Semira Kasimati Reports from IWA Strategic Council Workshop on Capacity Development and Competencies Framework
March 6, 2016
[:sq]Semira Kasimati Vathi, Director-Business Services Water/Wastewater Utility Business Planning and Customer Services, Valu Add Management Services
Semira Kasimati, përfaqëson anëtarin privat të Shoqatës, Valu Add Management Services, dhe është emëruar kohët e fundit si anëtare e Këshillit Strategjik të Shoqatës Ndërkombëtare të Ujit (IWA), ku përfaqëson firmat e vogla të konsulencës në vendet në zhvillim. Këshilli Strategjik u takua më datë 9 shkurt, në Hagë, për të diskutuar tematikat dhe t’i rekomandojë Bordit të IWA-së mbi drejtimet që IWA duhet të marrë për çështjet e rëndësishme në sektorin e ujit.
Një nga katër fushat prioritare strategjike të Planit Strategjik 2014-2016 të IWA-së ka për qëllim të shndërrojë IWA në një organizatë e cila lehtëson mësimin e anëtarëve të saj. Ajo ka për qëllim të vlerësojë mundësitë për të rritur përvojën e të mësuarit të anëtarëve, si individualë ashtu dhe të korporatave, duke u bazuar në pikat e forta aktuale të IWA-së. Në nivel individual, shërbimet e të mësuarit kanë qëllime të qarta për zhvillimin e karrierës duke mbështetur përditësimin profesional dhe zhvillimin personal. Në nivel korporate dhe gjeografike, shërbimet e të mësuarit duhet të synojnë mbushjen e boshllëqeve urgjente të kompetencave.
Gjatë Takimit të fundit të Këshillit Strategjik, IWA prezantoi një Strukturë të Ngritjes të Kapaciteteve dhe Kompetencave që është duke u zhvilluar, me qëllimin kryesor të ndihmojë anëtarët e saj për të përmirësuar performancën në sektorin e ujit.
IWA ka deklaruar në mënyrë të qartë se qëllimi i saj për aktivitetet mësimore përfshin pikat e më poshtme
Mbajtja e vazhdueshme e një spektri të tërë të profesionistëve, akademikëve dhe praktikuesve, duke siguruar aftësinë e tyre për të vepruar dhe për të vendosur zgjidhje të efektshme për sfidat e ujit.
Shtimi i të mësuarit organizativ dhe përmirësimi i praktikave organizative, me qëllim arritjen e një performance organizative superiore.
Forcimi i njohurive dhe praktikave të shoqërisë rreth asaj çka i bën politikat, strategjitë, strukturat ligjore dhe rregullatore më efektive për të zgjidhur problematikat sfiduese të ujit.
Në këtë kontekst, Zhvillimi i Kapaciteteve (ZHK) është një proces ku kapacitetet në mënyrë progresive mundësojnë një individ të:
Identifikojë dhe të kuptojë çështjet e ujit, të kryejë funksionet kryesore të ujit, të zgjidhë problemet e ujit, të përcaktojë dhe të arrijë objektivat që kanë lidje me ujin.
Kuptojë dhe të përballet me nevojat e zhvillimeve të lidhura me ujin në një kontekst të gjerë dhe në mënyrë të qëndrueshme, në të njëjtën kohë të mësojë nga përvoja dhe të akumulojë njohuri për të ardhmen.
Shoqata Ndërkombëtare e Ujit (IWA) është duke përgatitur aktualisht një Strukturë të Kompetencave për arritjen e performancës superiore në sektorin e ujit. Një draft paraprak i grupon kompetencat në tri kategori kryesore:
Mendjemprehtësi në Biznes: janë kompetencat e nevojshme për të siguruar mprehtësi dhe shpejtësi për të kuptuar dhe reaguar në një sitautë biznesi në një mënyrë të tillë që të çon drejt një rezultati të mirë.
Aftësitë Njerëzore: janë kompetencat që mundësojnë të përballesh, të ndikosh dhe të komunikosh me njerëz të tjerë.
Aftësitë Teknike: janë kompetencat që mundësojnë të kuptosh çështjet, të njohësh alternativa dhe të japësh zgjidhje. Në rastin e shoqërive të shërbimeve të ujit, aftësitë teknike aplikohen për sigurimin e ujit të pijshëm dhe trajtimin e ujërave të ndotur.
Zhvillimi i kompetencave është objektivi kryesor i ndërhyrjeve të ZHK për IWA. Në këtë aspekt, Edukimi dhe Trajnimi Bazuar në Kompetenca (ETBK) është një qasje që thekson mjeshtërinë e përvetësuar dhe zbatimin e njohurive dhe të aftësive në botën reale. Aktualisht, janë duke u bërë përpjekje të rëndësishme për mbledhjen e praktikave më të mira, zhvillimin e trajnimeve dhe dhënien e njohurive të prodhuara.
IWA i nënkupton ndërhyrjet e Zhvillimit të Kapaciteteve si procese të të mësuarit në nivel individual, organizativ dhe shoqëror. Në thelbin e saj, aktivitetet e ZHK-së do të synojnë për të rritur aftësinë në kryerjen e detyrave në botën reale.
Duke patur këtë parasysh, IWA përpiqet të zhvillojë kompetencat e profesionistëve të ujit:
Për të rritur aftësinë në kryerjen e detyrave kryesore të biznesit në shoqëritë UK.
Për të vendosur politika efektive, strategji, rregullore dhe ligje për ujin në nivel institucional
Puna që ka ndërmarrë SHUKALB nën grantin aktuale të saj nga USAID me titull ““Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve në Sektorin e Ujit në Shqipëri” është në harmoni perfekte me strategjinë e IWA-së lidhur me Zhvillimin e Kapaciteteve, dhe do të shkojë një hap më tej për faktin se Shoqata është duke punuar direkt me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës për krijimin e një Programi Certifikimi Bazuar në Testim, i cili do ta bëjë certifikimin të detyrueshëm për ata që kërkojnë të punojnë në sektorin e ujit në Shqipëri, dhe në të gjitha nivelet drejtuese.
Kurset e trajnimit të SHUKALB bazuar në aftësi do të fillojnë të jepen këtë muaj, mars 2016, dhe do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit. Kurset për të ndihmuar pjesëmarrësit për t’u përgatitur për testet e certifikimit priten të fillojnë në fillim të vitit 2017.
[:en]Semira Kasimati Vathi, Director-Business Services Water/Wastewater Utility Business Planning and Customer Services, Valu Add Management Services
Semira Kasimati, represents the Association’s private member, Valu Add Management Services, and was recently named as a member of the Strategic Council of the International Water Association (IWA), representing small consulting firms in developing countries. The Strategic Council met on 9 February, in the Hague, to discuss topic areas and make recommendations to the Board of IWA on directions that IWA should take on important issues in the water sector.
One of the four strategic priority areas of IWA Strategic Plan 2014-2016 aims to transform IWA into a learning organization that facilitates the learning of its members. It aims to assess the opportunities to increase the potential learning experience of members, both individual and corporate, based on IWA’s current strengths. At the individual level, learning services have clear career development aims supporting professional updating and personal development. At the corporate and geographical level, learning services should aim to fill urgent competency gaps.
During its recent Strategic Council Meeting, IWA presented a Capacity Building and Competencies Framework that is under development, with the main purpose to help its members improve performance in the water sector.
IWA has clearly stated that it’s aim for learning activities covers the following:
Keep current a whole spectrum of professionals, academics and practitioners, ensuring their competency to act and deploy effective solutions to pressing water challenges.
Enhance organizational learning and improve organizational practices and with the aim of superior organizational performance.
Strengthen society’s knowledge and practices about what makes policies, strategies, legal and regulatory frameworks more effective to solve challenging water problems.
In this context, Capacity Development (CD) is a process where capacities progressively enable an individual to:
Identify and understand water issues, perform core water functions, solve water problems, define and achieve water related objectives.
Understand and deal with water-related development needs in a broad context and in a sustainable manner, while learning from experience and accumulating knowledge for the future.
IWA is currently preparing a Competencies Framework for superior performance in the water sector. A preliminary draft clusters competencies in three main categories:
Business Acumen: are the competencies required to ensure keenness and quickness in understanding and dealing with a business situation in a manner that is likely to lead to a good outcome.
People Skills: are the competencies that enable to deal with, influence, and communicate with other people.
Technical Skills: are the competencies that enable to understand issues, recognize alternatives and device solutions. In the case of water service providers, technical abilities are applied to the provision of drinking water and treatment of wastewater.
Developing competencies is the core objective of CD interventions for IWA. In that regard, Competence-Based Education and Training (CBET) is an approach that emphasizes demonstrated mastery and the application of knowledge and skills in the real world. Currently, important efforts are being made to gather best practices, develop and deploy training, and disseminate knowledge produced.
IWA understands Capacity Development interventions as learning processes at the individual, organizational, and society levels. At its core, CD activities will aim to enhance the ability to perform tasks in the real world.
With this in mind, IWA strives to develop competencies of water professionals:
To enhance the ability to perform core business tasks in utilities.
To deploy effective water policies, strategies, regulation and laws at institutional level.”
The work being undertaken by SHUKALB under its current grant from USAID titled “Sustainable Water Sector Capacity Development in Albania” is perfectly in alignment with the strategy of IWA regarding Capacity Development, and will go one step further in that the Association is working directly with the Ministry of Transport and Infrastructure to establish a Test-based Certification Program that will make certification mandatory for those seeking to work in the water sector in Albania, and at all supervisory levels.
SHUKALB’s skills-based training courses will begin to be delivered this month, March 2016, and continue throughout the year. The courses to help participants to prepare for certification tests are expected to start in early 2017.