YWP Albania Actively Engaged at the YWP IWA Eastern European Conference
June 7, 2016
[:sq]Pjesëmarrësit në Konferencë përpara hyrjes kryesore të ndërtesës së Universitetit Tekonologjik të Gdansk.
Konferenca e 8-të e IWA të PRU-ve të Evropës Lindore u zhvillua në Gdansk, Poloni, në 12-14 maj 2016. Kjo konferencë trajtonte një çështje të veçantë, tema e të cilës ishte: ” Largimi nga Kulla e Fildishtë – Ngushtimi i Hendekut midis Akademisë, Industrisë, Shërbimeve dhe Sektorit Publik “. Meqenëse Gdansk ka reputacionin e qytetit me një histori të gjatë akademike si dhe modern, me një sukses në rritje, përfaqësonte një vend të përsosur për zhvillimin e këtij eventi.
Konferenca ofroi një platformë për profesionistët e rinj dhe hulumtuesit pasuniversitarë nga Evropa Lindore, CIS dhe vende të tjera për të prezantuar punën e tyre, kërkime dhe inovacione në lidhje me përparimet në furnizimin me ujë dhe kanalizime, por edhe në menaxhimin e ujit në përgjithësi.
Në konferencë morën pjesë rreth 190 delegatë që përfaqësonin vendet e Evropës (Jug-) Lindore, vende të Azisë Qendrore apo Afrikën e Jugut, si dhe vende të tjera Evropiane.. Profilet e pjesëmarrësve ishin të ndryshme pasi vinin nga një spektrum i gjerë organizatash aktive në sektorin e ujit: universitete, institucione kërkimore, shoqëri ujësjellësish, komuna, kompani private ose organizata jofitimprurëse.
Znj. Erjona Bajraktari përpara prezantimit poster të saj
62 prezantime me gojë dhe 78 postera u përzgjodhën nga Komiteti i Programit për t’u prezantuar në Konferencë. Ishin përzgjedhur 2 Prezantime me Poster nga Shqipëria:
“Aplikimi i Matësave Inteligjentë Elektromagnetik në Stacionet e Prodhimit të Ujit të Ujësjellës Elbasan Fshat ” prezantuar nga Erjona Bajraktari, Kryetare e Deges Teknike, Shoqëria Ujësjellës Elbasan Fshat
“Nevoja për të Siguruar Ujë të Pijshëm në Basenin e Lumit në Qytetin e Korçës”, prezantuar nga Sejla Kokojka, Inxhiniere Kimiste, nga UK Korçë.
Në fund të ditës së parë të konferencës, u organizua një dialog midis profesionistëve të ujit, drejtuar nga Kryetarja e PRU-së së Shqipërisë, Arlinda Ibrahimllari dhe Christian Loderer nga Austria, me qëllim nxitjen e debatit dhe mendimeve kritike dhe konstruktive nga pjesëmarrësit mbi ngushtimin e hendekut midis akademisë, industrisë dhe shërbimeve publike dhe private. “Shkëmbimi i njohurive dhe të mësuarit nga të tjerët dhe nga përvoja e shteteve të tjera, ndonjëherë janë vendimtare për të kuptuar më mirë situatën dhe praktikat tona”, u shpreh Arlinda gjatë fjalës së saj në Konferencë.
Përvoja e Konferencës së 8-të e IWA të PRU-ve të Evropës Lindore tregoi dhe njëherë se profesionistët e rinj të ujit kanë përfituar së tepërmi nga takimet dhe tryezat e rrumbullakëta, duke u lejuar atyre të takohen me shkencëtarë që ndajnë të njëjtin interes dhe konsolidim.
Shqipëria përfaqëson një platformë të madhe për studentët dhe profesionistët e rinj të cilët janë në hapat e para të karrierës së tyre, për të qëndruar të lidhur me zhvillimet në sektorin e ujit në Shqipëri dhe në rajon, duke ofruar mundësi për pjesëmarrje në konferenca dhe evente ku krijohen kontakte dhe shkëmbehen njohuri.[:en]Participants at the Conference in front of the Gdańsk University of Technology building
The 8th IWA YWP Eastern European Conference took place in Gdansk, Poland, in 12-14 May 2016. This conference addressed a special issue, under the theme “Leaving the Ivory Tower – Bridging the Gap between Academia, Industry, Services and Public Sector”. Since Gdansk has a reputation for having a long academic history as well as being a modern and successfully growing city, it represented a perfect location for this event bridging academia and outstanding sectors.
The Conference provided a platform for young professionals and postgraduate researchers from Eastern Europe, CIS and other countries to present their work, research and innovations related to advances in water supply and sanitation, but also in water management in general.
The conference was attended by about 190 delegates representing (South-) Eastern European countries, countries of Central Asia or South Africa, and also other European countries. The participants represented a broad spectrum of organizations active in the water sector such as universities, research institutions, water suppliers, municipalities, private companies or non-profit organizations.
62 oral and 78 poster presentations were selected by the Conference Program Committee to be presented at the Conference. There were 2 Poster presentations selected from Albania:
“The Application of Intelligent Electromagnetic Flow Meters in the Pumping Stations of Elbasan Village” presented by Erjona Bajraktari, Head of Technical Department, Elbasan Village Water Supply Company.
“Need to Provide Safe Water in River Basin in Korca City“ presented by Sejla Kokojka, Chemical Engineer, Korca Water Supply and Wastewater Company.
Erjona Bajraktari in front of her poster presentation
At the end of the first conference day, a dialogue between young and senior water professionals was held and organized by the Chair of the YWP in Albania, Arlinda Ibrahimllari and Christian Loderer from Austria, with the aim to provoke a debate and to obtain critical and constructive views from young and senior participants on bridging the gap between academia, industry and public and private services. “The exchange of knowledge and learning from others and other countries´ experiences are sometimes crucial for a deeper understanding of our own situation and practices” mentioned Arlinda Ibrahimllari in her speech at the conference.
The experience of the 8th IWA YWP Eastern European Conference has once again shown that young water professionals have benefited immensely from meetings and round-tables, enabling them to meet scientists with the same interests and consolidate. YWP Group of Albania represents a great platform for students and young professionals who are in the early steps of their career, to stay connected with the developments of the water sector in Albania as well as in the region, by providing opportunities for participation at networking and knowledge sharing conferences and events.[:]