SHUKALB Press Release – World Water Day 2016– Water and Jobs
April 6, 2016
[:sq]TIRANË, 22 MARS 2016 Sot, njerëzit në të gjithë botën festojnë rëndësinë e ujit në jetën e tyre të përditshme, si një nevojë themelore humane. Përtej kësaj, uji është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit publik dhe mjedisit, dhe uji i sigurtë është thelbësor për të garantuar zhvillimin ekonomik.
Tema e këtij viti e Ditës Botërore të Ujit “Puna dhe Uji” sjell në vëmendje forcën punëtore dhe karrierën në sektorin e ujit. Investimi në infrastrukturën ujore dhe gjendjen e teknologjisë së artit nuk janë të mjaftueshëm për të garantuar furnizim me ujë dhe shërbime të kanalizimeve të duhura dhe të besueshme. Sistemet dhe objektet tona të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve drejtohen nga burra dhe gra që punojnë çdo ditë për të mbajtur një nivel të kënaqshëm të shërbimit dhe njëkohësisht luftojnë për kapërcimin e sfidave që kanë lidhje me çështje menaxheriale dhe teknike të sektorit. Këta operatorë të shoqërive ujësjellës kanalizime janë në frontin kryesor për mbrojtjen e shëndetit publik dhe mjedisin. Në të njëjtën kohë, ata duhet të ruajnë dhe mirëmbajnë asetet e vlefshme dhe të shtrenjta të infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.
Në këtë Ditë Botërore të Ujit, SHUKALB dëshiron të vlerësojë fuqinë punëtore të sektorit të ujit si një aset të vlefshëm dhe të theksojë rëndësinë dhe nevojën për ngritjen e kapaciteteve të kësaj fuqie punëtore. Sfidat e sotme në sektorin e ujit, zhvillimi i shpejtë i teknologjisë, dhe nevoja për garantimin e një menaxhimi të qëndrueshëm të burimeve të ujit për brezat që do të vijnë, bëjnë thirrje për profesionistë shumë të kualifikuar dhe të trajnuar mirë. Shpesh herë, dhe jo vetëm në Shqipëri, zhvillimi i fuqisë punëtore dhe trajnimi i tyre anashkalohet, ndërkohë që theksi më shumë vihet në investimet në infrastrukturë dhe në ndërtimin e objekteve të trajtimit të lartë teknik. Në vazhdim, sektori i ujit në të gjithë botën vuan nga një fuqi punëtore të plakur dhe mungesë të programeve gjithëpërfshirëse të zhvillimit të kapaciteteve për inkurajimin e brezave të rinj të futen dhe të bëjnë karrierë në shoqëritë ujësjellës kanalizime.
Si një organizatë profesionale që përfaqëson sektorin e ujit në Shqipëri, misioni i SHUKALB është të zhvillojë dhe të drejtojë programe që rrisin kapacitetet e njerëzve të cilët punojnë në shërbimet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. SHUKALB aktualisht është duke implementuar një përpjekje me bazë të gjerë për të zhvilluar një program kombëtar trajnimi dhe certifikimi bazuar në testim për operatorët e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Shqipëri, në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës dhe me pjesëmarrje të aktorëve të tjerë të rëndësishëm. Qëllimi i programit është që të rrisë kompetencat e fuqisë punëtore, dhe njëkohësisht të krijojë një nivel përputhshmërie midis aftësive dhe kompetencave të nevojshme për njerëzit që punojnë në sektorin e ujit.
SHUKALB e kupton se këto përpjekje të vetme nuk do të jenë të mjaftueshme për të garantuar performancë më të mirë të shoqërive ujësjellës kanalizime dhe shërbime më të mira për popullin Shqiptar në dekadat e ardhshme. Në dritën e këtij fakti, SHUKALB ka punuar, që nga themelimi i saj, për të investuar në brezat e ardhshëm të profesionistëve të ujit. Përmes programeve të saj të veçanta informimuese dhe edukuese, të tilla si Programi i Praktikës së Studentëve dhe Profesionistët e Rinj të Ujit, SHUKALB vazhdimisht inkurajon studentë të rinj dhe të diplomuar që të “qepen pas” sektorit të ujit, dhe të ndjekin një karrierë e cila në të ardhmen mund të jetë një nga profesionet më të shpërblyera si nga ana financiare ashtu edhe morale.
Përfundimi është se një nga provat reale të një shoqërie vërtet të qytetëruar është mundësimi i shërbimeve të sigurta dhe të besueshme ndaj qytetarëve të saj, pa ndërprerje, 24-orë, çdo ditë, dhe heqja, trajtimi dhe rregullimi apo ripërdorimi i ujërave të zeza në një mënyrë të tillë që është në harmoni me mjedisin. Çdo gjë shoqëri që arrin më pak se standardi më lart, është një shoqëri që i privon qytetarët e saj nga mundësia e sigurimit të shëndetit publik dhe zhvillimit ekonomik.
Dita Botërore e Ujit është një kremtim ndërkombëtar dhe një mundësi për të mësuar më shumë rreth çështjeve të lidhura me ujin, të frymëzohesh për t’u treguar të tjerëve dhe të marrësh masa për të bërë një ndryshim. Dita Botërore e Ujit daton në Konferencën e Kombeve të Bashkuara të vitit 1992 mbi Mjedisin dhe Zhvillimin ku u rekomandua një kremtim ndërkombëtar për ujin. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara u përgjigj duke përcaktuar datën 22 mars 1993 si Ditën e parë Botërore të Ujit. Ajo është mbajtur çdo vit që prej atëherë. Çdo vit, UN-Water – subjekti që koordinon punën e OKB-së për ujë dhe kanalizime – përcakton një temë për Ditën Botërore të Ujit që korrespondon me një sfidë aktuale apo të ardhshme. Fushata angazhuese koordinohet nga një ose disa prej Anëtarëve të UN-Water me një mandat të lidhur.
Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë (SHUKALB), e themeluar në vitin 2000, është një Shoqatë profesionale, jofitimprurëse e profesionistëve në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, e cila synon te përmirësojë menaxhimin e Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve në Shqipëri, për ta bërë atë më efiçent, të qëndrueshëm dhe efektiv në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Shoqata është e regjistruar sipas ligjit në Gjykatën e Tiranës.
Kontakt
Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë
Rr. Pjeter Bogdani, Nr. 39/1, Ap. 3/1
1019 – Tiranë, Shqipëri
Tel/ Fax: (+355/4) 2245 101
Mob: (+355) 69 60 12 782
E-mail: info@shukalb.al
Web: www.shukalb.al
[:en]TIRANA, 22 MARCH 2016 Today, people all over the world celebrate the importance of water in their daily lives as a basic human need. Beyond that, water is important for safeguarding of public health and environment, and reliable water is crucial to guarantee economic development.
This year’s theme for World Water Day of “Water and Jobs” brings attention to the workforce and careers in the water sector.Investing in water infrastructure and state of the art technology is not enough to guarantee adequate and reliable water supply and wastewater services. Our water supply and wastewater systems and facilities are operated by men and women who work daily to maintain a satisfactory level of service, while struggling to overcome the challenges related to both management and technical issues of the sector.These operators of water supply and wastewater utilities are at the forefront of protecting public health, as well as the environment. In the same time, they have to guard and maintain the valuable and expensive assets of the water supply and wastewater infrastructure.
On this World Water Day, SHUKALB would like to recognize the water sector workforce as a valuable asset in the development of Albania, and highlight the importance and need for raising the capacities of this workforce. The challenges of the water sector today, with the need to incorporate the rapid development of technology; to greatly increase the public capital investment in aging infrastructure; and the need for guaranteeing sustainable water resource management for the generations to come, calls for highly-skilled and well-trained professionals. Often times, and not only in Albania, development of the workforce and their training is overlooked, while much emphasis is put on infrastructure investments, and building of highly technical treatment facilities. This problem is only further aggravated by the fact that the sector is suffering from an aging, experiencedworkforce, and a lack of comprehensive capacity development programs to encourage the younger generations to enter and pursue a career in water supply and wastewater utilities.
As a professional organization representing the water sector in Albania, SHUKALB’s mission is to develop and conduct programs that build the capacities of the people who work to deliver water supply and wastewater services. SHUKALB is currently implementing a broad-based effort to develop a national training and test-based certification program for the water supply and wastewater operators in Albania, working in direct partnership with the Ministry of Transport and Infrastructure, and with the participation of other important stakeholders. The purpose of program is to enhance the competencies of the workforce, while at the same time to establish a level of compliance in terms of required skills and competencies for people who work in the water sector.
SHUKALB understands that these efforts alone will not be enough to guarantee better performance of water utilities, and better services for the people of Albania in the coming decades. In light of that fact, SHUKALB has been working, since its establishment, to invest in the future generations of water professionals. Through its unique outreach and education programs, such as the University Internship Program and the Young Water Professionals, SHUKALB is continuously encouraging young students and graduates to “stick” to the water sector, and pursue a career that can be both financially and morally one of the most rewarding types of professions for the future.
The bottom line is that one of the real tests of a truly civilized society is one that can deliver safe and reliable water supply and wastewater services to its citizens, uninterrupted, 24-hours per day, and to remove, treat and dispose or reuse its wastewater in an environmentally compliant manner. Anything that achieves less than that stated standard is a society that is depriving its citizens of the assurances of public health and economic development opportunity.
World Water Day is an international observance and an opportunity to learn more about water related issues, be inspired to tell others and take action to make a difference. World Water Day dates back to the 1992 United Nations Conference on Environment and Development where an international observance for water was recommended. The United Nations General Assembly responded by designating 22 March 1993 as the first World Water Day. It has been held annually since then. Each year, UN-Water — the entity that coordinates the UN’s work on water and sanitation — sets a theme for World Water Day corresponding to a current or future challenge. The engagement campaign is coordinated by one or several of the UN-Water Members with a related mandate.
The Water Supply and Sewerage Association of Albania (SHUKALB), which was established in 2000, is a professional, not-for-profit Association of water supply and sewerage professionals, who wish to improve the management of the Water Supply and Sewerage Sector in Albania, making it efficient, sustainable and effective in accordance with the current laws and regulations in Albania. The Association is legally registered in the Court of Tirana.
Contact
Water Supply and Sewerage Association of Albania
PjeterBogdani Street, Nr. 39/1, Ap. 3/1
1019 – Tirana, Albania
Tel/ Fax: (+355/4) 2245 101
Mob: (+355) 69 60 12 782
E-mail: info@shukalb.al
Web: www.shukalb.al