Hidraulika është shumë e rëndësishme kur kemi të bëjmë me një sistem furnizimi me ujë. Uji gjatë lëvizjes prodhon forcë dhe presion sa herë që shpejtësia, drejtimi i prurjes ose lartësia ndryshon. Duke ditur presionin dhe prurjen në një pikë të caktuar të tubacionit, na ndihmon të gjejmë përmasat e tubacionit dhe kapacitetin e tij. Gjithashtu na ndihmon të gjejmë llojin e materialit të tubacionit që na nevojitet në një situatë të caktuar. Për më tej, të kesh njohuri të mira të hidraulikës, i ndihmon menaxherët të vendosin nëse reduktuesit e presionit ose pompat janë të nevojshëm për transmetimin e ujit në mënyre efektive.Ky kurs trajnimi do të ofrojë konceptet bazë të hidraulikës në një sistem furnizimi me uji, nga burimi tek rubineti.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët dhe teknikët.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Njihni parimet themelore të presionit;
Llogarisni presionin në bar dhe kPa;
Identifikoni humjet në pression;
Identifikoni humbjet në fërkim;
Identifikoni humbjet në pajisjet e tubacioneve;
Llogarisni kuajt fuqi të pompës dhe eficencën;
Llogarisni shkallën e prurjes;
Identifikoni pajisjet për matjen e prurjes.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Bazat e Hidraulikës për Sistemin e Furnizimit me Ujë”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me çertifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.