SHUKALB Supports Albanian Water Utilities Celebrating World Water Day
April 4, 2017
[:sq]Gjatë festimit të Ditës Botërore të Ujit në Durrës
Çdo vit, Dita Botërore e Ujit nxjerr në pah një aspekt specifik të ujit dhe është një mundësi unike për të tërhequr vëmendjen dhe për të krijuar mundësinë për të nxitur qeverinë, shoqërinë civile dhe individët të ndërmarrin iniciativa të tilla ndërgjegjësimi.
Në Ditën Botërore të Ujit të Kombeve të Bashkuara të këtij viti, e cila sjell në fokus çështjen e ujit të ndotur, Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë shfrytëzon këtë mundësi për të tërhequr vëmendjen tek nevoja për investime kapitale dhe operacionale domethënëse në sigurimin e shërbimeve të grumbullimit dhe trajtimit të ujit të ndotur në Shqipëri, shërbime këto që garantojnë mbrojtjen e shëndetit publik, si dhe mjedisin.
Gjatë festimit të Ditës Botërore të Ujit në Cerrik
Në bashkëpunim dhe me mbështetjen financiare të GIZ, u organizuan aktivitete të ndryshme në disa qytete të Shqipërisë nga Shoqëritë e tyre Ujësjellës Kanalizime përkatëse si në Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Sarandë, Peqin, Himarë dhe Cërrik.
SHUKALB përgatiti dhe shpërndau për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime postera të ndryshëm me mesazhin e “Uji i Ndotur Kërkon Vëmendje” dhe dy fletëpalosje, njëra përmbante mesazhin zyrtar të Ditës Botërore të Ujit, dhe tjetra me disa këshilla të dobishme se si të kursejmë ujin.
Stafi i Shoqërive Ujësjellës Kanalizime u ndihmua shumë në përpjekjet e tyre për ndërgjegjësimin publik nga një grup studentësh vullnetarë. Këta studentë binin shumë në sy përmes bluzave të tyre të veçanta ku ishte e printuar logoja e Ditës Botërore të Ujit.
SHUKALB shpërndau postera të Ditës Botërore të Ujit edhe për Institucionet dhe Donatorët kryesorë që operojnë në sektorin e ujit në Shqipëri.
Dita Botërore e Ujit në Sarandë, Shkodër dhe Lezhë[:en]Celebrating World Water Day in Durres
Each year, World Water Day highlights a specific aspect of water and is a unique opportunity to draw attention and to create momentum that compels governments, the international community, civil society, and individuals to take action.
For 2017, the United Nations World Water Day has set the issue of wastewater as its focus, and the Water Supply and Sewerage Association of Albania has used this opportunity to bring attention to the need for significant capital and operational investment in wastewater collection and treatment in Albania for the protection of public health, as well as the environment.
Celebrating World Water Day in Cerrik
In cooperation and with the financial support of GIZ, different activities were organized in a number of cities across Albania by their respective water utilities such as Durres, Vlora, Shkodra, Lezha, Kavaja, Saranda, Peqin, Himara and Cerrik.
SHUKALB prepared and distributed customized posters to each water utility with the message “Wastewater Needs Attention” and two leaflets, one containing the official message for World Water Day 2017, and another with some useful tips on how to save water.
The staff of the Water Utilities were greatly assisted in its public outreach and awareness efforts by a group of volunteer students. These students were also very visible in their specially printed T-shirts bearing the logo of World Water Day.
SHUKALB also distributed World Water Day posters to the main Institutions and Donors that operate in the water sector of Albania.