“Business Planning for Performance Improvement” Training Course is Launched
October 29, 2016
[:sq]Trajnerja Daniela Gega, me përfaqësues nga UK Peqin, gjatë kursit të trajnimit
Më 3 tetor 2016, SHUKALB nisi sesionin e parë të kursit të trajnimit, ” Plani Biznesit për Përmirësimin e Performancës”. Kursi është jashtëzakonisht popullor dhe i rëndësishëm për shoqëritë ujësjellës kanalizimeve pasi ata punojnë për të përgatitur planet e tyre shumëvjeçare të biznesit për periudhën 2017-2021. Meqë kursi është shumë intensiv, kërkon një “skuadër menaxherësh të lartë” nga çdo shoqëri pjesëmarrëse. Çdo kurs kërkon katër seanca gjatë një periudhe dy mujore dhe për këtë arsye në kurs mund të akomodohen vetëm 5 shoqëri. SHUKALB bëri një përpjekje shtesë dhe organizoi dy grupe prej pesë shoqërish UK secila, për të mbështetur sa më shumë shoqëri që të jetë e mundur. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të kenë zhvilluar një draft Plan Biznesi për shoqërinë e tyre.
Pjesëmarrësit që ndjekin kursin e trajnimit ishin një kombinim i Menaxherëve të Përgjithshëm, Menaxherëve të Financës, Menaxherëve të Operacioneve Teknike dhe Menaxherëve të Shërbimit ndaj Klientit. Në sesionin e parë morën pjesë shoqëritë UK të Lezhës, Vaut të Dejës, Himarës, Gramshit dhe Peqinit. Grupi i dytë i shoqërive e filloi kursin e trajnimit të hënën, 10 tetor. Ky grup përbëhej nga Durrësi, Korça, Shkodra, Berat-Kuçova, dhe Cërriku. Përveç kësaj, mori pjesë edhe një ekip prej tre personash nga Enti Rregullator i Ujit të Shqipërisë në mënyrë që ata të kuptojnë më mirë llojin e planit të biznesit që do t’i paraqitet Entit Rregullator kur shoqëritë UK të kërkojnë një rregullim të tarifave.
Ky kurs trajnimi është shumë i rëndësishëm dhe relevant për shoqëritë UK , sidomos në kuadrin e Reformave të Sektorit të Ujit të nisura nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe të miratuara nga Këshilli i Ministrave. Duke pasur një Plan të shëndoshë Biznesi që përcakton objektiva strategjike specifike për shoqëritë UK, dhe i ndërtuar bazuar në performancën sasiore dhe të dhënat financiare, është një nga aspektet themelore për të shkuar drejt përmirësimit të menaxhimit dhe praktikave tregtare të shoqërive ujësjellës kanalizime në Shqipëri.
Një rezultat i rëndësishëm i këtij kursi trajnimi, përtej rëndësisë së përmbajtjes së materialit të prezantuar, është se tre nga pjesëmarrësit (Himara, Peqin, Cërrik) u mbështetën financiarisht për marrjen e kursit nga Agjencia Gjermane për Zhvillim Ndërkombëtar (GIZ). Kjo është hera e parë që një organizatë donatore ka “blerë” një kurs trajnimi nga SHUKALB për një nga shoqëritë e saj. SHUKALB ka besuar gjithmonë se në qoftë se ajo do të mund të zhvillojë kurse relevante trajnimi për sektorin e ujit, atëherë organizatat donatore do ta shihnin si më kosto-efektive për të integruar kurset e SHUKALB në përpjekjet e tyre të përgjithshme për asistencë teknike. Kjo pra, krijon situatën ideale “fito-fito”, pasi të gjithë trajnerët e SHUKALB janë vendas, të cilët zhvillojnë një marrëdhënie trajner-i trajnuar, dhe zhvillimi i mëtejshëm i tyre shton zhvillimin e burimeve njerëzore të vendit.[:en]Trainer Daniela Gega, with representatives from UK Peqin, during the training course
On 3 October 2016, SHUKALB launched the first session of the training course, “Business Planning for Performance Improvement”. The course is extremely popular and important to water supply and sewerage utilities as they work to prepare their multi-year business plans for the period 2017-2021. Since the course is very intensive and requires a “team of senior managers” from each participating utility. Each course requires four sessions over a two month period and therefore on course can only accommodate 5 five utilities. SHUKALB made an extra effort and organized two groups of five utilities each to support as many utilities as possible. By the end of the training, the participants will have developed a draft Business Plan for their utility.
The participants attending the training course were a combination of General Managers, Managers of Finance, Managers of Technical Operations, and Managers of Customer Service. The utilities participating in the first session included water utilities from Lezha, Vau i Dejes, Himara, Gramsh and Peqin. The second group of utilities started the training course on Monday, 10 October. This group consisted of Durres, Korca, Shkoder, Berat-Kucove, and Cerrik. In addition, a three person team from the Albanian Water Regulatory Authority also participated so that they will have a better understanding of the type of business plans that will be presented to the Regulatory Authority when the utilities are requesting a tariff adjustment.
This training course is extremely important and relevant for water utilities, especially in the framework of the Water Sector Reforms initiated by the Ministry of Transport and Infrastructure, and approved by the Council of Ministers. Having a sound Business Plan that defines specific strategic goals for the utility, and is founded on quantitative performance and financial data is one of the fundamental aspects of moving towards improved management and commercial practices of the water supply and sewerage utilities in Albania.
An important result of this training course, beyond the importance of the content of the material being presented, is that three of the participants (Himara, Peqin, Cerrik) were financially supported to take the course by the German International Development Agency (GIZ). This is the first time that a donor organization has “purchased” a training course from SHUKALB for one of its client utilities. SHUKALB has always believed that if it could develop relevant training courses for the water sector, then the donor organizations would find it more cost-effective to integrate SHUKALB’s courses into their overall technical assistance efforts. This therefore creates the ideal “win-win” situation, since all of SHUKALB’s trainers are local nationals, who develop a trainer-trainee relationship, and their further development adds to the development of the human resources of the country.[:]