SHUKALB Delivers Successfully the “Financial Management for Non- Financial Managers” Training Course
December 28, 2017
[:sq]Trajnerja Mirela Ujkani dhe pjesëmarrësit gjatë zhvillimit të kursit të trajnimit “Menaxhimit Financiar për Menaxherët Jo-Financiare” Foto nga SHUKALB
Në kuadër të Programit të Përbashkët të Trajnimit, më 18-19 dhjetor 2017, në Tiranë, SHUKALB zhvilloi kursin e trajnimit dy ditor “Menaxhimi Financiar për Menaxherët Jo-Financiare”. Trajnimi u ndoq nga stafi i shoqërive ujësjellës kanalizime të Vlorës, Devollit, Tepelenës dhe Lezhës dhe u drejtua nga trajnerja Mirela Ujkani, Pedagoge e Menaxhimit pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Kursi i trajnimit trajtoi parimet themelore të menaxhimit financiar, dhe i drejtohet menaxherëve jo-financiarë të shoqërive ujësjellës kanalizime. Disa nga temat specifike që mbuloi kursi i trajnimit përfshinin: koston e shërbimit, vendosja e tarifave, planifikimi i kapitalit, identifikimi i proceseve të menaxhimit financiar, analiza e performancës financiare të kompanisë së ujit, raportin e likuiditetit dhe analizën kosto-përfitim.
Vlera e këtij kursi trajnimi qëndron në faktin se u siguron menaxherëve njohuritë e nevojshme për aspektet financiare të shoqërive ujësjellë, për një proces më të mirë të vendimmarrjes. Kjo u bë gjithashtu e qartë nga përshtypjet e drejtpërdrejta të marra nga pjesëmarrësit. Bora Kolbucaj, Shefe e Financës, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Lezhë u shpreh: “Ky trajnim ishte shumë i vlefshëm. Profesore Mirela ishte shembullore si nga ana profesionale ashtu dhe nga komunikimi. Falenderoj stafin e SHUKALB që na jep mundësinë të bëjmë trajnime të tilla”.[:en]Trainer Mirela Ujkani and particiants during the“Financial Management for Non- Financial Managers” Training Course Photo Credit: SHUKALB
In the framework of the Joint Training Program, on 18 – 19 December 2017, in Tirana, SHUKALB delivered the two day training course “Financial Management for Non- Financial Managers”. The training course was attended by the staff of water supply and sewerage utilities of Vlora, Devoll, Tepelena and Lezha, and it was delivered by trainer Mirela Ujkani, Lecturer of Management from the Faculty of Economy, University of Tirana.
The training course addressed fundamental principles of financial management, and it targets the non-financial managers of water and wastewater utilities. Some of the specific topics covered by the training course included: cost of service, tariff setting, capital planning, identification of financial management processes, analysis of water company’s financial performance, liquidity ratio, and cost-benefit analysis.
The value of this training course is that it provides the managers with the necessary knowledge on the financial aspects of the water and wastewater utility, for a better decision making process. This was also made clear by the direct feedback received from the participants. Bora Kolbucaj, Head of Finance Department at the Lezha Water Supply and Sewerage Company expressed: “This training was very useful. Professor Mirela was excellent; both professionally and in communication, and the training course ran very smoothly. I would like to thank the staff of SHUKALB that gives us the opportunity to attend to such trainings”.[:]