[:sq]Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike 2016, ““Uji dhe Punësimi”, që do të mbahet në 2-3-4 Nëntor 2016, te EXPOCITY ALBANIA, në Tiranë është vetëm ditë larg.
Komiteti Organizativ dhe i Programit kanë nderin të ndajnë mëposhtë pjesët më të veçanta çka premton të jetë programi më i mirë i mbledhur i folësve dhe eventeve të organizuara ndonjëherë nga SHUKALB / SHUKOS.
Folës të Shquar
Profesor Guy Alaerts, Profesor në Institutin UNESCO-IHE të Ujit dhe Arsimit, i cili do të mbajë Fjalimin Kryesor në hapjen e ditës së parë të Sesioneve Teknike më 3 nëntor. Profesor Alaerts do të flasë rreth çështjeve të fuqisë punëtore të sektorit të ujit dhe sfidat në zhvillimin e fuqisë punëtore të së nesërmes.
Dr. Silver Mugisha, Drejtor Menaxherial i Kompanisë Kombëtare Ujësjellës Kanalizime të Ugandës, dhe së fundi i zgjedhur Zëvendës President i Shoqatës Ndërkombëtare të Ujit do të moderojë Sesionin Plenar 1: Adresimi i Hendekut të Fuqisë Punëtore në Sektorin e Ujit – Një Krizë që mund të shmanget, më 3 nëntor. Në mesin e panelistëve të tjerë të shquar në sesionin e Dr Mugisha-s do të jetë, znj Maria Teresa Gutierrez nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Vendimarrës të Niveli të Lartë
Z. Sokol Dervishaj, Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës do të mbajë fjalimin kryesor në hapjen e ditës së dytë të sesioneve teknike, më 4 nëntor. Ministri Dervishaj ka në pozicionin e tij të sapoemëruar më pak se tre muaj dhe pritet të japë një perspektivë të freskët mbi situatën aktuale në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve të Shqipërisë, siç është raportuar së fundmi nga Enti Rregullator i Ujit në Raportin e tij vjetor.
Eventi “Njihuni me Ekspertët”
“Njihuni me Ekspertët”, më 3 dhe 4 nëntor do të krijojë mundësi për pjesëmarrësit e Konferencës të interesuar për të takuar dhe shkëmbyer ide dhe njohuri me grupin e Ekspertëve nga SHBA, të cilët janë të angazhuar në Projektin e SHUKALB të financuar nga USAID, “Zhvillimi Qëndrueshëm i Kapaciteteve në Sektorin e Ujit në Shqipëri “. Ekspertët vijnë nga përvoja dhe ekspertiza të ndryshme ku përfshihen cilësia e ujit, trajtimi i ujërave të ndotur, menaxhimin e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe certifikimin e operatorëve. Informacion më specifik rreth orarit dhe vendit për këto takime mund të merren në Tavolinën e Regjistrimit të Konferencës.
Mirësevini në Stendën e SHUKALB
SHUKALB ka organizuar një stendë 12 metra katrorë në Ekspozitë, ku pjesëmarrësit e Konferencës do të jenë në gjendje të marrin një shumëllojshmëri informacioni nga se si të bëhet anëtar, informacion mbi kurset e trajnimit të disponueshme dhe të planifikuara, duke kaluar te Programi i Certifikimit Bazuar në Testim për Shqipërinë. Pjesëmarrësit e konferencës do të jenë në gjendje gjithashtu të shohin dhe shqyrtojnë mbi 30 manualet e kurseve të trajnimit, tashmë të zhvilluara nga SHUKALB si pjesë e Projektit të saj të financuar nga USAID ” Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve në Sektorin e Ujit në Shqipëri “. Përveç kësaj, do të ketë vende për t’u ulur ku ju mund të bisedoni me kolegët tuaj ndërkohë që ne ju ofrojmë një kafe.
Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit
Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit më 2 nëntor është një platformë e hapur për studentët e Universitetit të vitit të 5-të dhe të Profesionistëve të Rinj të Ujit (nën 35 vjeç) dhe të cilët punojnë në çdo aspekt të furnizimit me ujë dhe sektorit të ujërave të ndotur. Të pranishmit në Forum do të përshëndeten nga Dewi van de Weerd, Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri. Folës të shquar në Forum do të jenë Profesor Guy Alaerts, UNESCO-IHE, Instituti për Ujin dhe Arsimin, dhe Dr. Silver Mugisha, Drejtor Menaxherial i Kompanisë Kombëtare Ujësjellës Kanalizime të Ugandës dhe Zëvendës President i Shoqatës Ndërkombëtare të Ujit. Profesionistët e Rinj të Ujit janë të mirëpritur t’i bashkohen Forumit, pa shpenzime, dhe të mësojnë rreth mënyrave që ju mund të zhvilloni karrierën tuaj në sektorin e ujit. Më shumë informacion është i disponueshëm nën këtë link http://balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/10/Young-Water-Professionals-Forum.jpg
Përveç kësaj, Programi i Konferencës do të shfaqë edhe tri seanca plenare duke u fokusuar në temat e mëposhtme kryesore:
Sesioni Plenar 2. Direktivat e BE për Ujin – A është në gjendje Ballkani Perëndimor ti përmbushë ato?
Sesioni Plenar 3. Agregimi i Shoqërive Ujësjellës Kanalizime dhe Pushteti Lokal: Kuptimi i Saktë i Qeverisjes Koorporative
Sesioni Plenar 4. Aksesi dhe Shërbimet e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime: Kush paguan për të varfërit?
Përveç kësaj, do të ketë një total prej 30 prezantimesh formale, të cilat do të zhvillohen në sesione paralele duke mbuluar çështje aktuale në sektor.
Së fundi, ju nuk do të donit të humbisni mundësinë për të vizituar Ekspozitën më të madhe në historinë e Konferencës tonë, ku 25 kompanitë private do të tregojnë produktet dhe shërbimet që ato ofrojnë për sektorin e ujit.
Nëse ende nuk jeni regjistruar, ju mund të regjistroheni në vend në ditën e Konferencës.
Ejani të na bashkoheni në festimin e sektorit të ujit në Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike!
[:en]The Balkans Joint Conference and Exhibition 2016, “Water and Jobs”, which will take place on 2-3-4 November 2016, at EXPOCITY ALBANIA, in Tirana is only days away.
The Organizing and Program Committees are pleased to share the following highlights what appears to be the best assembled program of speakers and events ever organized by SHUKALB/SHUKOS.
Distinguished Speakers
Professor Guy Alaerts, Professor at the UNESCO-IHE Institute for Water and Education, who will deliver the Keynote Address at the opening of the first day of the Technical Sessions on November 3rd. Professor Alaerts will be speaking on water sector workforce issues and the challenges in developing the workforce of tomorrow.
Dr. Silver Mugisha, Managing Director of the National Water and Sewer Corporation of Uganda, and recently elected Vice President of the International Water Association will moderate Plenary Session I: Addressing the Water Sector Work Force Gap – An Avoidable Crisis, on November 3rd. Among the other distinguished panelists under Dr. Mugisha’s session will be, Ms. Maria Teresa Gutierrez from International Labor Organization.
High Level Decision Makers
Mr. Sokol Dervishaj, Minister of Transport and Infrastructure to deliver the Keynote address at the opening of the second day of technical sessions, on November 4th. Minister Dervishaj has been in his newly appointed position for less than three months and is expected to provide a fresh perspective on the current situation in the water supply and sewerage sector of Albania, as was recently reported by the Water Regulatory Commission in its Annual Report.
“Meet the Experts” Events
“Meet the Experts”, on the 3 and 4 November will create opportunities for to interested Conference participants to meet and exchange ideas and knowledge with the group of USA Experts, who are involved in SHUKALB’s USAID funded Project “Sustainable Water Sector Capacity Development in Albania”. The Experts come from different backgrounds and expertise to include water quality, wastewater treatment, utility management, and operator certification. More specific information on the times and locations for these events will be available at the Conference Registration Desk.
Welcome to SHUKALB’s Booth
SHUKALB has arranged for a 12 square meter exhibit booth, where Conference participants will be able to find a variety of information from how to become a member, to information on training courses available, and the planning going into the Test-Based Certification Program for Albania. Conference participants will also be able to look through and review over 30 training course manuals already developed by SHUKALB as a part of its USAID funded Project, “Sustainable Water Sector Capacity Development in Albania”. Besides, there will be sitting areas where you can have a conversation with your peers, while we offer you a coffee.
Young Water Professionals Forum
The Young Water Professionals Forum on the 2nd of November is an open platform for 5th year University students and Young Water Professionals (under 35 years old) and who are working in any aspect of the water supply and wastewater sector. The Forum attendees will be greeted by Dewi van de Weerd, the Ambassador of the Kingdom of the Netherlands in Albania. Distinguished speakers to the Forum will be Professor Guy Alaerts, UNESCO-IHE, Institute for Water and Education, and Dr. Silver Mugisha, Managing Director of the National Water and Sewer Corporation of Uganda and Vice President of the International Water Association. Young Water Professionals are welcome to join the Forum, as no cost, and learn about ways you can develop your career in the water sector. More information, is available under this link http://balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/10/Young-Water-Professionals-Forum.jpg
Besides, the Conference Program will feature three more plenary sessions focusing on the following key themes:
Plenary Session 2. EU Water Directive – Can the Western Balkans Afford to Comply?
Plenary Session 3. Utility Aggregation and Local Government: Getting Corporate Governance Right.
Plenary Session 4. Water Supply and Sewerage Access to Services: Who Pays for the Poorest of the Poor?
In addition, there will be a total of 30 formal presentations, which will run in parallel sessions covering current issues in the sector.
Lastly, you will not want to miss the opportunity to visit the largest Exhibition in the history of our Conference, where 25 private companies will show the products and services they offer for the water sector.
If you haven’t registered yet, you can register on-site at the day of the Conference.
Come join us in celebrating the water sector at the Balkans Joint Conference and Exhibition!