New Shkoder Utility Director, Mark Molla, Acts Quickly to Improve Service to Customers
March 6, 2016
[:sq]Deri dy muaj më parë ishte e vështire të besohej se në qytetin e Shkodrës furnizimi me ujë do të normalizohej në një kohë të shkurtër. Shkodra nuk ka vuajtur nga mungesa e burimeve ujore, përkundrazi i ka me bollëk, por ka vuajtur nga keqadministrimi i ujit dhe përgjegjësia për këtë binte direkt mbi shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Shkodër.
Mark Molla, Drejtori I UK Shkoder duke ndjekur punimet në furnizuesin kryesor të Qytetit
Drejtori i ri, Mark Molla, i cili ka vetëm gjashtë muaj në këtë post, i tha stafit të tij që në ditën e parë në detyrë, “ne nuk na lejohet që qytetarët të mos i furnizojmë me ujë të pijshëm rregullisht, pasi për këtë na kanë besuar dhe për këtë paguhemi”.
Me këto fjalë, Drejtori Molla organizoi një grup për evidentimin e riparimeve të nevojshme në rrjetin e ujësjellësit, dhe më pas mobilizoi specialistet e shoqërisë për të realizuar riparimet. Në disa raste u punua edhe gjatë natës, shpesh herë edhe nën reshjet e shiut, me qëllim që ky objektiv të plotësohej në kohën më të shkurtër. Më pas u organizua puna për pastrimin e mjedisit të depozitave të ujit të pijshëm në kodrat e Tepes, të cilat kishin mbi 25 vite që nuk ishin pastruar. Kaq e rëndë ishte gjendja atje sa që ndonëse objektet kishin të rëndësi të veçantë, ishte e vështirë të dalloheshin nga shkurret që i kishin mbuluar tërësisht, ndërsa sistemi i ndriçimit mungonte dhe duhej zëvendësuar.
UK Shkodër bashkëpunoi dhe me Bordin e Kullimit nga i cili siguroi mjetet e nevojshme për pastrimin e kolektorit kryesor të qytetit në drejtim të Liqenit të Shkodrës. Ky pastrim ishte i domosdoshëm me qëllim që të evitohen përmbytjet në qytet nga reshjet e dimrit. Ky kolektor është i rëndësishëm për qytetin e Shkodrës, pasi përmes këtij kanali kullues sharkohen rreth 70 % e ujrave të qytetit.
Gjatë punimeve natën për kryerjen e riparimeve të nevojshme në sistemin e furnizimit me ujë.
Gjatë kësaj periudhe, puna vazhdoi për të siguruar furnizimin me ujë ndaj banorëve të komunave që tashmë janë pjesë e Bashkisë së re të Shkodrës si rezultat i Refromave Administrative Territoriale të miratuara nga Parlamenti. Një shembull i aksionit të ndërmarrë nga UK Shkodër ishte riparimi i shpejtë i transformatorit në stacionin e pompimit që furnizonte Fshatin Guri i Zi,i cili kishte një vit që nuk ishte në gjendje pune. Specialistët e shoqërisë së ujësjellësit Shkodër ndërhynë dhe brenda pak ditësh problemi u riparua, duke i gëzuar banorët e Gurit të Zi, të cilët organizuan një ceremoni me këtë rast. Kjo zonë më parë ishte në administrimin e Shoqërisë Ujësjellës Shkodër Fshat, së cilës i mungonin burimet për t’u përgjigjur me efektivitet ndaj shumë difekteve në sistemin e saj të furnizimit me ujë. Në të njëjtën mënyrë, duke zgjeruar zonën e saj të shërbimit, UK Shkodër kreu riparime të ngjashme në komunat e reja të shtuara të Rrethinës, Postrribës, Dukagjinitë e tjerë.
Nga ana institucionale, Bashkia Shkodër ka filluar procedurat për integrimin e Shoqërisë Ujësjellës Shkodër Fshat me UK Shkodër, duke pasur kështu një shoqëri të vetme ujësjellës – kanalizimesh për Bashkinë Shkodër, nga Velipoja e deri ne Alpet e Thethit, Dukagjin. “Besojmë se po bëjmë diçka të mirë, do të dalë një ndërmarrje e fuqishme, ndonëse territori është shumë i hapur dhe i thyer. Brenda këtij viti,sipas vendimit të Qeverisë për ketë çështje, përfundon shkrirja e dy ndërmarrjeve në një të vetme”, shprehet Drejtori Molla.
Një interes i veçantë shkon për plazhin e Velipojës, pasi një furnizim i sigurtë me ujë të pijshëm, si dhe mbledhja dhe trajtimi i ujërave të zeza janë gjithnjë të rëndësishmë për pushuesit. Shoqëria siguron se brenda muajit qershor 2016, do të përfundojë projekti për kanalizimet e ujërave të zeza, që do të thotë që pushuesit në plazhin e Velipojës këtë verë do të gjejnë një mjedis shumë më të pastër dhe të kulturuar. Po kështu, edhe furnizimi me ujin e pijshëm nuk do t’u mungojë për asnjë moment.
Objektivi i rradhës i UK Shkodër është fokusi në qëndrueshmërinë tregtare dhe financiare të shoqërisë. Lidhur me këtë debitë e mbartura është një çështje e rëndësishme pasi vlera e trashëguar llogaritet qindra milionë lekë. Aksioni do të fillojë me institucionet që kanë detyrime të papaguar, me bizneset e ndërmarrjet e ndryshme, dhe gradualisht me konsumatorët familjarë. UK Shkodër ka gjetur mbështetjen e fortë të Kryetares së Bashkisë, znj. Voltana Ademi, të Prefektit Paulin Radovani dhe të Drejtorit të Policisë së Qarkut, z. Lorenc Panganika.
“Besoj se do t’ia dalim me sukses këtij aksioni, nuk do të ketë kërcënime me ndërprerje të ujit për familjarët, pasi është e papranueshme që në Vitin 2016 të mos furnizojmë me ujë. Me këmbëngulje do të arrijmë që pagesat të bëhen pa pasur nevoje që njerëzit ti friksojmë me ndërprerje të ujit, por duke i siguruar konsumatorëve tanë shërbim të besueshëm të furnizimit me ujë”, tha Drejtori Molla.[:en]Two months ago, the feeling in Shkodra was that the water supply service was as good as it was going to get, and it was not that good. The fact is that Shkodra does not suffer from a lack of water resources, but they had to change how it managed their water supply, and making that change was the direct responsibility of the Water Supply and Sewerage Company of Shkoder.
Mark Molla, Director of UK Shkoder, following the work in progress on a water main
The new Director, Mark Molla, who has only been in his position for six months, said to his staff from his first days, “we are not allowed to deprive the citizens from being supplied regularly with drinking water, because they have trusted us with this duty, and this is why we are being paid”.
With these words, Director Molla organized a group to define the necessary repairs needed in the water supply network; and assigned the specialists of the utility to undertake the repairs. In order to meet the target in the shortest time period, the work often continued during the night, sometimes even during heavy rain. After the network repairs were addressed, the work continued on cleaning the drinking water reservoir at the Tepe Hill, where in 25 years no cleaning work was ever done. The situation at the reservoir was so serious that it was difficult to distinguish the reservoir from the field of brush around it, while the outdoor lighting system was completely missing and had to be replaced.
UK Shkoder also cooperated with the Drainage Board of the City from where they received the necessary equipment to clean the main sewage collector of the City that carries the collected sewage flow to Lake Shkodra. This cleaning was essential in order to avoid flooding in the City during the winter rains. This collector is very important to the City of Shkoder, because through this channel 70% of the City’s wastewater is being discharged.
Working through the night to make the necessary repairs to the water supply system.
During this same period, the work continued to ensure the supply of drinking water to the residents of communes that have now become a part of the newly defined Municipality of Shkodra as a result of the Territorial Administrative Reforms passed by the Parliament. On example of the action taken by UK Shkoder was the rapid repair of a broken transformer at the pumping station that supplied the Village of Guri i Zi, and which had been out of service for more than a year. Specialists from UK Shkodra intervened and within a few days the issue was resolved, to the delight of the residents of Guri i Zi, who organized a ceremony for this occasion. This area was previously served by the Shkoder Village (Rural) Water Supply Company, which lacked the resources to effectively respond to the many defective situations in its many water supply systems. In similar manner, and in moving to serve its expanded service area, UK Shkoder made similar repairs of water supply system in the newly added communes of Rrethina, Postrribë, Dukagjin and others.
On the institutional side, the Municipality of Shkoder has started the procedures for merging the Shkoder Village Water Supply Company into UK Shkodra, thus having a single, joint water supply and wastewater utility for Shkodra that extends from Velipoja at the seaside, to the Alps at Theth. “We believe we are doing a good job that will create an even stronger utility, even though the service area is very wide and rugged. According the government decision on this issue, the merger of the two companies into a single one will be concluded within this year” said Director Molla.
Of a particular interest is the Velipoja beach area, since a safe water supply, and wastewater collection and treatment are always of great importance to tourists. UK Shkoder is confident that by June 2016, the wastewater project in Velipoja will be completed, which means that this summer tourists in Velipoja will find a much cleaner environment. Similarly, they will also be able to appreciate improvements in the supply of drinking water as well.
The next objective for UK Shkoder is focused on the commercial and financial sustainability of the utility. In this regard, past due debt collection is an important issue, since it currently amounts to hundreds of millions Albanian Lek. The initiative to be taken in this area will start with collecting the debts of public institutions, various business enterprises and gradually the debts of households. UK Shkoder is pleased to have the strong support of the Mayor, Ms. Voltana Ademi; the Prefect, Mr. Paulin Radovani; and the District Police Director, Mr. Lorenc Panganika.
“I believe that we will make these actions successful, and there will not be any threats of water shortages for the customers, as it is unacceptable to us to not be able to provide water to people in the Year 2016. With persistence, we will achieve to collect the debt, not by frightening people with water shortages, but by providing our customers with a reliable, trusted water supply service,” said Director Molla.