SHUKALB-SHUKOS Boards of Directors Meet to Discuss Joint Programs
March 7, 2017
[:sq]Bordet e Drejtorëve të SHUKALB dhe SHUKOS gjatë mbledhjes planifikuese dhe shqyrtuese të përbashkët.
Më 3 shkurt, Bordet e Drejtorëve të SHUKALB dhe të SHUKOS u takuan në Tiranë në një takim të përbashkët për të diskutuar mbi performancën e Konferencës dhe Ekspozitës së Përbashkët të vitit të kaluar, Programin e Përbashkët të Trajnimeve, si dhe planet për Konferencën e Përbashkët Ballkanike 2017 që do të mbahet në Prishtinë në muajin nëntor.
Përmes një prezantimi të bërë nga stafi i të dy shoqatave, të dy Bordet e Drejtorëve u informuan mbi nivelin e pjesëmarrjes në Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike 2016 e analizuar sipas kategorive të pjesëmarrjes (shoqëritë ujësjellës kanalizime, kompanitë private, institucionet publike, OJQ-të, profesionistët e rinj të ujit , etj); pjesëmarrja sipas vendeve dhe sipas gjinisë. Me mbi 400 pjesëmarrës në Konferencë që vinin nga 22 vende të ndryshme nga i gjithë Ballkani dhe Evropa, eventi arriti objektivin e tij të pjesëmarrjes. Prezantimi përfshinte një raport mbi pjesëmarrjen në Ekspozitë, e cila arriti numrin më të madh të stendave me 26 kompani private nga 9 vende të ndryshme. Në fund, stafi prezantoi një raport që analizonte cilësinë e Konferencës dhe Ekspozitës bazuar në përgjigjet e marra nga një pyetësor i dërguar pjesëmarrësve.
Takimi vazhdoi me diskutimin mbi Programin e Përbashkët të Trajnimeve, bazuar në nënshkrimin zyrtar të Memorandumit të Mirëkuptimit (MM) më 2 nëntor, gjatë Konferencës së Përbashkët Ballkanike. Diskutimi kishte të bënte me rolin dhe përgjegjësinë që secila nga Shoqatat do të të mbulojë dhe modelin financiar të zhvilluar për të pasqyruar parashikimet e kostove dhe të ardhurave të trajnimit.
Pika e fundit e axhendës së takimit ishte planifikimi i Konferencës dhe Ekspozitë së Përbashkët Ballkanike 2017, e cila u përqendrua në temën kryesore të konferencës, datat dhe vendin e mbajtjes së Konferencës.
Në përfundim, të dy Bordet ranë dakord të takohen përsëri më 3 mars, në Prishtinë, për të diskutuar më tej mbi detajet e Programit të Përbashkët të Trajnimeve 2017 dhe Konferencës dhe Ekspozitë së Përbashkët Ballkanike 2017.[:en]SHUKALB and SHUKOS Boards of Directors during their joint planning and review meeting.
On 3 February, the Board of Directors of SHUKALB and SHUKOS met in Tirana at a joint meeting to discuss the performance of last year’s Joint Conference and Exhibition, the Joint Training Program, and plans for the 2017 Balkans Joint Conference to be held in Prishtina in November.
In a presentation made by the staff of both Associations, the two Boards of Directors learned about the level of participation at the 2016 Balkans Joint Conference & Exhibition analysed by categories of participants (water utilities, private companies, public institutions, NGOs, young water professionals, etc); participation by countries and by gender. With over 400 Conference participants coming from 22 different countries throughout the Balkans and Europe, the event reached its participation objective. The presentation included a report on the Exhibition participation, which reached the highest number of booths with 26 private companies from 9 different countries. At the end, the staff presented a report that analysed the quality of the Conference and Exhibition based on responses sent to a questionnaire sent to participants.
The meeting continued with the discussion on the Joint Training Program, based on the official signing of the Memorandum of Understanding (MoU) in November 2nd, at the Balkans Joint Conference. The discussion was related to the role and responsibility that each of the Association’s will cover and the financial model developed to reflect the cost and revenue forecasts of the training.
The last point on the agenda of the meeting was the planning of the 2017 Balkans Joint Conference and Exhibition, which focused on the main theme of the Conference, Conference dates and the Conference venue.
At the end, the two Boards agreed to meet again on 3 March, in Prishtina, to have further discussions on the details of the 2017 Joint Training Program and the 2017 Balkans Joint Conference and Exhibition.[:]