Njohja e procedurave laboratorike si dhe zbatimi i duhur i tyre është një domosdoshmëri për operimin e duhur dhe efektiv të impjanteve të trajtimit të ujërave të ndotur.Ky kurs trajnimi ka për qëllim të shpjegoj procedurat laboratorike, që nga marrja e mostrave përfaqësuese dhe të sakta deri tek hapat që duhen ndjekur për realizimin e analizave laboratorike, për secilin prej parameterave të domosdoshëm për operimin dhe kontrollin e impjanteve të trajtimi të ujërave të ndotura.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për specialistët që punojnë në laboratoret e impjanteve të trajtimit të ujërave të ndotura.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Kuptoni konceptet bazë të procedurave laboratorike;
Punoni të sigurt në laborator;
Njihni dhe përdorni pajisjet laboratorike në mënyrën e duhur;
Identifikoni rreziqet e mundshme gjatë punës në laborator;
Identifikoni aparaturat dhe teknikat e marrjes së mostrave;
Merrni mostra përfaqësuese të ujit në hyrje dhe dalje të proceseve të trajtimit;
Përgatitni mostrat për tu analizuar
Kuptoni procedurat e përgjithme laboratorike që përdoren për kryerjen e analizave për kontrollin e impjantit të trajtimit dhe monitorimin e cilësisë së ujit të trajtuar;
Njihni masat paraprake që duhet të merren për realizimin e analizave laboratorike;
Kryeni analizat laboratorike për kontrollin e impjanteve të trajtimit, të tilla si; lëndet e ngurta pezull, lëndët e ngurta në total, dekantueshmëria, oksigjeni i tretur, mosha e llumit, indeksi i vëllimit të llumit, koha mesatare e qëndrimit të mikroorganizmave etj.
Kryeni analizat laboratorike për monitorimin e ujit të trajtuar të tilla si; nevoja biologike për oksigjen, nevoja kimike për oksigjen, lëndët në gjendje pezull, azoti total dhe fosfori total.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Procedurat Laboratorike dhe Marrja e Mostrave për Ujin e ndotur”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 22,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 25,000 lekë për person
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.