[:sq]Skuadra e Lundrimit nga e majta në të djathtë, Besjon Ndreu, Elisabeta Poci; Anisa Aliaj, Fjordi Bisha, Philip Giantris and Arbana Kola
SHUKALB ka nisur fazën e dytë të projektit të titulluar ” Baseni i Drinit * Burim i Përbashkët * Përgjegjësi e Përbashkët”. Ky projekt bëhet në bashkëpunim të Grupit Profesionistët e Rinj të Ujit (PRU) të Shqipërisë, dhe një grup studentësh nga Instituti Politeknik i Worcester (WPI) (SHBA). Qëllimi kryesor ishte për të hartuar një program për të rritur ndërgjegjësimin mbi lumin Drin si një burim i çmuar natyror, si dhe për të ngritur ndërgjegjësimin mbi çështjet e mjedisit në lidhje me lumin.
Nisja e Lundrimit në Lumin Drini i Zi, në Urën e Topjanit, Peshkopi
Projekti gjithashtu ka për qëllim të promovojë mbrojtjen e ujit përmes bashkëpunimit ndërkufitar midis organizatave të sektorit të ujit të Ballkanit Perëndimor. Për të punuar drejt këtij qëllimi, gjatë datave 22-25 korrik, PRU-ja e Shqipërisë lundroi tatëpjetë Drinit në segmentin nga Topojani në Bushat. Përgjatë rrugës, ata u takuan me njerëz dhe të interesuar të ndryshëm, ku filmuan intervista dhe mblodhën imazhe përgjatë udhëtimit të cilat do të sigurojnë informacion për zhvillimin e një dokumentari.
Dy segmentet e ardhshëm të lundrimit në Shqipëri, që do të bëhen nga Fierza në Koman, dhe nga Shkodra në Velipojë, janë planifikuar të ndodhin në shtator 2016, kështu që çdo PRU që dëshiron të përfshihet në Projekt është i mirëpritur për t’u bashkuar. Më tej, janë planifikuar lundrime përgjatë Drinit të Bardhë me PRU nga Kosova, Drinit të Zi nga liqeni i Ohrit deri në kufirin e Maqedonisë me PRU nga Maqedonia, dhe liqenit të Shkodrës në jug në bashkimin me lumin e Bunës, me PRU nga Mali i Zi.
Për pjesën finale të projektit, e cila do të zhvillohet në tetor-nëntor 2016, një ekip i studentëve të WPI do të vijë në Shqipëri dhe do të prodhojë një film dokumentar duke përdorur materialet e arkivuara nga fazat e mëparshme të Projektit.[:en]Float Team from left to right, Besjon Ndreu, Elisabeta Poci, Anisa Aliaj, Fjordi Bisha, Philip Giantris and Arbana Kola
SHUKALB has started the second phase of the project titled “The Drin Basin* Shared Resource* Shared Responsibility”. This project is in collaboration of the Young Water Professionals (YWP) Group of Albania, and a student group from Worcester Polytechnic Institute (WPI)(USA). The main goal was to design a program for increasing awareness about the Drin River as a precious natural resource, and also to raise awareness on the environmental issues concerning the river.
Start of the Float on the Black Drin River, at the Topojan Bridge, Peshkopi
The project also aims to promote water advocacy through transboundary cooperation between water sector organizations of the Western Balkans. To work towards this goal, during 22-25 July, the YWP of Albania floated down the Drin on the segment from Topojan to Bushat. Along the way, they met with different people and stakeholders, and in so doing, recorded interviews and collected images along the journey that will provide information for the development of a documentary.
The two next segments of the float in Albania, which will be from Fierzë to Koman, and from Shkodër to Velipojë, are planned to be in September 2016, so any YWP’s that want to be involve in the Project are welcomed to join. In addition, there are floats planned for the White Drin with YWP’s from Kosovo, the Black Drin from Lake Ohrid to the Macedonian border with YWP’s from Macedonia, and Lake Shkoder south to the connection with the Buna River, with YWP’s from Montenegro.
For the final part of the Project, which will be in October-November 2016, another team of WPI students will come to Albania and will produce a documentary film using the archived materials from the previous phases of the Project.[:]