SHUKALB and SHUKOS Boards of Directors Meet to Discuss Preparations for Balkans Joint Conference & Exhibition 2016
October 5, 2016
[:sq]Bordet e Drejtorëve të SHUKALB dhe SHUKOS gjatë mbledhjes planifikuese dhe shqyrtuese të përbashkët.
Më 23 shtator, Bordet e Drejtorëve të SHUKALB dhe SHUKOS u mblodhën në Tiranë në një takim të përbashkët për të diskutuar mbi përgatitjet e Konferencës dhe Ekspozitës së Përbashkët Ballkanike të sivjetshme, e cila do të mbahet më 2-4 Nëntor te ExpoCity Albania, në Tiranë.
Agjenda e takimit të të dy Bordeve të Drejtorëve të përfshinte një raport mbi statusin e regjistrimeve në Konferencë dhe Ekspozitë; numrin dhe vlerësimin e abstrakteve të dorëzuara; prezantimin e një drafti paraprak të Programit të Konferencës; dhe diskutime të tjera rreth zhvillimeve që do të ndodhin gjatë 3 ditëve të eventit.
U raportua nga organizatorët e Konferencës se regjistrimet individuale për Konferencën po shkojnë përtej pritshmërive. Përveç kësaj, janë pranuar 24 kompani të cilat kanë rezervuar stendat për të marrë pjesë në Ekspozitë. Këto kompani vijnë nga nëntë (9) vende të ndryshme nga rajoni i Ballkanit, Evropa, si dhe një kompani private nga Izraeli.
Znj Olta Ceca, Menaxhere e Programeve dhe Trajnimeve për SHUKALB, vazhdoi me prezantimin e draft Programit dhe 30 Abstrakteve të pranuara. Ajo veçanërisht vuri në dukje nivelin e lartë të profesionalizmit të treguar nga Komiteti i Programit në vlerësimin dhe përzgjedhjen e abstrakteve më të mira për prezantim.
Takimi vijoi me diskutimet rreth rreth temave të Sesioneve Plenare, marrjen në konsideratë të Folësve Kryesorë, Ndarjen e Çmimeve dhe Eventin Social.
Në fund, të dy Bordet diskutuan edhe rreth fushave të tjera mundësish për të forcuar më tej bashkëpunimin midis dy shoqatave në nisma dhe programe të tjera të përbashkëta.[:en]SHUKALB and SHUKOS Boards of Directors during their joint planning and review meeting.
On 23 September, the Board of Directors of SHUKALB and SHUKOS met in Tirana at a joint meeting to discuss the preparations of this year Balkans Joint Conference & Exhibition to be held on 2-4 November at ExpoCity Albania, in Tirana.
The agenda of the meeting of both Boards of Directors included a report on the status of the registrations for the Conference and Exhibition; number and evaluation of presentation abstracts submitted; briefing on a draft of the Conference Program; and other discussions on the events that will happen during the three days event.
It was reported by the Conference organizers that individual registrations for the Conference are going better than expected. In addition, registration commitments have been received 24 companies to participate in the Exhibition. These companies come from nine (9) different countries from the Balkan region, Europe, as well as a private company from Israel.
Mrs. Olta Ceca, Manager of Training and Programs for SHUKALB, continued with the presentation of the draft Program and the 30 submitted Abstracts. She particularly noted the high level of professionalism shown by the Program Committee in evaluating and choosing the best abstracts for presentation.
The meeting continued with the discussions concerning the topics of the Plenary Sessions, the consideration of Keynote Speakers, Granting of Awards and the Social Event.
At the end, the two Boards also discussed other opportunity areas to further strengthen the cooperation between the two Associations in other joint initiatives and programs.[:]