Plenary Sessions at Balkans Joint Conference and Exhibition Bring Major Focus to Water Sector Concerns
October 5, 2016
[:sq]Edhe një (1) muaj na ndajnë nga Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike me temë “Uji dhe Punësimi”, e cila do të zhvillohet në datat 2-3-4 nëntor në Tiranë, Shqipëri! Organizatorët e konferencës me mbështetjen e Komitetit Teknik të Programit, kanë punuar shumë për t’i dhënë formë Programit të Konferencës në mënyrë të tillë që premton të jetë e shumëllojshme në aspektin e temave dhe folësve.
Për të sjellë fokusin në disa tema kryesore me të cilat përballet sektori i ujit në përgjithësi dhe Ballkani në veçanti, Programi i Konferencës do të shfaqet sërish me katër Sesione Plenare. Tema e secilit Sesion Plenar dhe një përshkrim përmbledhës i çdo teme janë të listuara mëposhtë:
Sesioni Plenar 1.Adresimi i Hendekut të Fuqisë Punëtore në Sektorin e Ujit – Një Krizë që mund të shmanget
Ky Sesion Plenar do të trajtojë çështjet rajonale dhe globale me të cilat përballet fuqia punëtore në sektorin e ujit për sa i përket mungesës së profesionistëve të aftë dhe mungesës së strategjive gjithëpërfshirëse për njohjen dhe trajtimin e kësaj çështjeje.
Sesioni Plenar 2. Direktivat e BE-së për Ujin – A është në gjendje Ballkani Perëndimor ti përmbushë ato?
Sesioni i dytë Plenar do të fokusohet në çështjet me interes për vendet si Shqipëria, si dhe vende të tjera fqinje, të cilat janë në fazën e para-anëtarësimit në BE. Sesioni do të kombinojë perspektivat dhe sfidat me të cilat përballen aktorët e ndryshëm që janë të përfshirë në këtë proces, për të përfshirë qeverinë qendrore, qeverisjen lokale, shoqëritë ujësjellës kanalizime, si dhe agjensitë rregullatore.
Sesioni Plenar 3. Agregimi i Shoqërive UK dhe Pushteti Lokal: Kuptimi i Saktë i Qeverisjes Korporative
Sesioni i tretë Plenar do të sjellë fokusin në rëndësinë e aplikimit të parimeve të qeverisjes korporative në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e shoqërive ujësjellës kanalizime, si dhe rolin e qeverisjes lokale në garantimin e respektimit të këtyre parimeve. Paneli do të paraqesë përvojat e profesionistëve përkatës nga rajoni.
Sesioni Plenar 4. Aksesi dhe Shërbimet e Shoqërive UK: Kush paguan për të varfërit
Sesioni i fundit Plenar do të adresojë një çështje delikate dhe shumë praktike, jo vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe për rajonin. Sesioni ka për qëllim të ndajë praktikat më të mira të vendeve të ndryshme të rajonit, në sigurimin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për qytetarët më të varfër të shoqërisë sonë me dinjitet dhe respekt.
Nëse ende nuk jeni regjistruar, ne ju inkurajojmë ta bëni, në mënyrë që të mos i humbisni këto sesione.
Përveç këtyre Sesioneve Plenare të rëndësishme, Programi i Konferencës do të ketë një total prej 30 prezantimesh, të cilat do të zhvillohen në sesione paralele që mbulojnë çështje aktuale të sektorit, nga ato teknike në menaxheriale, si dhe tema të qeverisjes, të prezantuara nga profesionistë lokalë dhe rajonalë.
Së fundi, ju keni një mundësi për të vizituar Ekspozitën Teknike më të madhe në historinë e Konferencave tona Vjetore, ku aktualisht kemi 24 kompani të regjistruara të cilat vijnë nga nëntë (9) vende të ndryshme nga rajoni i Ballkanit, Evropa, si dhe Izraeli. Ju mund të mësoni më shumë rreth kompanive ekspozuese, duke vizituar këtë link: http://balkansjointconference.org/sq/exhibitors-2016/. Janë akoma edhe disa stenda në dispozicion për ato kompani që janë të interesuara të marrin pjesë si ekspozues. Ju mund t’i shikoni hapësirat e lira duke vizituar këtë link: http://balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/10/Planimetria-dt.-03-tetor-2016.jpg.
Për regjistrimet në Konferencë dhe/ose Ekspozitë, ju lutemi referohuni në kontaktet e mëposhtme.
There is only one month left before the Balkans Joint Conference and Exhibition 2016, “Water and Jobs”, to be held on 2-3-4 November in Tirana, Albania! The conference organizers, with the support of the Technical Program Committee, have worked hard to shape Conference Program in such a way that it promises to be very diverse in terms of topics and speakers.
To bring focus on some key themes that are facing the water sector in general and the Balkans in particular, the Conference Program will again feature four plenary sessions. The theme of each Plenary Sessions and a summary description of each theme is as follows:
Plenary Session 1.Addressing the Water Sector Work Force Gap – An Avoidable Crisis.
This Plenary Session will tackle the regional and global issues that the water sector workforce is facing in terms of shortage of skilled professionals and the lack of comprehensive strategies for recognizing and addressing this issue.
Plenary Session 2. EU Water Directive – Can the Western Balkans Afford to Comply?
The second Plenary Session will focus on issues of concern to countries, such as Albania, as well as other neighboring countries that are in the EU pre-accession phase. The session will mix the perspectives and challenges faced by the different actors that are involved in this process to include central government, local government, water utility, as well as regulatory agencies.
Plenary Session 3. Utility Aggregation and Local Government: Getting Corporate Governance Right.
The third Plenary Session will bring focus to the importance of applying corporate governance principles in the management and oversight of water utilities, and the role of local governance in guaranteeing that these principles are respected. The panel will present the experiences of relevant professionals from the region.
Plenary Session 4. Water Supply and Sewerage Access and Services: Who Pays for the Poorest of the Poor?
The final Plenary Session will address a delicate and very practical issue, not only for Albania and Kosovo, but the region as well. The session aims to share best practices of different countries in the region in providing water supply and sewerage services to poorest citizens of our society with dignity and respect.
If you haven’t registered yet, we encourage you to do so in order not to miss these sessions.
Besides these important Plenary Sessions, the Conference Program will have a total of 30 presentations, which will run in parallel sessions covering current issues of the sector from technical to managerial, as well as governance topics, presented by local and regional professionals.
Lastly, you have an opportunity to visit the largest Technical Exhibition in the history of our Annual Conferences, where we have 24 registered companies coming from nine (9) different countries from the Balkan region, Europe, as well as Israel. You can learn more about the exhibiting companies by visiting this link: http://balkansjointconference.org/sq/exhibitors-2016/. There are still a few booths available for companies who are interested to exhibit. You can view the available spaces by visiting this link: http://balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/10/Exhbition-Layout-03-October-2016.jpg .
For registrations to the Conference and/ or Exhibition, please refer to the contacts below.