Mirëmbajta e duhur dhe në kohë e pajisjeve e mban sistemin e furnizimit me ujë dhe kanalizime në kushte të përshtatshme pune. Mirëmbatja e pajisjeve mund të jetë parandalues, riparuese dhe emergjente. Ky kurs trajnimi ka për qëllim të identifikoj llojet e pompave, motorëve dhe valvulave si pajisje shumë të rëndësishme në sistemin UK si dhe të shpjegoj programin për mirëmbatjen e tyre. Gjithashtu, do të paraqes zgjidhjen e problemeve të ndryshme gjatë operimit të këtyre pajisjeve.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për punonjesit e departamentit teknik, duke përfshirë kryeinxhinierët, inxhinierët e operimit dhe mirëmbajtjes si dhe teknikët.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Zhvilloni një program mirëmbajtjeje për pajisjet në sistemin UK;
Planifikoni dhe kryeni mirëmbajtjen e pajisjes në intervalet e duhura dhe sipas udhëzimeve të prodhuesve;
Njihni simptomat që tregojnë mos funksionimin e duhur të pajisjeve dhe identifikoni burimin e problemit dhe të merrni masa për riparimin e tij;
Identifikoni pajisjet e sigurisë në punë;
Njihni llojet e motorëve dhe idetifikoni llojet e problemeve të motorëve dhe burimin e tyre;
Njihni hap pas hapi procedurën për një zgjidhje efektive të problemeve;
Identifikoni procedurën për inspektimin fizik për mirëmbajtjen e motorëve;
Njihni llojet e pompave dhe mirëmbajtjen e duhur për secilën prej tyre;
Listoni shkaqet më të shpeshta të avarive dhe zgjidhjen e problemeve;
Identifikoni llojet e valvulave dhe procedurat e mirëmbajtjes për çdo lloj valvule.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Mirëmbajtja e Pajisjeve – Motorrat, Pompat dhe Valvulat për Profesionistët e Ujit të Ndotur dhe të Pijshëm”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me çertifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 22,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 25,000 lekë për person
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.