Memaliaj Gravity Flow System Saves Energy, Lowers Costs for Tepelena Water Utility
December 30, 2015
[:sq]Është e ditur se shoqëritë ujësjellës operojnë në dy sisteme të furnizimit me ujë: sistemin me vetë rrjedhje dhe sistemin me ngritje mekanike. Sistemet me vete rrjedhje kanë kosto shumë të ulët operimi krahasuar me sistemet me ngritje mekanike, të cilat kërkojnë përdorimin e energjisë.
Shoqëria Ujësjellës – Kanalizime Tepelenë shërben me ujë në dy qytete, Tepelenë dhe Memaliaj. Deri pak kohësh, ishin në funksion të dy sistemet e furnizimit me ujë.
Bambull Memaliaj Benc Tepelenë
Projekti për Bashkinë e Memaliajt, i hartuar që në vitin 2011, përfshinte një vepër të gjatë 7.4 km nga depo e ujit Nr. 2 në Bashkinë e Tepelenë, deri në depot e ujit të Bashkisë së Memaliajt, me një prurje mesatare rreth 40 l/s dhe diferencë në lartësi prej 18.5 m.
Bashkia e Memaliajt, bashkë me zonën përreth ka një popullsi prej afërsisht 8000 banorë. Ky qytet më parë furnizohej nga stacioni i pompimit në fshatin Bambull rreth 5 km larg, me anë të dy pompave (220 kw dhe 250 kw), të cilat konsumonin minimalisht 125.000 kw në muaj, për shkak të amortizimit të rrjetit të transmentimit dhe rrjetit të shpërndarjes. Në kohën e verës, furnizimi me ujë zgjaste 2 – 3 orë në ditë, ndërsa në stinën e dimrit; shkonte veçse deri në 6 orë në ditë. Me anë të këtij sistemi sigurohej furnizimi i gati 30.000 m3 ujë në ditë, duke e vënë në punë sistemin e pompimit 24 orë pa pushim.
Në maj 2015, shoqëria filloi punimet për ndërtimin e sistemit me vete rrjedhje nga depo Nr. 2 e Tepelenës për në depon e ujit të Bashkisë së Memaliajt, dhe pas 5-muajsh vepra përfundoi me sukses. Sasia e furnizimi me ujë shkon mesatarisht 50 l/s dhe maksimalisht shkon deri në 80 l/s gjatë dimrit. Burimi i fshatit Bënçë furnizon gati 100 l/s në stinën e dimrit dhe 70 l/s në stinën e verës, prej të cilit Bashkia e Tepelenës, në stinën e dimrit merr 10-20 l/s dhe në verë 30-40 l/s ndërsa pjesa tjetër shkon për Bashkinë e Memaliajt. Edhe pse duhen deri në 20 l/s për konsum, sistemi i ri i furnizimit me ujë ka një kapacitet furnizues prej 60 l/s. Pavarësisht investimit, për shkak të amortizimit të madh të rrjetit të shpërndarjes dhe për shkak se po punohet për vendosjen e matësave të ujit për të gjithë banorët, akoma nuk është siguruar furnizimi me ujë të vazhdueshëm.
Ky investim është vetëm një nga sipërmarrjet që Ujësjellës Kanalizime Tepelenë ka ndërmarrë për të rritur performancën dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për klientët e saj. Investimi i ri kursen deri në 125,000 kWh të energjisë elektrike në muaj. Për shoqërinë, ky kursim i energjisë është sa 50% i të ardhurave që siguron shoqëria. “Sipas parashikimeve tona, nëse ne vazhdojmë të menaxhojmë këtë situatë, në vitin 2016, për herë të parë, ne do të përballojmë kostot operacionale, dhe njëkohësisht, rritjen e orëve të furnizimit me ujë dhe sigurimin e një faturimi korrekt me anën e matësave të rinj. Sfidat tona janë të fokusuara në përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes të të dy bashkive, në mënyrë që të sigurojmë regjim 24 orë me ujë të bollshëm gjatë gjithë vitit, duke përdorur sistemin me vetërrjedhje me ujë burimi. Nga një ujësjellës në prag falimentimi në vite, që nuk paguante dot energjinë elektrike të stacionit të pompimit, sot e në vazhdim, Ujësjellës Kanalizime Tepelenë do të jetë i qëndrueshëm nga ana financiare” thotë Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Tepelenë, Z. Arben Kacorri.[:en]It is known that water utilities operate in two water supply schemes: gravity supply schemes and pumped water supply schemes. Gravity supply schemes have lower operational costs compared to pumped water supply schemes, which require the use of energy.
Tepelena Water Utility covers two municipalities with its services, Tepelena and Memaliaj. Until recently, the utility had operated both schemes for water supply.
Bambull Memaliaj Benc Tepelenë
The water supply project for the Municipality of Memaliaj, which has been under development since 2011, involved a long transmission main of 7.4 km, starting from Reservoir No. 2 in the Municipality of Tepelena to the reservoir of the Municipality of Memaliaj, with an average flow rate of 40 l/s and the difference in height of 18.5 m.
The Municipality of Memaliaj, together with its surrounding areas has a population of nearly 8,000 inhabitants. It was previously supplied from a pumping station in the Village of Bambull, about 5 km away, by two pumps (220 kW and 250 kW), consuming a minimum of 125,000 kWh’s per month, due to the amortization of the transmission main and the distribution networks. During the summer, the water supply lasted for 2 – 3 hours per day, while during winter; it only increased to about 6 hours per day. This system ensured a supply of nearly 30,000 cubic meters of water a day, causing the pumping system to operate 24 hours a day.
In May 2015, the utility began the construction of the gravity supply scheme from Reservoir No. 2 of Tepelena to the reservoir of the Municipality of Memaliaj, and after 5-months the work was completed successfully. The average flow rate is 50 l/s, and the maximum goes up to 80 l/s during winter. The supply source coming from the Village of Bence supplies about 100 l/s of water during winter and 70 l/s during summer, from which the Municipality of Tepelena, during the winter gets 10-20 l/s and during the summer, 30 – 40 l/s, while the rest goes to supply the Municipality of Memaliaj. Although the water demand is estimated to be up to 20 l/s, the new water supply system has a capacity to provide up to 60 l/s. Despite the investment, due to thehigh amortization of the distribution network and because of the work in process to install residential water meters, the utility is not yet able to achieve continuous water supply.
This investment is only one of the interventions that the Tepelena Water Utility is undertaking to increase performance efficiencies and improve service delivery quality for its customers. The new investment saves up to 125,000 kWh of electrical energy per month. For the utility, these energy savings amount up to 50% of the total revenues of the utility. “Based on our provisions, if we keep managing this situation, in year 2016, for the first time, we will be able to cover our operating costs, while at the same time, increase the hours of water supply and ensure proper billing for the customers through the use of newly installed water meters. Our challenges are focused on improving the distribution network of the two municipalities, so that we can ensure 24-hours of pressurized water supply throughout the year, using the gravity-fed scheme with spring water. From a utility close to bankruptcy for many years that was not able to pay its electricity bill to supply the pumping stations, today, Tepelena Water Utility is headed towards financial sustainability” says Tepelena Water Utility Director, Mr. Arben Kacorri.[:]