Workshop “Towards a National Plan on Training and Certification for Water Public Administration 2018 – 2020”
June 5, 2017
[:sq]Znj. Albana Idershai nga Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit, duke diskutuar mbi nevojat për trajnime me grupin e punës “Ujë për Njerëz”
Në kuadër të Reformës dhe Procesit të Modernizimit të Administratës Publike dhe përgatitjes për procesin e negociatave komplekse me Bashkimin Evropian në sektorin e ujit, Ambasada Holandeze është duke dhënë mbështetje në procesin e krijimit të një Koncept Ideje për një Plan Kombëtar mbi Trajnimin dhe Certifikimin për Administrimin Publike të Ujit për periudhën 2018 – 2020. Në këtë kontekst, më 25 maj 2017, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, u organizua një workshop me qëllim identifikimin e kualifikimeve teknike dhe nevojave për trajnim të profesionistëve të ujit në qeverinë qendrore dhe lokale.
Workshopi mblodhi përfaqësues të grupeve nën-tematike të punës nga Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Agjencitë e Ujërave dhe Pellgjeve, Shoqata e Bashkive, si dhe SHUKALB.
Kjo iniciativë e Sekretariatit Teknik plotëson punën e vazhdueshme të SHUKALB në ofrimin e trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve për stafin teknik të shoqërive ujësjellës kanalizime. Ndërsa Shqipëria po ecën drejt BE-së, është e qartë se ka nevojë për profesionistë kompetentë dhe më të kualifikuar në administratë, si dhe pozicione teknike të institucioneve të ndryshme që kanë lidhje me ujin në Shqipëri.[:en]Ms. Albana Idershai of the Technical Secretariat of the National Water Council, discussing training needs with the working Group “Water for People”
In the framework of the Public Administration Reform and Modernization Process, and the preparation for the complex negotiations process with the European Union in the water sector, the Dutch Embassy is providing support in the process of producing a Concept Idea for a National Plan on Training and Certification for Water Public Administration for the period 2018 – 2020. In this context, a workshop was organized on 25 May 2017, at the premises of the Ministry of Agriculture, Rural Development and Water Administration, aiming to identify the technical qualifications and training needs of the water professionals in central and local government.
The workshop convened representatives of the sub-thematic working groups from the Technical Secretariat of the National Water Council, Albanian School of Public Administration (ASPA), Ministry of Agriculture, Rural Development and Water Administration, Ministry of Transport and Infrastructure, Ministry of Environment, Ministry of Energy and Industry, Water and Basin Agencies, Association of Municipalities, as well as SHUKALB.
This initiative of the Technical Secretariat complements the ongoing work of SHUKALB in providing training and capacity building to the technical staff of water supply and sewerage utilities. As Albania is moving towards EU, it is clear that there is need for competent and better qualified professionals in administration as well as technical positions of the different water related institutions in Albania.