit dhe të tregoj hapat e duhura për kryerjen e analizave laboratorike të nevojshme.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për punonjësit e laboratorit.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Të kuptoni rëndësinë e sigurisë në laborator;
Njihni dhe përdorni pajisjet laboratorike në mënyrën e duhur;
Identifikoni rreziqet e mundshme gjatë punës në laborator;
Përdorni dhe plotësoni fletët e punës për regjistrimin e të dhënave;
Identifikoni aparaturat dhe teknikat e kampionimit;
Realizoni kushtet e nevojshme gjatë analizave laboratorike;
Kryeni analizat laboratorike si: alkaliniteti, klori residual, nevoje për klor, koliformet, fortësinë e ujit, ph-in, temperaturën dhe turbiditetin.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Kapionimi dhe Procedurat Laboratorike për Ujin e Pijshëm dhe të Ndotur”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me çertifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.