Prania e metaleve në ujin e pijshëm, edhe pse nuk përbën një rrezik shëndetësor për konsumatorët, bën që uji të jetë estetikisht i papërshtatshëm për konsum. Metalet e tepërta në ujë ndikojnë në zvogëlimin e prurjes në tubacione, dhe rritjen e presionit në sistemin shpërndarës. Ky kurs ka për qëllim të trajnojë pjesëmarrësit në metodat e kontrollit të hekurit dhe manganit. Të diskutojë çështjet e zbutjes së ujit me anë të hidroksidit të kalciumit, karbonatit të natriumit dhe shkëmbimit jonik. Si dhe, do të fouksohet në metodat e kontrollit të korrozionit të jashtëm dhe të brendëshëm në tubacione.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët që punojnë në impiantet e trajtimit të ujit të pijshëm, inxhinierët e prodhimit dhe laburantët.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Kuptoni pse rritet niveli I hekurit dhe manganit, dhe rëndësinë e kontrollit të tyre;
Identifikoni proceset operacionale të impianteve të trajtimit të ujit të pijshëm për largimin e hekurit dhe manganit;
Shpjegoni fortësinë e ujit dhe avantazhet e zbutjes së tij;
Përshkruani proceset e përdorura për zbutjen e ujit;
Përshkruani zbutjen e uijt me anë të shkëmbimit jonik;
Përcaktoni kur nevojitet mirëmbajtja, dhe të analizoni dhe zgjidhni problemet;
Përzgjidhni dozimin e duhur kimik për kontrollin e korrozionit;
Zgjidhni problemet që lidhen me korrozionin.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Kontrolli i Metaleve”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me çertifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 22,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 25,000 lekë për person
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.