Kickoff Workshop for Joint Benchmarking HUB Program
August 8, 2017
[:sq]Pjesëmarrësit e Programit Benchmarking HUB gjatë Workshopit të Nisjes në Prishtinë.
Më 7 korrik 2017, SHUKOS dhe SHUKALB organizuan Workshopin e rradhësnë kuadër të programit të Përbashkët të Benchmarking HUB. Qëllimi i workshopit ishte monitorimi dhe përmirësimi i shërbimit dhe proceseve të biznesit të shoqërive ujësjellës kanalizime të Kosovës dhe Shqipërisë të përfshira në Program. SHUKALB u përfaqësua nga Znj. Olta Ceca, Menaxhere Trajnimeve dhe Programeve, e cili i mirëpriti pjesëmarrësit në emër të SHUKALB dhe i uroi atyre një punë produktive në avancimin e mekanizmave të standardizuar në këtë sektor.
Çdo pjesëmarrës i shoqërive UK ishte i pajisur me një laptop të lidhur me profilin e kompanisë së tij brenda platformës EBC. Gjatë punës praktike të futjes së të dhënave për vitin 2016, pjesëmarrësit patën rastin të diskutonin midis tyre për identifikimin dhe sqarimin e çështjeve të ndryshme, si dhe për dhënien e rekomandimeve.
Të dhënat e vitit 2016 ishin të lehta dhe të kuptueshme, për shkak të platformës së avancuar dhe të lehtë për t’u përdorur, por kishte ende vend për përmirësim, në veçanti në terminologjinë e përdorur për variablat.
Gjatë workshopit, pjesëmarrësit që patën mundësinë të marrin pjesë në Pi 2017 – Konferenca e Specialistëve mbi Benchmarkning dhe Vlerësimin e Performancës, të mbajtur më 15-17 maj, në Vienë, treguan përvojën dhe përshtypjet e tyre për eventin. Ata vlerësuan lartë karakterin shkencor të konferencës, e cila ishte e vlefshme për ta dhe theksuan faktin se ka ende shumë punë për të bërë për të përmirësuar sektorin e ujit në vendet tona.
Takimi i ardhshëm është planifikuar të mbahet në Shqipëri, ku pjesëmarrësit do të kryejnë analiza, korrigjime dhe verifikimet e raporteve.
Koordinatorja i HUB-it, Znj. Nadire Vitija, njoftoi të pranishmit se workshopi kryesor për Programin e Përbashkët të Benchmarking HUB do të organizohet gjatë Konferencës dhe Ekspozitës së Përbashkët Ballkanike që do të mbahet më 1, 2, 3 nëntor në Prishtinë.[:en]Participants of the HUB Benchmarking Program during the Kickoff Workshop in Prishtina.
On 7 July 2017, SHUKOS and SHUKALB organized the Kick-off Workshop within the framework of the Joint Benchmarking HUB program. The purpose of the workshop was to monitor and improve the service and business processes of the Kosovo and Albanian water utilities involved in the Program. SHUKALB was represented by Ms. Olta Ceca, Manager of Trainings and Programs, who welcomed the participants on behalf of SHUKALB, and wished them a productive work in the advancement of standardized mechanisms in the sector.
Every utility participant was equipped with a laptop connected to its company profile within the EBC platform. During the practice work of inputting the data for the year 2016, the participants had the chance to discuss, among each other, to identify and clarify different issues, as well as giving recommendations.
The input of the 2016 data was easy and understandable, due to the advanced and user friendly platform, but there was still room for improvement, in particular with the terminology used for the variables.
During the workshop, the participants who had the opportunity to participate at Pi 2017 – Specialist Conference on Benchmarking and Performance Assessment, held on 15-17 May, in Vienna, shared their experience and impressions of the event. They highly appreciated the scientific character of the conference, which was valuable to them, and stressed the fact that there is still a lot of work to be done in order to improve the water sector in our countries.
The next meeting is planned to be held in Albania, where the participants will conduct analyses, corrections and verifications of the reports.
The HUB Coordinator, Mrs. Nadire Vitija, informed the participants that the main workshop for the Joint Benchmarking HUB Program, will be organized during the Balkans Joint Conference and Exhibition, to be held on 1, 2, 3 November, in Prishtina.[:]