Tirana Water Supply and Sewerage Company Organizes Public Hearing on Proposed New Tariffs
September 6, 2017
[:sq]Përfaqësuesit e UK Tiranë, Bashkisë Tiranë dhe pjesëmarrësit gjatë dëgjesës publike. (Foto nga UKT)
Me datë 27 korrik, në ambjentet e Hotel Tirana International, Ujësjellës Kanalizime Tiranë sëbashku me Bashkinë e Tiranës zhvilluan një dëgjesë publike në lidhje me kërkesën për ndryshimin e tarifës së shërbimit të ujit në qytetin e Tiranës.
Në këtë dëgjesë morën pjesë qytetarë të Tiranës, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, media, shoqata, organizata, si dhe të kompani private. Shoqëria UK Tiranë u përfaqësua nga Redi Molla, Drejtor i Përgjithshëm, Evis Gjebrea, Nëndrejtoreshë e UKT dhe Ortion Dhami, Drejtor i Departamentit inxhinierik, ndërsa Bashkia Tiranë u përfaqësua nga Taulant Tusha, Drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike. Dëgjesa u organizua në formën e një debati të hapur midis përfaqësuesve të UKT-së dhe Bashkisë Tiranë, dhe pjesëmarrësve.
Një qytetare e Tiranës gjatë diskutimeve. (Foto nga UKT)
Një nga pikat kryesore që u diskutua ishte mbi planin e biznesit të hartuar nga UK Tiranë i cili prek investimet e nevojshme kapitale që do të bëjnë të mundur sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Tiranës brenda periudhës 5 vjeçare. Drejtori i Përgjithshëm i UKT, vuri në dukje faktin se ritmi i lartë i rritjes së popullsisë në Kryeqytet ndër vite, në ndryshim me qytetet e tjera, solli një hendek në investimet e infrastrukturës hidroteknike, ndërkohë që vetë UKT ka trashëguar borxhe të mëdha të cilat vazhdon t’i shlyejë. Shërbimet janë përmirësuar në të gjitha planet, janë rritur ndjeshëm investimet, por tani duhet një fazë e investimeve magjistrale ç’ka do të rinovojë linjat kryesore përcjellëse për të ulur humbjet dhe për të rritur ujin në rubinetat e qytetarëve.
Nëndrejtoresha e UKT, Evis Gjebrea, e trajtoi planin e biznesit në aspektin ekonomik, dhe theksoi se rritja e çmimit në masën e kërkuar është një llogaritje e bërë duke ruajtur sensin e masës, në mënyrë që të balancohen sa më shumë kostot e ndërmarrjes në kryerjen e investimeve kapitale, mirëmbajtjen e një rrjeti që po zgjerohet dhe do të zgjerohet shumë, por edhe të përmirësojë performancën e shërbimit. Znj. Gjebrea, theksoi se plani strategjik i UKT është hartuar i tillë që të ketë një sukses në një kohë të shpejtë. “Nëse gjërat do të vazhdojnë kështu siç janë, ne mund të kemi mundësi të kryejmë investimet kapitale për të sjellë ujë 24 orë brenda 20 vjetësh, por me këtë plan mund ta arrijmë objektivin brenda 5 vitesh”, tha Znj Gjebrea.
Përfaqësuesi i Bashkisë Tiranë, Taulant Tusha, theksoi se ashtu si të gjitha investimet e mëdha, Bashkia i bën duke bashkëpunuar, folur dhe dëgjuar qytetarët për të krijuar një urë komunikimi permanente.
Drejtori i Departamentit inxhinierik në UKT, Ortion Dhami, u ndal në detaj mbi projektet e kryera nga UKT dhe planin e plotë të investimeve të mëdha që ka nevojë kryeqyteti, jo vetëm në 11 njësitë e qytetit Tiranë, por edhe në njësitë bashkiake që kanë qenë ish-komunat, të cilat kanë nevojë për investime të qenësishme.[:en]Representatives of Tirana WSS company and Municipality, and participants at the Public Hearing. (foto by Tirana WSS company)
On 27 July, at the premise of the Tirana International Hotel, the Tirana Water supply and Sewerage Company (UK Tirana), jointly with the Municipality of Tirana, held a public hearing regarding their recent request for changing the tariff of water supply service in the Municipality of Tirana.
The public hearing was attended by citizens of Tirana, representatives of various institutions, media, associations, organizations and private companies. UK Tirana was represented by Redi Molla, General Director, Evis Gjebrea, Deputy Director and Ortion Dhami, Director of the Engineering Department, while the Municipality of Tirana was represented by Taulant Tusha, General Director of Public Works. The hearing was organized in the form of an open discussion, through questions and answers, between the representatives of UKT and the Municipality of Tirana, and the participants.
A citizen of Tirana during the discussion. (foto by Tirana WSS company)
One of the main points of discussion was about the business plan drafted by UK Tirana, which addresses the necessary capital investments that will ensure the drinking water supply for Tirana citizens within a 5-year period. General Director Molla pointed out the fact that the high rate of population growth in the capital over the years, unlike other cities, created a gap on the hydro-technical infrastructure investments, while the Company has already inherited huge debts which it continues to repay. The services have been improved at all levels, investments have been increased significantly, but now there is a need for a major investment phase that will renew the main supply lines in order to reduce losses and increase water supply at the faucets of citizens.
Deputy Director, Evis Gjebrea, addressed the economic aspect of the business plan, and stressed that the price increase at the proposed level is calculated carefully in order to have the best balance of the Company’s costs on capital investments, the maintenance of an expanding network, as well as to improve service performance. Mrs. Gjebrea emphasized that the strategic plan of the Company was designed to have a success in a short time. “If things are going to continue as they are right now, we may be able to carry out capital investments in order to have 24 hours water supply service within 20 years, but with this plan we can reach the target within 5 years,” said the Ms. Gjebrea.
Tirana Municipality representative, Taulant Tusha, stressed that all the major investments of the Municipality are done by cooperating, speaking and listening to citizens in order to create a permanent communication bridge.
At the end, the Director of the Engineering Department, Ortion Dhami, presented in detail the projects carried out by the Company and the full major investment plan needed by the Capital City, not only in the 11 units of the city of Tirana, but also at the former communes that need substantial investments.[:]