Kursi i trajnimit mbi Menaxhimit të Humbjeve të Ujit ll, vjen si një vazhdimësi e kursit të parë mbi Menaxhimin e Humbjeve. Ky kurs do të përshkruaj dhe shfaq nevojën e zbatimit të programeve të reduktimit të humbjeve duke theksuar gjithashtu rëndësinë e përmirësimit të efiçencës tregtare në Shoqëritë UK nëpërmjet praktikave më të mira ndërkombëtare lidhur me matjen dhe treguesit e performacës së efiçencës tregtare. Pjesëmarrësit do të kuptojnë se pas investimeve të mëdha për ndërtimin apo rikostruksionin e rrjetit të sistemit të furnizimit me ujë, kërkohet një menaxhim sa më i mirë, për të siguruar efikasitet në operimin e sistemit dhe shërbime me kosto më të ulët.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes, teknikët e bilancit, si dhe menaxherët e faturimit dhe arkëtimit. Gjithashtu, ky kurs synon në mënyrë të vecantë pjesëmarrjen e profesionistëve të cilët morën pjesë në kursin e parë të Menaxhimin të Humbjeve të Ujit – I.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Njihni rëndësinë e menaxhimit të kërkesës për ujë dhe rëndësinë e matjes së ujit;
Përcaktoni sasinë e prurjes dhe kërkesën për ujë në rastet kur nuk ka matësa;
Njihni rëndësinë e efiçencës tregtare;
Identifikoni nivelin ekonomik të ujit pa të ardhura;
Shpjegoni rëndësinë e përcaktimit të përparësive ndërmjet komponentëve për reduktimint e uji pa të ardhura;
Kuptoni rëndësinë e përcaktimit të përparësisë ndërmjet komponentëve për reduktimin e ujit pa të ardhura;
Plotësoni tabelën e bilancit të ujit;
Planifikoni një fushata ndërgjegjësimi për konsumatorët.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë raste konkrete duke u angazhuar në zhvillimin e ushtrimeve që përfshijnë përdorimin e të dhënave të shoqërisë së tyre
Materialet e kursit të trajnimit
Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit II”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me çertifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB: 22,000 lekë për person + TVSH
Jo-anëtarët: 25,000 lekë për person + TVSH
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.