Albanian Officials Actively Involved as Speakers on the Danube Water Conference Program
June 5, 2017
[:sq]Znj. Voltana Ademi, Kryetare e Bashkisë Shkodër në Konferencë
Këtë vit Konferenca e Ujit të Danubit u mbajt, më 17-18 maj, në Vjenë, Austri, e organizuar bashkërisht nga Banka Botërore dhe Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Furnizimit me Ujë të Basenit të Lumit të Danubit (IAWD). Konferenca u mbajt në ndërthurje me Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Ujit (IWA) mbi Treguesit e Performancës (15-17 maj). Tema e Konferencës për këtë vit ishte “Adresimi i Sfidave të Financimit të Shërbimeve të Ujit për Zhvillim”.
Midis 200 pjesëmarrësve nga rajoni i Danubit, ishte një delegacion prej 19 pjesëmarrësish nga Shqipëria, të cilët përfaqësonin ministritë, institucionin rregullator të ujit, bashkitë dhe shoqëritë UK, si dhe SHUKALB.
Pjesëmarrësit Shqiptarë luajtën një rol aktiv në Programin e Konferencës, ku ata prezantuan dhe u përzgjodhën si panelistë në sesione të ndryshme si mëposhtë:
Znj. Lindita Sotiri, Drejtore e Integrimit Evropian, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, duke prezantuar në Konferencë
Lindita Sotiri, Drejtore e Integrimit Evropian, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Anri Dajko, Analist i Finances dhe Kontabilitetit, Valu Add Management Services, prezantim mbi “Planifikimi Strategjik Financiar në praktikë: Rasti i Shqipërisë”
Petrit Tare, Drejtor i Përgjithshëm, UK Korçë dhe Kryetar i SHUKALB, panelist në Sesionin Plenar me titull “Mekanizmat Inovative të Financimit”
Alda Mile, Përgjegjëse e Departamentit të Ujësjellës Kanalizimeve, Bashkia Tiranë, prezantim mbi “Shqipëria: Hapat drejt integrimit të zonave rurale nën menaxhimin bashkiak të Ujësjellës Kanalizimeve”
Znj. Elisabeta Poçi, Zv. Drejtore Ekzekutive, SHUKALB, gjatë prezantimit të saj në Konferencë
Elisabeta Poçi, Zv. Drejtore Ekzekutive, SHUKALB, prezantimin “Sfida e përfshirjes së masave për ngritjen e kapaciteteve në planin e biznesit”
Voltana Ademi, Kryetare e Bashkisë Shkodër, prezantim mbi “Perspektivat e Qeverisë Kombëtare, Rregullatorëve, Qeverisë Bashkiake dhe Ujësjellës Kanalizimeve”
Arlinda Ibrahimllari, Krye Inxhiniere e Departamentit të Shërbimeve të Përpunimit të Ujërave të Ndotur, UK Korçë dhe Kryetare e Komitetit Drejtues për Zhvillimin e Udhëheqësve të Ujit të Shoqatës Ndërkombëtare të Ujit, folëse në Panelin Mbyllës mbi Përmbledhjen e cështjeve kryesore të Konferencës.
Në ditën e fundit të Konferencës, të premten më 19 maj, u organizuan shumë takime biznesi, ku do të veçonim:
DANUBIS.org TakimI i Mëngjesit
Takimi i Anëtarëve të IAWD-së, Shoqërive UK dhe Shoqatave Ujësjellës Kanalizime
Takimi Fillestar i Rrjetit për Zhvillimin e Kapaciteteve Rajonale (RCDN)
Takimi i Shoqatave Ujësjellës Kanalizime dhe Partneritetit të Danubit (D-LeaP)
SHUKALB është krenar të sjellë në vëmendjen e lexuesve të Burimit se gjatë Takimit të Shoqatave Ujësjellës Kanalizime dhe Partneritetit të Danubit (D-LeaP), Zv. Drejtorja Ekzekutive e SHUKALB, Znj. Elisabeta Poçi u zgjodh Nën/Kryetare e Këshillit të Komitetit të D-LeaP. Dëshirojmë ta urojmë Znj. Poçi për rolin e saj të ri dhe jemi të bindur se ajo do t’i mbulojë detyrat e saj në Komitet me vendosmëri dhe profesionalizëm të lartë.[:en]Mrs. Voltana Ademi, Mayor of Shkodra Municipality at the Conference
This year the Danube Water Conference was held on 17-18 May, in Vienna, Austria, jointly organized by the World Bank and the International Association of Water Supply Companies in the Danube River Catchment Area (IAWD). The Conference was held in conjunction with the IWA – Performance Indicators Conference (May 15-17). The theme of the Conference for this year was “Addressing the Challenges of Financing Water Services for Development”.
Among the 200 participants from the Danube Region, there was a delegation of 19 participants from Albania, who represented various Ministries, the Water Regulatory Agency, municipalities, and utilities, as well as SHUKALB.
The Albanian participants played an active role in the Conference Program, where they presented and were featured as panellists in different sessions as follows:
Mrs. Lindita Sotiri, Director of European Integration, Ministry of Transport and Infrastructure of Albania, presenting at the Conference
Lindita Sotiri, Director of European Integration, Ministry of Transport and Infrastructure of Albania, and Mr. Anri Dajko, Finance and Accounting Analyst, Valu Add Management Services, presentation on “Strategic Financial Planning in Practice: The Case of Albania”.
Petrit Tare, General Director, Korca Water Supply and Sewerage Company and President of SHUKALB, panellist in Plenary Session, “Innovative Financing Mechanisms”.
Alda Mile, Head of the Water Supply and Waste Water Department, Tirana Municipality, presentation on “Albania: Steps towards Integration of Rural Areas under Municipal Utility Management”.
Ms. Elisabeta Poci, Deputy Executive Director of SHUKALB, presenting at Conference
Elisabeta Poci, Deputy Executive Director, SHUKALB, presentation on “Challenge of Incorporating Capacity Building Measures into Business Plans”.
Voltana Ademi, Mayor of Shkodra Municipality, presentation on “Perspectives of National Government, Regulators, Municipal Government and Utilities”.
Arlinda Ibrahimllari, Technical Director of the Sanitation Department at Water Supply and Sewerage Company of Korca and Chair of the IWA Emerging Water Leaders Steering Committee, speaker on Summary of Key Conference “Take-Aways” – Closing Panel
On the last day of the Conference, Friday, 19 May, a number of business meetings were organized, to include:
ORG Breakfast Meeting
IAWD Members, Utilities and Utility Associations Meeting
Regional Capacity Development Network (RCDN) Kick-Off Meeting
Water Utility Associations and Danube Learning Partnership (D-LeaP) Meeting
SHUKALB is proud to bring to the attention of its BURIMI readers that during the Water Utility Associations and Danube Learning Partnership (D-LeaP) Meeting, its Deputy Executive Director, Ms. Elisabeta Poci, was elected Vice/Chair of the D-LeaP Committee Council. We would like to congratulate Ms. Poci on her new position, and we are convinced that she will cover her duties on the Committee with great determination, enthusiasm and professionalism.[:]