Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve (RCDN)
Projekti ” Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN) për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve” synon të rrisë efektivitetin dhe efiçencën e shoqërive ujësjellës kanalizime në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve më të mira për një numër më të madh të grupeve të popullsisë të kanë akses në shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizime dhe në përputhje me Aktin Komunitar mjedisor të BE-së.
Projekti është i financuar bashkërisht nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ), dhe administrohet nën Projektin e GIZ “Fondi i hapur rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbime Komunale (ORF MMS) ”, i komisionuar nga BMZ.
Tre grupe kryesore të aktiviteteve do të kontribuojnë në arritjen e rezultateve të projektit RCDN:
Rezultati 1: Shoqatat e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe bashkive në Ballkanin Perëndimor, në bashkëpunim me NALAS dhe IAWD, u mundësohet të ofrojnë masa të zhvillimit të kapacitetit për shoqëritë ujësjellës kanalizime dhe bashkitë në kuadër të RCDN në një mënyrë financiarisht të qëndrueshme.
Rezultati 2: Staffi menaxherial dhe teknik i shoqërive ujësjellës kanalizime dhe zyrtarët publik të bashkive kanë qasje dhe mund t’i përdorin produktet e RCDN-së për zhvillimin e kapaciteteve me cilësi të lartë, të orientuar nga kërkesa dhe zyrtare.
Rezultati 3: Autoritetet Kombëtare, Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe Donatorët promovojnë përdorimin, si dhe kontribuojnë në përmirësimin e ofertës së RCDN-së për zhvillimin e kapaciteteve.
RCDN ndërton dhe integron aktivitetet ekzistuese të zhvillimit të kapaciteteve (CD), në nivele rajonale, si dhe kombëtare, dhe lehtëson përshkallëzimin dhe replikimin e mëtejshëm në të gjithë rajonin. Forcimi i kapaciteteve të shoqatave për dhënien bashkëpunuese të CD-ve është thelbi i qasjes metodologjike. Projekti do të sigurojë ndihmën e nevojshme për prezantimin dhe forcimin e aftësive funksionale, procedurave dhe instrumenteve që do t’i lejojnë shoqatave partnere të RCDN-së të ofrojnë produkte CD me bazë tarifore te shoqëritë UK dhe bashkitë në një mënyrë efektive.
Për këtë qëllim, projekti do t’u mundësojë 16 shoqatave të bashkive dhe shoqërive UK nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe rrjeteve të tyre rajonale NALAS dhe IAWD, të lehtësojnë dhe koordinojnë iniciativa të CD-ve në rajon dhe të mbështesin dhënien e produkteve të CD për shoqëritë UK dhe bashkitë në vendet përkatëse. Gjithashtu do të përfshijë aktorë të tjerë kryesorë, siç janë institucionet e kreditimit (Institucionet Financiare Ndërkombëtare – IFI, etj.) aktiv në sektorin e infrastrukturës, të cilët janë të interesuar të forcojnë kapacitetet për të zhvilluar dhe siguruar operacionet e tyre në sektorin e ujit dhe kanalizimeve ose Donatorët që mund të përfitojnë nga një platformë rajonale për të identifikuar nevojat e CD-ve, dialogu me palët e interesuara dhe politikat e tyre të projektimit.
Për më shumë informacion mbi projektin klikoni në këtëlink.
2014 – 2019
Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit në Shqipëri
USAID i ka dhënë SHUKALB një Grant për të mbështetur përmbushjen e Misionit te Objektivit 4 të Strategjisë së Sektorit të Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve (2011-2017), dhe veçanërisht Veprimin Prioritar 4.a: Krijimi i një programi kombëtar të trajnimit dhe çertifikimit,me synim trajnimin e të gjitha ndërmarrjeve të ujësjellësave. Grant Projekti do të zhvillojë një program të institucionalizuar trajnimi, i cili është i vetë financueshëm. Programi do të jetë i dizenjuar për kualifikimin e kandidatëve për certifkimin e operatorit bazë dhe të ofrojë mundësi për operatorët e çertifikuar dhe teknikë të kualifikuar në mënyrë që vazhdimisht të përmirësojnë aftësitë e tyre në furnizimin me ujë dhe kanalizime. (USD 1,3 milion me 10% të kostove nga SHUKALB)
2014 – 2018
Në kuadër të Programit të Ujit të Danubit (DWP) SHUKALB zhvilloi dhe zbatoi projektin e mëposhtëm:
Grant Projekt për të Zhvilluar një Kornizë Kurrikule Programi Trajnimi për Menaxherët e lartë të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në Rajonin e Danubit
Objektivi i këtij Grant Projekti, i financuar nga IAWD, është të plotësojë Ekipin Menaxherial, duke zhvilluar një Kornizë Kurrikule Programi Trajnimi për Drejtorin e Përgjithshëm dhe Drejtorin Tregtar të shoqërisë ujësjellës kanalizime, të cilët mund të bëhen në të ardhmen pozicione të certifikuara bazuara në testim. Grupi i synuar i Projektit është qartësisht përtej Shqipërisë, duke përfituar drejtuesit e shoqërive ujësjellës kanalizime në të gjitha vendet e rajonit të Danubit.
Objektivi specifik i Projektit është implementimi i Zhvillimit të Kurrikulës së Programit të Trajnimit, si dhe të përcaktojë metodën më efektive të ofrimit, të Programin e Trajnimit në të gjithë rajonin.
Zhvillimi i një Kursi Trajnimi për Përgatitjen e një Plani Strategjik Biznesi për Shoqatat e Ujit
Ky ishte një grant projekt konkurrues nën Projektin e Ujit për Danubin. Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte zhvillimi i një kursi trajnimi formal, plotësisht i dokumentuar, që mund të përdoret për të forcuar kapacitetet e shoqatave kombëtare të ujit duke ofruar trajnime formale dhe një manual referimi në përgatitjen e një Plani Strategjik Pesë-Vjeçar, dhe procesin për rishikimin dhe përditësimin vjetor te Planit. (Buxheti: Eur 58.000 me 10% te kostove nga SHUKALB)