SHUKALB Organizes Regional Meetings with WSS Companies in Albania
August 8, 2017
[:sq]Drejtori i UK Elbasan, Besmir Prifti, Olta Ceca, Menaxhere e Progameve dhe Trajnimeve dhe Alban Kushi, Menaxher i Shërbimeve me Anëtarët dhe Administratës, SHUKALB, gjatë takimit në Elbasan
Gjatë muajit korrik, SHUKALB zhvilloi disa takime rajonale me shoqëri të ndryshme ujësjellës kanalizime në Shqipëri. Qëllimi i këtyre takimeve ishte të bëhej një prezantim i detajuar mbi aktivitetet më të fundit të SHUKALB, Programet, Kurset e Trajnimit, Anëtarësimi, Konferencat dhe Ekspozitat dhe Projektet, si dhe të diskutohej rreth mundësisë së përfshirjes së profesionistëve që punojnë në shoqëritë UK në projektet e ndryshme të ndërmarra nga Shoqata. SHUKALB u përfaqësua në këto takime nga Znj. Olta Ceca, Menaxhere e Programeve dhe Trajnimeve, dhe Z. Alban Kushi, Menaxher i Shërbimeve me Anëtarët dhe Administratës.
Takimi i parë u mbajt më 20 korrik, në Gjirokastër, me Drejtorin e UK Gjirokastër, Z. Bashkim Tola dhe Drejtorin e UK Tepelenë, Z. Arben Kacorri, i cili është anëtar i Bordit të Drejtorëve të SHUKALB. Takimi i dytë u mbajt në Sarandë, ku stafi i SHUKALB u mirëprit nga Drejtori Sheme Lulo i UK Sarandë. Si Drejtori Tola ashtu dhe Drejtori Lulo treguan interes për aktivitetet dhe arritjet e SHUKALB dhe theksuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të mëtejshëm.
Gjatë takimit me Drejtorin e UK Peshkopi, Arif Shini
Takimi i tretë u mbajt më 26 korrik në Elbasan, me Drejtorin Besmir Prifti të UK Elbasan. Edhe pse i ri në postin e tij, Drejtori Prifti ishte i mirë informuar rreth çështjeve të sektorit të ujit në Shqipëri dhe në veçanti të qytetit të Elbasanit. Ai tregoi angazhimin dhe vullnetin e tij drejt bashkëpunimit të ardhshëm me SHUKALB.
Takimi i radhës më 26 korrik, u mbajt në Pogradec, me Drejtorin e UK Pogradec, Z. Marsel Isallari. Gjatë takimit Drejtori Isallari bëri një prezantim të situatës aktuale të UK Pogradec dhe suksesit që ata kanë arritur në sigurimin e një furnizimi të besueshëm me ujë për banorët e Pogradecit.
Më 28 korrik, stafi i SHUKALB u takua me shoqëritë UK të Peshkopisë, Bulqizës dhe Burrelit. Secila nga shoqëritë theksoi se do t’i bashkohet SHUKALB si anëtare dhe do të marrin pjesë në Kurset e Trajnimit dhe Eventet e organizuara nga SHUKALB.
Takimi me Drejtorin e UK Burrel, Arian Lika, dhe stafin menaxherial
Në të gjitha takimet e zhvilluara, diskutimi u fokusua edhe në sfidat e sigurimit të furnizimit të mjaftueshëm me ujë gjatë sezonit të verës. Të gjitha shoqëritë deklaruan se kanë arritur të menaxhojnë mjaft mirë këtë situatë, duke ruajtur nivelin e dëshiruar të furnizimit me ujë për konsumatorët e tyre. Për sa i përket lidhjeve të paligjshme, shoqëritë kishin ndërmarrë paraprakisht masat e nevojshme duke i reduktuar ndjeshëm. Sidoqoftë, aksioni vazhdon në mënyrë që të parandalohen rastet sporadike të lidhjeve të paligjshme.
SHUKALB dëshiron të falënderojë secilën prej shoqërive ujësjellës kanalizime të vizituara për pritjen e tyre të ngrohtë dhe angazhimin e tyre për bashkëpunim. SHUKALB do të vazhdojë gjatë javëve të ardhshme të organizojë takime të tjera rajonale në mënyrë që të jetë më afër secilës prej shoqërive UK dhe për të diskutuar rreth problemeve të tyre.[:en]Director of Elbasan WSS, Besmir Prifti, Olta Ceca, Manager of Programs and Training, and Alban Kushi, Manager of Member Services and Administration, SHUKALB, during the meeting in Elbasan
During July, SHUKALB held regional meetings with different water supply and sewerage companies in Albania. The purpose of these meetings was to make a detailed presentation on the latest SHUKALB activities, Programs, Training Courses, Membership, Conferences and Exhibitions, and Projects, as well as to discuss the possibility of involving professionals working in water utilities in different projects implemented by the Association. SHUKALB was represented in these meetings by Mrs. Olta Ceca, Manager of Programs and Training, and Mr. Alban Kushi, Manager of Member Services and Administration.
The first meeting was held on 20th of July, in Gjirokaster, with the Director of UK Gjirokastra, Mr. Bashkim Tola, and the Director of UK Tepelena, Mr. Arben Kacorri, who is a member of the SHUKALB Board of Directors. The 2nd meeting was held in Saranda, where the staff of SHUKALB was welcomed by Director Sheme Lulo of UK Saranda. Both Director Tola and Director Lulo, showed interest on SHUKALB activities and achievements and stressed their willingness for further collaboration.
During the meeting with the Director of Peshkopia WSS, Arif Shini
The 3rd meeting was held on 26 July, in Elbasan, with the Director Besmir Prifti of UK Elbasan. Although new in his position, Director Prifti was well informed on the issues of the water sector in Albania and in particular of Elbasan. He showed his commitment and willingness toward future collaboration with SHUKALB.
The next meeting on 26 July, was held in Pogradec, with the Director of UK Pogradec, Mr. Marsel Isallari. During the meeting Director Isallari made a presentation of the current situation of UK Pogradec and the success they are having in providing a reliable supply of water.
On 28th of July, SHUKALB staff met with utilities of UK Peshkopia, UK Bulqiza and UK Burrel. Each f the utilities stressed that their will join SHUKALB, as members, and participate in the Training Courses and Events organized by SHUKALB.
The meeting with Director of Burrel WSS company, and the management staff
At all the meetings conducted, the discussion was focused on the challenges of providing sufficient water supply during summer demand. All of the companies stated that they have been able to manage quite well this situation, maintaining the desired level of water supply delivery to their consumers. Regarding illegal connections, the companies had already taken the necessary measures in advance by significantly reducing them. However, there are still actions running in order to prevent sporadic cases of illegal connections.
SHUKALB would like to thank each of the water supply and sewerage companies visited for their warm welcome and their commitment for collaboration. SHUKALB will continue during the coming weeks to organize other regional meetings in order to be closer to each of the utilities and to discuss their issues.[:]