LANDSLIDES THREATEN WATER SUPPLY IN TEPELENA AND MEMALIAJ
March 6, 2016
[:sq]Tubacioni kryesor Benc-Tepelenë i furnizimit me ujë
Reshjet e rënda e të vazhdueshme gjatë muajit shkurt e kanë rënduar së tepërmi rrjetin e furnizimit me ujë nga burimi i fshati Benç për në qytetet e Tepelenës dhe Memaliaj. Shkarjet e dheut kanë bërë që tubacioni kryesor i furnizimit me ujë të zhvishet duke e detyruar shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Tepelenë ta nxjerrë jashtë shërbimit duke i përmbushur nevojat e konsumatorëve nga burimet e tjera që disponon. Por situata është emergjente për shkak të afrimit të stinës së verës, gjatë së cilës shoqëria nuk do të mundë të përmbushë nevojat në rritje për ujë.
Për këtë situatë drejtori i Ujësjellës Kanalizime Tepelenë, Z. Arben Kacorri, i ka kërkuar Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës të ndërhyjë në mënyre emergjente. Ministria e Transporteve ka reaguar përmes një njoftimi për shtyp ku deklaron se:”janë marrë të gjitha masat e nevojshme për ujin e pijshëm. Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve (DPUK) e ka ndjekur nga afër situatën e Ujësjellësit në qytetin e Tepelenës e Memaliajt, ku janë vërejtur disa problematika dhe gjendja është në kontroll. Ministria dhe DPUK pas kontrolleve të shpeshta në këtë rajon, kanë parashikuar edhe në buxhetin e këtij viti ndërhyrje për të rregulluar rrjetin.[:en]Water supply pipeline Benc – Tepelena
The continuous heavy rainfalls during February aggravated the water supply transmission main from the main reservoir in the Village of Bence to the Cities of Tepelena and Memaliaj. Landslides in the area caused the main water supply pipeline to completely strip and the Tepelena Water Supply Company had to take it out service and meet the needs of the citizens from other available sources. The situation has become urgent to address when considering the approaching summer season, which is a period when the company expects to face a situation of lack of resources and might not be able to meet the increased demand for water.
In light of this situation, the Director of the Tepelena Water Supply Company, Mr. Arben Kacorri, has requested the intervention of the Ministry of Transport and Infrastructure. In an official press release, the Ministry stated “We have taken all the necessary measures to ensure the drinking water supply. The General Directorate of Water Supply and Sewerage (GDWSS) has closely followed the situation and they report that the situation is under control. Ministry and GDWSS, after frequent checks regarding the situation, have foreseen interventions in order to repair the pipeline in this year’s budget.[:]