Update on “Asset Management in Water Supply and Sewerage Utilities of Albania” Project
July 5, 2019
[:sq]Fran Marku, Inxhinier Terreni, Projekti Menaxhimi i Aseteve dhe Jona Belshi, Drejtoreshë Teknike, Ujësjellës Kanalizime Cërrik, gjatë asistimit për hedhjen e të dhënave në programin EDAMS Foto nga SHUKALB
Në Mars të këtij viti, SHUKALB ka filluar zbatimin e fazës së parë të Projektit “Menaxhimi i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë”. Projekti ofrohet në kuadër të programit “Shërbime Këshillimore për Menaxhimin e Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindor”, i cili zbatohet nëpërmjet një partneriteti midis Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH – GIZ, Kompanisë Hydro-Comp në Qipro, dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Kompanive Ujësjellës Kanalizime në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub (IAWD).
Ky Program është pjesë e Partneritetit të Danubit (D-Leap), një nismë rajonale, e integruar dhe e qëndrueshme për ngritjen e kapaciteteve të shoqatave kombëtare të ujësjellësve dhe IAWD.
Shoqëritë Ujësjelles Kanalizime të regjistruara në fazën e parë të projektit janë Elbasan, Gramsh, Shkodër, Durrës, Vlorë, Cërrik, Himarë, Sarandë, Kavajë, Përmet, Berat – Kucovë dhe Peqin. Grupi i ekspertëve nga SHUKALB dhe kompania Hydro-Comp , në bashkëpunim me stafin përgjegjës për këtë projekt pranë Shoqërive UK po punojnë me të dhënat që këto Shoqëri disponojnë, duke bërë analizimin e tyre dhe konvertimin në GIS Shape file, duke bërë të mundur me pas ngarkimin e tyre në programin EDAMS me të cilin punohet për regjistrimin dhe menaxhimin e aseteve.
Paralelisht me këtë proces, gjatë muajit Qershor, ekspertë nga SHUKALB kanë filluar vizitat në terren në disa nga Shoqëritë UK si Gramsh, Kavajë, Berat – Kucovë, Shkodër dhe Cërrik. Këto vizita do të shtrihen gjatë gjithë vitit në të gjitha Shoqëritë UK.
Gjatë vizitave, janë mbledhur të dhënat paraprake në programin AutoCad, harta apo cdo format tjetër që përmban të dhëna mbi asetet. Ky informacion përpunohet me tej dhe bëhet digitalizimi në formatin GIS me ndihmën e ekspertëve të SHUKALB.
Për këtë fazë të parë projekti synon menaxhimin e të dhënave në rrjet si një regjistër gjithëpërfshirës i aseteve për rrjetet e Shoqërive UK duke ofruar kështu një bazë të dhënash gjeografike të rrjetit me funksionet e duhura për marrjen, strukturimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e të gjitha aseteve ekzistuese.
[:en]Fran Marku, Field Engineer, Asset Management Project and Jona Belshi, Technical Director, Cerrik Water Supply and Sewerage Company, during the assistance on data entry in the EDAMS software. Photo Credit: SHUKALB
On March of this year, SHUKALB started the implementation of the first phase of the “Asset Management in Water Supply and Sewerage Utilities of Albania” Project. The Project is offered in the framework of the “Asset Management Advisory Services to Water Utilities in South-Eastern Europe” Program which is being implemented through a partnership between Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH GIZ, Hydro-Comp Enterprises Ltd. Cyprus, and the International Association of Water Supply Companies in the Danube River Catchment Area (IAWD).
The program is part of the Danube Learning Partnership (D-Leap), a regional, integrated and sustainable capacity building initiative of national water utility associations and IAWD.
The registered water supply and sewerage utilities in this first phase of the Project are Elbasan, Gramsh, Shkodra, Durres, Vlora, Cerrik, Himara, Saranda, Kavaja , Permet, Berat-Kucova and Peqin. The team of experts from SHUKALB and Hydro-Comp enterprise in cooperation with the respective responsible staff from water utilities are working with their data by analyzing and converting them into the GIS Shape files, in order to upload them further into the EDAMS software, which is the software where the asset registration and management will be done.
Parallel with this process, during the month of June, experts from SHUKALB have conducted field visits to some of the water utilities such as Gramsh, Kavaja, Berat-Kucova, Shkodra and Cerrik. These visits will be extended to all participating water utilities throughout the year.
During the visits, preliminary data are being collected in AutoCAD program, hard copy maps or any other forms of assets data. This information is further being processed and digitized in a GIS format by the team of experts at SHUKALB.
In this first phase (silver phase), the project aims a comprehensive asset register network data management for the utility networks thus providing a geographical network database with proper functionality for the capturing, structuring, maintenance and management of all existing assets.[:]