[:sq]
Ditën e premte, 29 prill, Kryeministri Edi Rama u takua me përfaqësues të pushtetit vendor për të diskutuar mbi fazën e dytë të reformës në sektorin e ujit. Kryeministri u ndal gjerësisht në reformën në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. Më poshtë është fjala e plotë e Kryeministrit Rama, marrë nga faqja zyrtare e kryeministrisë.
“Ky është një takim që ka një rëndësi të veçantë për faktin se sot, qeveria shqiptare, në bashkëpunim me të gjithë drejtuesit vendorë çel fazën e dytë të Reformës Kombëtare të Ujit. Është një nga reformat e mëdha që ka kërkuar një fazë relativisht të gjatë përgatitore nën drejtimin e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar dhe Sekretariatit Kombëtar të Ujit, për të hyrë në këtë fazë të dytë, ku është e domosdoshme që sëbashku të fillojmë të jetësojmë këtë reformë, që njësoj si disa reforma të mëdha të qeverisë sonë është e vonuar prej 20 e kusur vitesh.
Në më shumë se 2 vjet qeverisje besoj që ia kemi dalë të shënojmë pikën e një kthese transformuese dhe një progres të prekshëm në lidhje me rritjen e përmirësimin e shërbimit të ujitjes dhe të kullimit për fermerët, në lidhje me ndryshimin strukturor të menaxhimit të shërbimit, për të rritur efektshmërinë dhe padyshim, edhe me rritjen e financimit që ka sjellë si rezultat zgjerimin e sipërfaqes së ujitur dhe impaktin më të madh tek fermerët të këtij transformimi.
Rritja e investimeve direkt nga qeveria për sistemin e ujitjes dhe kullimit në vitin 2016 shënon një hop të rëndësishëm sasior, që jemi të bindur që do të sjellë një hop të rëndësishëm cilësor. Faktikisht, investimet sot janë 8 herë më shumë sesa mesatarja e 20 viteve të fundit. Ka edhe këtu një trashëgimi shumë të rëndë, pasi në 20 vjet infrastruktura e ujitjes dhe kullimit ka degraduar çdo vit dhe ndërhyrjet e njëpasnjëshme, të reflektuara në letra dhe raporte financiare, burimesh të ndryshme, nuk kanë pasur si rezultat rritjen e sipërfaqes së ujitur.
Në 2 vjet të qeverisjes sonë, sipërfaqja e ujitjes shtohet me 42 mijë hektarë. Shqipëria ka pasur rreth 117 mijë hektarë tokë të ujitshme, ndërkohë që në përfundim të vitit 2016 do të kemi prekur 160 mijë hektarët dhe objektivi është që viti 2017 të mbyllet me 200.000 hektarë, që faktikisht është pak a shumë dyfishimi i sipërfaqes së ujitur brenda një mandati qeverisës.
Nga ana tjetër, rritja e investimeve dhe sidomos rritja e sipërfaqes së ujitshme impakton drejtpërdrejtë prodhimin dhe të ardhurat e rreth 160 mijë fermerëve dhe familjeve fermere, brenda këtij viti.
Ky vit është viti i ndryshimit strukturor në menaxhimin e shërbimit të ujitjes dhe kullimit, duke shkuar me të njëjtin ritëm me reformën e territorit dhe me decentralizimin e mëtejshëm, për t’i kaluar bashkive më shumë përgjegjësi, shoqëruar edhe me më shumë financime. Për të afruar shërbimin e ujitjes dhe kullimit me nevojat e fermerëve në territor dhe orientimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit drejt qendrave të prodhimit bujqësor; Për të rritur numrin e operatorëve të shërbimit të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, tashmë jo më në 13 borde rajonale, por vetëm në 4 të tilla dhe në 61 njësi bashkiake.
Një hap i rëndësishëm që në një anë thellon centralizimin, nga ana tjetër krijon mundësinë që duke filluar nga ky vit, siç ka nisur, bashkitë të jenë përgjegjëse për operimin dhe mirëmbajtjen e skemave të plota të ujitjes nga burimi ujor në kanalet dhe veprat e artit dhe padyshim, edhe në kullim njësoj si në ujitje.
Mbështetja e qeverisë për bashkitë ka qenë më e madhja e këtyre 25 viteve, përsa i përket paketës financiare të vënë në dispozicion të ujitjes dhe të kullimit. Shumë shpejt do të vihen në dispozicionin tuaj, edhe flota e re e mjeteve prej 61 ekskavatorësh të rinj dhe të standardeve më të larta teknike. Kjo i hap rrugë një transformimi rrënjësor të logjistikës, pas trashëgimisë absolutisht të papranueshme të një flote mjetesh tërësisht të amortizuar, të cilës në 15 vjet i është shtuar vetëm një ekskavator i ri.
Financimi nga buxheti për të zgjeruar flotën, që është e gjitha flotë bashkiake, nuk do të mbarojë me kaq. Në vitin e ardhëm, kjo flotë do të fuqizohet edhe më tej.
Ndërsa për punët e ditës, ne e kemi vënë në dispozicionin tuaj një financim të veçantë, për të mbështetur marrjen me qera të përkohshme të mjeteve. Në besojmë që vetëm në vitin 2016, financimi i shërbimit dhe projektet e investimit për rehabilitimin e kanaleve që do të rrisin sipërfaqen e ujitur me 35 mijë hektarë të rinj është në drejtimin absolutisht të duhur, për të impaktuar drejtpërdrejtë prodhimin dhe punësimin në gjithë hapësirën rurale të bashkive.
Nga ana tjetër, sigurisht që bashkëpunimi mes nesh nënkupton edhe detyrime të ndërsjella. Ne jemi të vetëdijshëm për detyrimet tona, jemi të vetëdijshëm për nevojat tuaja që janë gjithmonë më të mëdha se sa mundësitë tona, por edhe ju duhet të jeni të vetëdijshëm për detyrimet tuaja.
Ne kemi një objektiv që duam që të jetë i përbashkët dhe do të punojmë bashkë me ju në ekip, pa dallim partiak dhe pa dallim gjeografie, për të siguruar uniformitetin e këtij transformimi, me qëllim që ta çojmë sipërfaqen e ujitshme në 200.000 hektarë, të cilat të përfaqësojnë të gjitha zonat me intensitet të prodhimit bujqësor. Ajo që kërkohet prej jush është të fokusoheni në zonat më intensive të prodhimit bujqësor dhe të hartoni dhe të zbatoni projektet e mirëmbajtjes dhe të rehabilitimit, me mbështetjen e qeverisë, që ne të arrijmë objektivin e përbashkët.
Ashtu sikundër, njësitë bashkiake të shërbimit të infrastrukturës së ujit dhe kullimit, pa asnjë vonesë duhet të organizohen dhe të vihen në efektshmëri të plotë, në varësi me specifikat e tyre, natyrisht. Nga tjetër, performanca e bashkive mbi treguesit e ujitjes dhe kullimit do të jetë pikënisja e mbështetjes financiare për vitin tjetër. Nuk do të japim vitin e ardhshëm, të jemi shumë të qartë në këtë pikë, mbështetje uniforme të asnjë natyre. Çfarë rezultatesh do të bëni sot, do të jetë baza për të marrë financimin nesër. Jeni zgjedhur drejtpërdrejtë nga populli në të gjitha bashkitë tuaja, keni bërë premtimet tuaja. Përsa i takon qeverisë, qeveria do t’ju sigurojë të gjithë mbështetjen për realizimin e objektivave të përbashkëta, por askush nuk duhet ta marrë mbështetjen financiare të qeverisë si të padiskutueshme.
Në këtë sektor, mbështetja financiare do të kushtëzohet nga rezultatet. Ne jemi të vetëdijshëm që ajo që ka ndodhur me ujitjen dhe me kullimin, por edhe me sektorin e ujit në përgjithësi, – u fokusova në fillim tek ky projekt i madh i ujitjes dhe kullimit, por do flas dhe për ujin e pijshëm, – është se paratë e hedhur në 20 e kusur vite do të kishin mjaftuar jo për të ristrukturuar infrastrukturën e trashëguar të ujitjes dhe kullimit, por për ta bërë atë nga e para, sikur Shqipëria mos të kishte asnjë kanal.
Fakti që ato para nuk kanë realizuar as objektivin e rikonstruktimit të plotë lidhet drejtpërdrejtë me një korrupsion të patregueshëm në këtë sektor dhe padyshim, me faktin që nuk ka pasur asnjë sistem të besueshëm kontrolli. Për këtë arsye, ne besojmë se dhënia e qartë e kompetencës tek bashkitë, duke i dhënë fund gjithë mbivendosjeve dhe nënvendosjeve me shoqata uji dhe histori tjera pafund, është hapi i parë.
Nga ana tjetër, qoftë në sektorin e ujitjes dhe kullimit, qoftë në sektorin e ujit të pijshëm, këto janë ndërmarrje dhe duhet të funksionojnë si ndërmarrje, me të njëjtat kritere dhe të njëjtën efektshmëri. Këto nuk janë lopë për t’u mjelë nga korrupsioni. Janë ndërmarrje që kërkojnë burime njerëzore të kualifikuara, që kërkojnë plane strategjike të qarta, që kërkojnë një funksionim financiar të rregullt dhe që do të vlerësohen në bazë të rezultateve.
Të gjithë duhet të jeni të bindur që mbështetja jonë do të jetë e pakufizuar dhe e pakushtëzuar, e përsëris, as nga ngjyrat politike, as nga gjeografia.
Vitin e ardhshëm, ju do të mbështesni kërkesën tuaj për më shumë mbështetje, me rezultate. Kush nuk do të bëjë rezultat, nuk do të marrë asnjë qindarkë nga qeveria për këtë projekt dhe do të përgjigjet atje, përpara popullit që e ka zgjedhur, pse nuk ka bërë rezultat. Kështu funksionon kudo, kështu do funksionojë edhe në Shqipëri.
Përsa i përket ujësjellës-kanalizimeve, Shqipëria është një nga vendet më të pasura në Europë për burimet ujore për frymë. Kapaciteti aktual i burimeve ujore të Shqipërisë e tejkalon me herë, nevojën që ka Shqipëria për ujë. Edhe këtu, trashëgimia është jashtëzakonisht e rëndë dhe furnizimi me ujë i qytetarëve ka ende probleme të madhe, sikundër ju të gjithë jeni dëshmitarë, megjithëse sistemi i furnizimin me ujë prodhon 28% më shumë ujë, sesa është nevoja për furnizim. Sot, ky sistem, me gjithë nevojat që ka, prodhon 28% ujë më shume sesa është nevoja për ujë e popullsisë. Për rreth 67% të prodhimit të ujit në vend nuk arkëtohen të ardhura, duke e rënduar çdo vit, gjendjen financiare dhe duke rritur çdo vit, humbjet. Më shumë se gjysma e humbjeve nuk janë teknike, por janë vetëm si pasojë e keqadministrimit dhe e vjedhjes. Në këto kushte, 20% e kostove totale operative të sistemit janë të pambuluara nga të ardhurat që gjeneron sot sistemi.
Ne kemi investuar në këto dy vite rreth 160 milionë dollarë në këtë sektor, nga Shkodra në Peshkopi, në Elbasan, Berat, apo në impiante të përpunimit të ujërave të përdoruara në Tiranë, Shkodër përsëri, Durrës, etj.. Investimet vazhdojnë edhe këtë vit. Është zgjeruar rrjeti i ujësjellësit me 680 kilometra dhe ai i kanalizimeve me 160 kilometra. Janë 50 mijë lidhje të reja në rrjetin e ujësjellësit në qytet dhe rreth 7 mijë lidhje të reja në fshat dhe 22 mijë lidhje të reja në rrjetin e kanalizimeve. 57 mijë matës konsumi janë vendosur.
Por të gjitha këto shifra nuk duan të thonë faktikisht asgjë, sepse në fund të ditës, gjithë ato kilometra investime nuk mund të përkthehen në një histori suksesi, nëse nuk administrohen. Mbi të gjitha, ky sektor nuk mund të dalë nga gjendja e falimentit ku është, nëse bashkitë, të cilat kanë marrë sot të plotë përgjegjësinë, nuk do të ndërtojnë ndërmarrje me efiçencë, nëse në sistemin e administrimit të ujësjellësve nuk do të bëhet e njëjta gjë që u bë më OSHEE-në, ku militantizmi absurd partiak i la vendin përpjekjes së përditshme për të rritur profesionalizimin dhe për të rritur kapitalin njerëzor me burime njerëzore të vlefshme.
Është një proces që nuk ka përfunduar dhe do kërkojë ende disa vite për të arritur aty ku duhet, por padyshim duhet filluar me urgjencë edhe në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve. Nuk mund të jenë sisteme për parazitët e partive, nuk mund të jenë sisteme për të punësuar në letra njerëz dhe për të dhënë rroga për persona që nuk paraqiten fare në punë, ose që nuk kanë lidhje fare me punën që kërkon një ndërmarrje kaq komplekse, sa ç’është ujësjellësi. Prandaj, përmirësimi rrënjësor i sistemit të menaxhimit është kërkesa e parë. Investimet duhet të ndërtohen mbi një model të ri, të bazuar mbi performancën që duhet të jetë dhe boshti ku mund të ndërtohet përmirësimi i menaxhimit.
Është e domosdoshme të arrijmë një marrëveshje për të zbatuar një plan veprimi, ku ne do t’ju japim të gjithë mbështetjen tonë për të ndryshuar rrënjësisht situatën në menaxhimin e shërbimit, për të ndryshuar performancën financiare, për të rritur orët dhe cilësinë e furnizimit. Ka modele suksesi në Shqipëri, të cilat janë tregues që kjo është plotësisht e mundshme. Ka një model të shkëlqyer në Korçë, ka një model të shkëlqyer në zonën e Mbishkodrës, ku vetëm kapaciteti menaxherial ka bërë diferencën, ashtu sikundër ka edhe të tjera. Këto janë modelet mbi të cilat duhet të mbështetemi, për të ndërtuar historinë e suksesit.
Ndërtimi i modelit të përgjegjësisë për menaxhimin dhe shërbimin nga kryetari i bashkisë është baza parimore e kësaj reforme. Kryetari i bashkisë është përgjegjësi drejtpërdrejtë, për ta garantuar për qytetarët këtë shërbim jetik dhe si i tillë, ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë për cilësinë e organizimit, të menaxhimit dhe të shërbimit të ndërmarrjes së ujësjellësit.
Mbështetja për investime për bashkitë në këtë sektor do të bëhet mbi bazën e performancës individuale të shoqërive ujësjellës-kanalizimeve për çdo bashki. Çdo bashki do të konkurrojë për të përfituar nga granti i performancës, që ka një formulë të qartë shpërndarjeje, mbi bazë të së cilës do të ketë një kontratë performance në dy nivele, midis qeverisjes qendrore dhe bashkisë, midis kryetarit të bashkisë dhe drejtorit të shoqërisë së ujësjellës-kanalizimeve që do të caktohet aty, sipas kritereve.
Do të ketë një qasje të re ndaj mbështetjes me subvencion për shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve të bashkive. Subvencionet operative që jepen për të mbuluar kostot e operimit, për shkak të humbjeve, keqmenaxhimit etj, që sot janë falas, pra, e menaxhon apo nuk e menaxhon, çon ujë tek njerëzit apo jo, nuk mban asnjë përgjegjësi për zgjerimin e gropës së humbjeve financiare, por vazhdon merr subvencion.. Kjo histori mbaron!
Ne do ta zëvendësojmë këtë vetëm me subvencion social, asnjë qindarkë më shumë. Përfitues të subvencionit social do të jenë vetëm qytetarët në nevojë, të cilët nuk ia kanë për borxh askujt, mungesën e aksesit në ujin e pijshëm; qytetarët që kanë vështirësi të paguajnë ujin, për të cilët do të paguajë qeveria. Kjo do të bëjë që këta qytetarë të jenë në rregull si gjithë të tjerët dhe të mos bëhen barrë mbi shoqëritë bashkiake të ujësjellës-kanalizimeve, por edhe të heqin çdo justifikim për mospërfshirjen si abonent të çdo familjeje brenda zonës së shërbimit.
Unë nuk besoj se ka shumë zona në Shqipëri me vështirësitë, por dhe me nivelin e varfërisë së Mbishkodrës. Besoj që, nuk mund të thotë kush që aty janë të pasur, përkundrazi, por modeli i menaxhimit është i tillë që ka garantuar rritjen më të madhe të numrit të abonentëve dhe uljen më të madhe të humbjeve në rang vendi, në raport me gjithë ndërmarrjet e tjera të ujësjellës-kanalizimeve. Kjo, për një arsye shumë të thjeshtë që ne e kemi parë shumë qartë edhe tek beteja për të rivendosur ligjshmërinë në sektorin e furnizimit me energji elektrike. Nuk janë njerëzit e thjeshtë problemi. Problemi janë të paaftët dhe të korruptuarit, që drejtojnë struktura tërësisht primitive dhe të pareformuara. Problemi është sistemi i administrimit të burimeve. Të ndryshojmë sistemin, çka e parasheh gjithë kjo skemë, të vendosni njerëzit e duhur në krye të sistemit dhe jeni të sigurt që suksesi është i garantuar pa asnjë lloj rezistence, përkundrazi, me mbështetje dhe solidaritet nga njerëzit, të cilët sa më të thjeshtë, sa më të zakonshëm, aq më të gatshëm dhe të ndershëm, në raport me shtetin dhe me bashkinë. Të jeni të sigurt për këtë.
Brenda vitit, ne do të formalizojmë programin kombëtar të kapaciteteve dhe të certifikimit të stafit, si dhe kuadrin ligjor për të. Ne nuk do të lejojmë që ndërmarrjet e ujësjellësit të jenë fole parazitësh, hajdutësh dhe njerëzish pa profesionin e duhur për të punuar aty. Prandaj do vëmë në dispozicion të të gjitha bashkive këtë program kombëtar kapacitetesh e certifikimit të stafit dhe do mbështesim fuqimisht gjithë këtë proces, përmes Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve.
Vitin tjetër do të jetë viti i decentralizmit të plotë të fondit të ujësjellësve. Kjo do të thotë që qeveria vërtetë do të rrisë financimin direkt, por do të rrisë kontrollin mbi efiçencën e këtij financimi dhe sigurisht që këtë financim do ta rrisë mbi bazën e performancës. Ne nuk do mbështesim struktura të korruptuara dhe jo performante, që vetëm krijojnë humbje. Përkundrazi do t’i marrim në zotërim. Sipas ligjit dhe kuadrit të kësaj reforme, qeveria ka të drejtën të marrë një ndërmarrje në zotërim, në rast se bashkia nuk performon, sepse është një shërbim jetik për të cilin nuk mund të themi “nuk ka problem, le të ngelen njerëzit pa ujë fare”, me justifikimin se është një kryetar bashkie që nuk e kupton fare përgjegjësinë e vet, apo është i paaftë që ta nxisë ndërmarrjen në rrugën e transformimit dhe të performancës.
Skema e kësaj reforme e lejon bashkimin, pra, ujësjellës të suksesshëm mund të marrin ujësjellës më pak të suksesshëm. Po i kthehem shembullit të Mbishkodrës. Ju sugjeroj të gjithëve të çoni njerëz, të shkoni dhe vetë të shikoni në realitet sesi një gjendje komplet e pashpresë, me të gjitha problematikat që kanë zonat rurale të Shqipërisë, me ndërtimet pa leje, me prishje e të gjitha, po kthehet në një model menaxhimi. Nuk po ju them Korçën se është një situatë më kompakte dhe pak më e avancuar nga pikëpamja sociale, por po ju flas për një situatë sociale në Shqipëri që është shumë tipike. Nëse ajo ndërmarrje ujësjellësi performon, ka të drejtën me ligj dhe në kuadrin e kësaj reforme të marrë dhe të bashkohet me të tjera ndërmarrje. Ujësjellësi i Malësisë së Madhe, mund të bashkohet me ujësjellësin e Shkodrës, mund të blejë aksione të ujësjellësit të Lezhës, etj.. Pra, të funksionojnë si kompani në treg si në gjithë Europën. Nëse ujësjellësi i Kavajës performon, mund të shtrihet dhe të marrë aksione nga të tjerët. Kjo është mënyra se si gjërat mund të ndryshojnë, bazuar mbi performancën dhe mbi ligjësitë e funksionimit të ndërmarrjeve. Këto janë ndërmarrje, nuk janë çeta, as magazina dhe as streha për benefite e lëmosha politike. Qëllimi ynë është që bashkë me ju t’i kthejmë në ndërmarrje.
Bashkitë duhet të avancojmë shumë shpejt me organizimin dhe me agregimin, me bashkimin sipas ndarjes së re territoriale, ku ne kemi vendosur të nisemi nga principi i mosparagjykimit të askujt.
Ka pasur shumë diskutim në këtë fazë. Kemi konsultuar ekspertizën ndërkombëtare, kemi parë të gjithë diskutimet e mëparshme, kemi parë të gjitha studimet e mëparshme, raportet strategjitë, etj..
Sigurisht, 61 ndërmarrje ujësjellësi për një vend si Shqipëria janë jashtëzakonisht shumë. Kijeni parasysh që reforma e ujit në të gjithë Europën vazhdon dhe vetëm bashkon. Sot, Irlanda ka një ndërmarrje të vetme ujësjellësi për të gjithë territorin, për të rritur efiçencën, kompaktësinë e kështu me radhë. Arsyeja pse ne vendosëm këtë parim është që t’i japim mundësi çdo ndërmarrjeje e çdo bashkie që të performojë e të rritet vetë. Ka raste plot në Europë që mund të jetë një bashki shumë e vogël, që ka një shoqëri ujësjellësi që mbulon edhe qytete të mëdha dhe merr fitim më shumë sesa marrin të tjerët, sepse është pronare. Të tjerët marrin vetëm shërbimin, kurse bashkia pronare fiton. Pra, arrin të bëjë një shoqëri rajonale, një bashki që mundtë jetë shumë e vogël.
Besojmë se në territor ka eksperienca që mund të jenë shumë të suksesshme. Nuk kemi pse i themi, për shembull, shoqërisë së ujësjellësit në Malësinë e Madhe që ti nuk je tani, se ujësjellësi do jetë në Shkodër për gjithë veriun. Kjo mund të ndodhë nesër, por duhet të ndodhë si rezultat i më të fortit dhe më të mirit, që integron më të dobëtin dhe më pak performantin, për të rritur cilësinë e perfomancës në të gjithë territorin.
Duhet të përgatiteni që sot, për procesin e mbështetjes financiare, për financimin nga fondi i mbështetjes mbi bazë performance. Kriteret janë shumë të qarta. Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve është në dispozicion për t’ju dhënë të gjithë bazën mbi të cilën do të bëhet vlerësimi i performancës. Ai do të jetë një vlerësim automatik dhe jo një vlerësim subjektiv që të mund të themi po i japim më shumë Shkodrës dhe më pak Lezhës. Absolutisht jo! Sipas performancës, çdo shoqëri do të marrë mbështetjen financiare.
Çdo bashki duhet të fillojë që sot të bashkëpunojë me Ministrinë, me Drejtorinë, për të përgatitur skemën e subvencionit social që është me përfitueshmëri të drejtpërdrejtë për qytetarët në nevojë.
Kjo është e lidhur e gjitha me lidhjet e paligjshme, por jeni ju që do të hartoni dhe zbatoni planin e veprimit si do veproni me lidhjet e paligjshme, për të ulur humbjet, për të rritur faturimin dhe arkëtimin, se cilat janë lidhjet që do “legalizohen”, apo cilat janë lidhjet që do këputen.
Është një punë kolosale. Mbështetja jonë është absolute. Ne e kemi prioritet këtë reformë dhe nuk do të rimë indiferentë, por do ndërhyjmë me ligj, në të gjitha rastet kur do shikojmë ndërmarrje që nuk performojnë dhe kemi të drejtën të ndërmjetësojmë, për t’i sugjeruar një bashkie të suksesshme të marrë një ndërmarrje të pasuksesshme dhe ta fusë në shoqërinë e vet. E këtë do ta bëjmë, do apo nuk do kryetari i bashkisë, sepse është një shërbim jetik. Kush e do ndërmarrjen e ujësjellësit, duhet ta mbajë dhe ta bëjë të suksesshme. Ky është qëllimi themelor, i përbashkët dhe jam i bindur që secili nga ju këtë do, por puna është jashtëzakonisht komplekse dhe kërkon realisht, ekspertë dhe vendosmëri shumë të madhe.”[:en]
On Friday, April 29, Prime Minister Edi Rama met with local government mayors to discuss the second phase of the Water Sector Reform. The Prime Minister focused largely on the reform in the water supply and sewerage sector. Below are the remarks of the Prime Minister Rama taken from the Prime Minister’s official website in Albanian language, and translated by SHUKALB in English language.
“This is a meeting that has a special significance for the fact that the Government of Albania launches in cooperation with all local mayors the second phase of the National Water Reform. It’s one of the major reforms, which has required a relatively long preparatory phase under the management of the Minister of Transport and Infrastructure and with the support of the Water National Council and the Water National Secretariat, in order to embark on this second phase where it is imperative for us to start together the implementation of this reform, which has been delayed similarly to some major reforms of our government for 20 years or more.
I believe that we have managed in more than 2 years of being in office to mark a transformation turning point and tangible progress in terms of boosting and improving the irrigation and drainage service for farmers, structural change of service management, efficiency increase and, certainly, in terms of the increased funding, which has resulted in the expansion of the irrigated area and in the greatest impact of this transformation on the farmers.
Increasing of investment directly by the government to the irrigation and drainage system in 2016 marks an important quantitative step, for which we are convinced that it will lead to a significant qualitative step. In fact, the investments today are 8 times more than the average of the past 20 years. This sector has also inherited very serious problems, because the irrigation and drainage infrastructure has kept increasingly deteriorating every year over 20 years, while successive interventions as reflected in papers and financial reports and various sources have failed to result in the expansion of the irrigated land.
Over 2 years of our government, the irrigation area increased by 42,000 hectares. Albania had about 117,000 hectares of irrigated land, while at the end of 2016 we will have addressed 160 thousand hectares and the target is to close 2017 with 200,000 hectares, which is actually more or less doubling of irrigated land within a government term.
On the other hand, the increase of investments and, especially, the expansion of irrigated area have a direct impact on the production and income of around 160,000 farmers and farming families during this year.
This year is the year of structural change in terms of the management of irrigation and drainage service by going forward with the same pace of the territorial reform and further decentralization to transfer more responsibilities to municipalities combined with more funding to accomplish the following, bring irrigation and drainage services closer to the needs of farmers in the field and guide irrigation and drainage infrastructure towards agricultural production centers; increase the number of service operators of irrigation and drainage infrastructure not in 13 regional boards as it is organized at present, but only 4 such ones and in 61 municipalities.
An important step, which, on one hand enhances centralization, while on the other it creates the possibility that starting as of this year, just like it has already started, is that municipalities are going to be responsible for the operation and maintenance of the full irrigation schemes from the water source to the canals and works and, undoubtedly, they will be responsible even for the drainage in the same way as for the irrigation.
Government support for municipalities was the largest of these 25 years in terms of the financial package, which has been made available to irrigation and drainage. The new vehicle fleet of 61 brand new and of the highest technical standards backhoes will be put at your disposal in the very near future. This paves the way to a radical transformation of logistics after the absolutely unacceptable legacy of a fully outdated fleet of vehicles, to which only on backhoe has been added in 15 years.
Funding from the budget to expand the fleet, which is all a municipal fleet, will not end here. In the next year, this fleet will be even further boosted.
In the mean time, we have put at your disposal a special financing to support temporary renting of vehicles in terms of daily operations. We believe that financing of the services and investment projects for the channels rehabilitation will increase the irrigated surface area by 35,000 new hectares only in 2016. This is running in the absolutely right direction in order to have a direct impact on the production and employment throughout the rural area of the municipalities.
On the other hand, cooperation between us certainly implies mutual obligations. We are aware of our obligations, we are aware of your needs, which are always larger than our possibilities, but you should also be aware of your obligations.
We have a target, which we want to share it together and we will work with you in a team without any political party or geographic distinction in order to ensure the uniformity of this transformation and in order to bring the surface of irrigated land to 200,000 hectares, which includes all areas of agricultural production intensity. What is required of you is to focus on the most intensive areas of agricultural production and to draft and implement maintenance and rehabilitation projects with the government support so that we reach the common target.
The municipal units of irrigation and drainage service infrastructure must be organized and made fully efficient without any delay by depending certainly on their specifications. On the other hand, the performance of municipalities in terms of irrigation and drainage indicators will be the starting point of the financial support for next year. Let’s be very clear on this point that we will not provide a uniform support of any kind in the next year. The achievements of today will be the basis of getting financing tomorrow. You are directly elected by the people in all your municipalities and you have made your promises. As far as the government is concerned, it will provide all the support to achieve the goals, but no one should consider the government financial support as indisputable.
Financial support in this sector will be conditioned by the outcomes. We are aware of what has happened to irrigation and drainage, but also to the water sector in general. I first focused on this major project of irrigation and drainage, but I will speak also about drinking water. The money that has been allocated for 20 years or more would have been enough not only to restructure the inherited irrigation and drainage infrastructure, but also to build it from scratch as if Albania has had no channel at all.
The fact that this money failed to not even reach the target of the complete reconstruction is directly related to an unspeakable corruption in this sector and, of course, to the fact that there was no reliable oversight system at all. For this reason, we believe that step number one is providing the clear power to the municipalities by putting an end to all overlaps and underlaps with water utilities and other never-ending stories.
On the other hand, both the irrigation and drainage sector, or the drinking water sector, these are companies and they should operate as companies under the same criteria and the same effectiveness. These are not cows to be milked by corruption; they are, instead, companies, which seek trained human resources, which require clear strategic plans, which require regular financial performance and, which will be assessed based on the outcomes.
We should all be convinced that our support will be unlimited and unconditional, I hereby repeat, not based at all either on any political affiliation or geography.
Next year, you will back up your application for more support with results. Those who will fail to achieve any results will not receive a single penny from the government for this project and will render account for this failure in front of the people who voted for them. This is how it works everywhere and this is how it will work also in Albania.
With regard to water and sanitation, Albania is one of the richest countries in Europe in regard to water resources per capita. Albania’s existing capacity of water resources exceeds Albania’s need for water several times. Once again, the inherited conditions and circumstances in this sector included very serious problems and water supply for citizens includes even more serious problems as you all know, although the water supply system produces 28% more water than it needs to supply. Today, this system, despite the needs it has, it produces 28% more water than is necessary for the supply. No revenues are collected for about 67% of water generation of the country, thus deteriorating the financial condition every year and increasing losses every year. More than half the losses are not technical, but only as a result of water mismanagement and stealing. Under these conditions, 20% of the total operating costs of the system are uncovered by the income generated by the system today.
We have invested in these two years about 160 million dollars in this sector starting from Shkodra and continuing with Peshkopia, Elbasan, Berat, or in waste water treatment plants in Tirana, Shkodra again, Durres, etc. Investments are continuing also this year. The water supply system has expanded with 680 kilometers while the sewer system has expanded by 160 kilometers. 50, 000 new connections have been added to the water supply system in the urban areas and about 7,000 new connections have been added in rural areas and 22,000 new connections to the sewer system. 57,000 water meters have been installed.
Nevertheless, all these figures actually mean nothing, because at the end of the day, all those kilometers of investment can’t be translated into success stories if they fail to be managed. Above all, this sector can’t emerge from the bankruptcy situation where it is plunged at present if the municipalities, which have now taken full responsibility, fail to establish efficient water utilities, and if the water utilities management will not undergo the same thing like Electrical Energy Distribution Operator (OSHEE), where senseless political partisanship was substituted by the daily efforts to enhance professionalism and human resource capacity building with valuable human resources.
It is a process that is not finished yet and it will still require several years to reach where it should go. It’s necessary to urgently start with the water supply and sewer system. There can be no systems for political parties’ parasites; there can be no systems to fake employment of persons in paper and to pay salaries to people who do not show up at all at work, or who have no connection at all with the work, which requires such a complex undertaking as is the case of water supply. Therefore, the radical improvement of the management system is the first requirement. Investments should be organized on a new model based on performance, which should be the axis, on which management improvement will rely.
It is necessary to reach an agreement to implement an action plan where we will give all our support to fundamentally change the situation in the service management, to change financial performance, to increase the hours and quality of supply. There are success models in Albania, which indicate that this is fully possible. There is an excellent model in Korça, there is an excellent model in the Upper Shkodra area where only the managerial capacity has made the difference, and there are also other cases. These are the models, on which we should rely to build the success story.
Construction of the accountability model for the management and service by the mayor is the principal basis of this reform. The mayor is directly accountable to provide this vital service to citizens and as such, he is directly accountable for the quality of the organization, management and the service of the water utility.
Support with investments for municipalities in this sector will be based on the individual performance of water utilities of each municipality. Each municipality will compete to benefit from the performance grant, which has a clear formula of distribution, on the basis of which there will be a performance contract on two levels between the central government and the municipality, between the mayor and the director of the water utility that will be appointed there according to the criteria.
There will be a new approach vis-à-vis the support with the subsidies for water utilities of the municipalities. Operating subsidies, which are provided to cover operating costs due to losses, mismanagement, etc., which are now for free, that is to say, no matter whether you manage it or not, no matter whether you supply water to the people or not, you bear no responsibility for the expansion of the financial losses gap, you continue to receive subsidy … this game is over!
We will replace it only with social subsidy, not a single penny more. Beneficiaries of social subsidy will be only citizens in need who don’t deserve to suffer lack of access to drinking water; citizens who have difficulties to pay their water, for which the government will pay. This will make it possible that these people will be okay like everyone else and not become a burden on municipal water utilities, while it will also get rid of the excuse for failing to subscribe every household as a customer within the service area.
I do not believe there are many areas in Albania facing the difficulties and the level of poverty like Upper Shkodra. I believe that no one can say that they are rich, but, on the contrary, the management model is the one that has guaranteed the largest increase of the number of customers and the largest reduction of losses in the whole country compared to the rest of water utilities. This is for a very simple reason that we have seen very clearly in the battle to restore legality in the electrical power supply sector. The problem is not the ordinary citizens. The problem is the unprofessional and corrupt persons who manage totally primitive and unreformed structures. The problem is the resource management system. Let’s change system, which all this scheme foresees, assign the right people in charge of the system and be sure that success is guaranteed without any resistance at all, but, on the contrary, it will enjoy the support and solidarity of the people, who the less complicated and more ordinary, the more willing and honest they are in relation to the state and the municipality. Be sure of that.
We will formalize within a year the national program of capacity and staff certification in addition to the legal framework for it. We will not allow water utilities to be safe heavens for parasites, thieves and people without proper training to work there. Therefore, we will make available to all municipalities this national program of capacity and staff certification and we will strongly support this process through the National Water Supply and Sewerage Agency.
Next year will be the year of full decentralization of the water supply fund. This means that the government will actually increase direct funding, but it will also increase the oversight over the funding efficiency and certainly this funding will increase based on performance. We will not support corrupt and nonperforming structures, which only incur losses. We will take them under possession instead. Under the law and the framework of this reform, the government has the right to take a water utility under its possession, if the municipality fails to perform, because it is a vital service, for which we can’t say “no problem, let the people remain without water at all” on the grounds that it is a mayor who doesn’t understand his or her responsibility at all, or is unable to encourage the utility to embark on the path of transformation and performance.
The scheme of this reform allows for merging, therefore, a successful water utility can merge with a less successful water utility. Let me return to Upper Shkodra example. I suggest to everyone to send people there and look at the reality itself how a completely hopeless situation, with all the problems that rural areas of Albania have, with illegal constructions, the demolitions and everything else, is turning into a management model. I am not suggesting Korça where the situation is a little more compact and advanced in social terms, but I am describing a social situation in Albania that is very typical. If a water utility is performing well, then it is entitled by law and under the framework of this reform to take and merge with the other water utility. The water utility of Malësia e Madhe can merge with Shkodra water utility; it can buy the shares of Lezha water utility, etc., therefore operate as a company in the market likewise in the rest of Europe. If Kavaja water utility performs well, it can expand and buy shares from the others. This is the way how things can change based on performance and on the operation rules of companies. These are companies and they are not a partisan unit, or warehouses and shelters for political charity benefits. Our goal is to transform them together with you into real enterprises.
Municipalities should advance rapidly with the organization and aggregation, with the merger under the new territorial division, where we have decided to start under the principle of not prejudicing anyone.
There has been much discussion at this stage. We have consulted with international expertise, we have seen all the previous discussions, we have seen all the previous studies, reports strategies, etc.
Of course, 61 water utilities in a country like Albania are too much. Keep in mind that the water reform across Europe continues and it only merges. Ireland has at present only one water utility for the entire territory in order to increase efficiency, compactness and so on. The reason why we chose this principle is to provide each water utility and municipality with the opportunity to perform and grow by themselves. There are lots of cases in Europe where a very small municipality may have a water utility that covers even larger cities and makes a profit, which is higher than that of the others, because it is the owner. Others receive only the service, while the municipality makes profit as the owner of it. Thus, a very small municipality manages to be a regional water utility.
We believe that there are other experiences in the country that can be very successful. We can’t tell, for example, the water utility of Malësia e Madhe that you are not a utility anymore, because the water utility will be in Shkodra for the entire north of Albania. This may happen tomorrow, but it should occur as a result of the strongest and the best, which integrates the most vulnerable and less performing to enhance the performance quality across the entire territory.
We should get prepared starting from now on for the financial support process for funding from the performance based support fund. The criteria are very clear. General Directorate of Water Supply and Sewerage is available to provide you with the entire basis, on which to evaluate performance. It will be an appraisal and not a subjective evaluation where we can say that we are giving more to Shkodra and less to Lezha. Absolutely not! Each utility will receive financial support according to performance.
Each municipality must start today to cooperate with the Ministry and the Directorate to prepare the social subsidy scheme, from which people in need will directly benefit.
This has to do with all the illegal connections, but it it’s you who will draft and execute the action plan in terms of how you will handle illegal connections to reduce losses, increase billing and collection, which are the connections to be “legalized” or, which are these connections to be cut off.
It is a colossal work. Our support is absolute. This reform is a priority for us and we will not remain indifferent, but we will intervene instead under the law in all cases when we will find water utilities failing to perform and we have the right to mediate, to suggest to a successful municipality to take a an unsuccessful water utility and incorporate it in its water utility. And we will do this, no matter whether the mayor is willing or not, because this is a vital service. Anyone who wants the water utility should keep it and make it successful. This is the fundamental and the common goal and I am convinced that this is what every one of you wants, but the work is extremely complex and it really requires experts and very high determination”.[:]

