SHUKALB and SHUKOS Successfully Delivered Three Training Courses
October 12, 2017
[:sq]Trajnerët Sokol Xhafa dhe Mumin Morina duke demonstruar përdorimin e një detektori për rrjedhjet. Burimi i fotografisë: SHUKALB
Gjatë muajit shtator 2017, SHUKALB dhe SHUKOS zhvilluan tre kurse trajnimi, si pjesë e Programit të Përbashkët të Trajnimit. Kursi i parë i trajnimit “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit” u dha më 6 dhe 7 shtator në ambientet e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit të Prishtinës.
Kursi i trajnimit u ndoq nga inxhinierët dhe stafi teknik i kompanive rajonale të ujit të Prishtinës, Hidrodrinit, Radoniqit, Bifurkacionit dhe Hidromoravës, të cilët u përshëndetën nga Drejtori i Përgjithshëm i KRU Prishtinë, z. Ilir Abdullahu.
Trajnimi u drejtua nga trajnerët Ervin Bucpapaj, Konsulent i pavarur nga Shqipëria, Sokol Xhafa, Drejtor Teknik i Kompanisë Rajonale te Ujësjellësit Prishtinë dhe Mumin Morina, Drejtor Teknik i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava, Gjilan.
Kursi i trajnimit u ofroi pjesëmarrësve njohuritë bazë të nevojshme për monitorimin dhemenaxhimin e humbjeve të ujit. Disa nga temat kryesore të trajtuara gjatë trajnimit dy ditor ishin:Kryerja e Auditimit të Ujit; Zonat e Matura të Shërbimit (DMA) dhe Menaxhimi i Presionit.
Trajnerja Etleva Leska duke bashkëvepruar me Zef Macin, Drejtor i UK Lezhë dhe Arben Kacorri, Drejtor i UK Tepelenë gjatë një ushtrimi. Foto nga SHUKALB
Kjo ishte hera e parë që ky kurs trajnimi jepet në Kosovë dhe përveç koncepteve teorike mbi humbjen e ujit dhe shkëmbimit të përvojës personale nga pjesëmarrësit, trajnimi përfshiu edhe disa demonstrime praktike dhe përdorimin e pajisjeve të zbulimit të rrjedhjeve të ujit që u siguruan nga Kompania Rajonal e Ujësjellësit Prishtinë.
Kursi i dytë i trajnimi i dytë me titull “Menaxhimi” u mbajt më 14 dhe 15 shtator në Hotel Mondial në Tiranë, ku morën pjesë Drejtorët e Përgjithshëm si dhe stafi i lartë menaxhues i shoqërive ujësjellës kanalizime Tiranë, Tepelenë, Lezhë, Mat, Vlorë, Sarandë dhe Elbasan, si dhe i Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit Prishtinë.
Trajnimi u dha nga trajnerët Etleva Leskaj, Lektore e Menaxhmit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe Majlinda Hakani, Konsulente e pavarur, Shqipëri.
Përmes një kombinimi prezantimesh mbi parimet themelore të menaxhimit, ushtrimesh dhe rastesh studimore, kursi i trajnimit i pajisi pjesëmarrësit me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e përditshme dhe për të përmirësuar performancën e shoqërive që drejtojnë.
Trajnerët Daniela Gega dhe Anri Dajko duke drejtuar një ushtrim gjatë kursit të trajnimit Foto nga SHUKALB
Disa nga temat e trajtuara gjatë kursit të trajnimit dy ditor ishin të lidhura me detyrat e përditshme dhe përgjegjësitë e menaxherëve si: Komunikimi; Marrëdheniet njerëzore; Kultura organizative; Zgjidhja e problemeve; dhe Menaxhimi financiar.
Kursi i tretë i trajnimit “Menaxhimi i Aseteve” u mbajt më 29 shtator, në Hotel Mondial në Tiranë dhe u ndoq nga stafi financiar dhe menaxhues i shoqërive ujësjellës kanalizime Elbasan, Fier, Permet, Shkodër dhe Kukës. Trajnimi u realizua nga trajnuesit Anri Dajko, Analist Financiar dhe Daniela Gega, Analiste Financiare dhe Eksperte e Tarifave, nga Valu Add Management dhe Edmond Lekaj, Ekspert i GIS.
Ky kurs trajnim trajtoi të gjitha elementet bazë të menaxhimit të aseteve me qëllim kryesor rritjen
Trajneri Edmond Lekaj gjatë prezantimit të programit GIS Foto nga SHUKALB
e ndërgjegjësimit për rëndësinë e menaxhimit të aseteve. Trajnimi mbuloi tema të tilla si Inventari i Aseteve, Sistemi i menaxhimit të të dhënave të aseteve; Niveli i shërbimit; Asetet kritike; Menaxhimi i aseteve gjatë ciklit të jetës; Strategjia afatgjatë e financimit. Z. Lekaj mbajti një prezantim mbi programin GIS në lidhje me menaxhimin e aseteve, qëllimi për çfarë përdoret dhe cilat janë përfitimet e programit GIS. Në fund të kursit të trajnimit u zhvilluan dy ushtrime në lidhje me inventarin e aseteve dhe asetet kritike të një qyteti të caktuar.
Që kur SHUKALB dhe SHUKOS bashkuan përpjekjet e tyre për ofrimin e trajnimeve për anëtarët e tyre nën Programin e Përbashkët të Trajnimit, iniciativa ka qenë shumë efikase në përdorimin e burimeve, duke lejuar që SHUKOS të përfitojë nga kurset e trajnimit që SHUKALB ka zhvilluar në kuadër të Grant Projektit të tij të financuar nga USAID. Përveç kësaj, Programi i Përbashkët i Trajnimit ka bërë të mundur zgjerimin e grupit të trajnerëve që mund të ofrojnë gamën e gjerë të temave të trajnimeve në dispozicion, gjë që shton cilësinë e përgjithshme të Programit të Përbashkët të Trajnimit.[:en]Trainers Sokol Xhafa and Mumin Morina demonstrating the use of a leakage detector. Photography source: SHUKALB
During September 2017, SHUKALB and SHUKOS delivered three training courses, as part of their Joint Training Program. The first training course “Water Loss Management” was delivered on 6 and 7 September at the premises of Prishtina Regional Water Company.
The training course was attended by engineers and technical staff of the regional water companies of Prishtina, Hidrodrini, Radoniqi, Bifurkacioni, and Hidromorava, who were greeted by the General Director of Prishtina RWC, Mr. Ilir Abdullahu.
The training course was delivered by trainers Ervin Bucpapaj, Freelance Consultant from Albania, Sokol Xhafa, Technical Director of Prishtina Regional Water Company, and Mumin Morina, Technical Director of Hidromorava-Gjilan Regional Water Company
The training course provided the participants with fundamental knowledge needed to monitor and manage water losses. Some of the main topics addressed during the two day training were:
Methods on Water Auditing
District Metering Areas (DMA)
Pressure Management
Trainer Etleva Leska interacting with Zef Maci, Director of Lezha Utility and Arben Kacorri, Director of Tepelena Utility during an exercise. Photo by SHUKALB
This was the first time that this training course has been delivered in Kosova and besides the theoretical concepts on water loss, and the exchange of personal experience from the participants, the training also included some practical demonstrations and use of water leakage detection equipment that was provided by the host, Prishtina Regional Water Company.
The second training course titled “Management” was delivered on 14 and 15 September, at Mondial Hotel in Tirana, and it was attended by the General Directors as well as other senior management staff from the Albanian water supply and sewerage companies of Tirana, Tepelena, Lezha, Mat, Vlora, Saranda, and Elbasan, as well as Prishtina Regional Water Company of Kosova.
The training was delivered by trainers Etleva Leskaj, Lecturer of Management, Faculty of Economy, University of Tirana and Majlinda Hakani, Freelance Consultant, Albania.
Through a combination of presentations on fundamental principles of management and exercises and case studies, the training course provided the participants with knowledge and skills necessary to face the challenges of everyday management at the water utilities. Some of the topics addressed during the two day training
Trainer Majlinda Hakani. presenting during the second day of the training course Photo by SHUKALB
course were related to the day-to-day tasks and responsibilities of managers such as: Communication; Human Relations; Organizational Culture; Problem solving and Financial Management.
The third training course “Asset Management” was delivered on 29 September, at Mondial Hotel in Tirana, and was attended by the financial and management staff of water supply and sewerage companies of Elbasan, Fier, Permet, Shkoder and Kukes. The training was delivered by trainers Anri Dajko, Financial Analyst and Daniela Gega, Financial Analyst and Tariff Expert, from Valu Add Management and Edmond Lekaj, GIS Expert.
This training course addressed all the basic elements of asset management with the main purpose of raising
Trainer Edmond Lekaj during presentation of GIS program Photo credit: SHUKALB
awareness of the importance of asset management. The training covered topics such as Asset Inventory, Asset Data Management System; Level of Service; Critical Assets; Asset Life-Cycle Management; Long-Term Funding Strategy. Mr. Lekaj held a presentation on the GIS program in the regard of asset management, what it is used for and what are the benefits of the GIS program. At the end of the training course were developed two exercises regarding assets inventory and critical assets of a specific city.
Since SHUKALB and SHUKOS agreed to join their efforts in providing training to their members under the Joint Training Program, the initiative has been very efficient in the use of resources, by allowing SHUKOS to take advantage of the Training Courses that SHUKALB has developed under its USAID funded Project Grant. In addition to that, the Joint Training Program has allowed for an expansion of the pool of trainers that can deliver the broad range of training topics available, which adds to the overall quality of the Joint Training Program.[:]