Vlora Water Supply and Sewerage Company Inaugurates the Wastewater Treatment Plant
August 7, 2018
[:sq]Znj. Romana Vlahutin, Ambasadore e BE-së në Shqipëri, gjatë fjalës së saj në ceremony Foto nga Uk Vlorë
Me date 08 Korrik 2018, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Vlorë (UK Vlorë) organizoi ceremoninë e inagurimit te Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura, një investim i financuar nga Bashkimi Evropian, me një vlerë prej 15 milionë Euro. Bashkia e Vlorës është përfituesi kryesor i këtij investimi të rëndësishëm që do të mbrojë mjedisin dhe detin, si dhe do të mbështesë një sezon të suksesshëm turistik.
Në ceremoninë e inagurimit morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, ambasadorja e BE-së në Shqiperi, znj. Romana Vlahutin, Kryetari i Bashkisë Vlorë, z. Dritan Leli, si dhe shumë të ftuar të tjerë. Përpara nisjes së ceremonisë autoritetet më të larta të shoqëruar nga drejtori i UK Vlorë, z. Dorian Xhelili vizituan disa sektorë të funksionimit të këtij impianti, ku patën mundësinë të shihnin nga afër operimin e impiantit si dhe teknologjinë bashkëkohore.
Znj. Romana Vlahutin, Ambasadore e BE-së (rreshti i parë, e treta nga djathtas) dhe z. Dorian Xhelili, drejtor i UK Vlorës (rreshti i dytë, i dyti nga e djathta) dhe stafi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në fund të ceremonisë Foto nga UK Vlorë
Kryetari i Bashkisë Vlorë, z. Dritan Leli mbajti fjalën e mirëseardhjes në këtë ceremoni, ndërsa nënvizoi rëndësinë e kësaj vepre që do t’i shërbejë më së miri sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama e cilësoi impiantin si një “vepër infrastrukturore shumë të rëndësishme për mjedisin e turizmin, ndërkohë që premtoi edhe një sërë investimesh të tjera, të cilat do të jenë të fokusuara vec të tjerash edhe në rrjetin e kanalizimeve në qytet dhe në Njësitë Administrative të Bashkisë Vlorë.
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, znj. Romana Vlahutin, në fjalën e saj theksoi se kjo vepër do të mundësojë zhvillimin e një turizmi elitar në Vlorë. Në fund të ceremonisë, ambasadorja Vlahutin preferoi që ta mbyllë ceremoninë me një foto me drejtorin e UK Vlorë, z. Dorian Xhelili si dhe me një pjesë të stafit që do të kontribuojnë në këtë impiant.[:en]Ms. Romana Vlahutin, EU Ambassador to Albania, during her speech at the ceremony Photo Credit: Vlora WSSC
On 8 July 2018, Vlora Water Supply and Sewerage Company (Vlora WSSC) organized the inauguration ceremony of the Wastewater Treatment Plant, an investment funded by the European Union with a total value of 15 million Euros. The Municipality of Vlora is the primary beneficiary of this important investment which will protect the environment and the sea, and will support a successful tourist season.
The inauguration ceremony was attended by Mr. Edi Rama, Prime Minister of Albania, Ms. Romana Vlahutin, EU Ambassador to Albania and Mr. Dritan Leli, Mayor of Vlora, as well as many other guests. Prior to the start of the ceremony, the high level guests accompanied by the director of Vlora WSSC, Mr. Dorian Xhelili, visited several sectors of this facility, where they had the opportunity to take a closer look at the operation of the plant, as well as the latest technology used.
Ms. Romana Vlahutin, EU Ambassador to Albania (first row, 3rd from right) and Mr. Dorian Xhelili, Director of Vlora WSSC (second row, 2nd from right) and staff of the wastewater treatment plant at the end of the ceremony Photo Credit: Vlora WSSC
The Mayor of Vlora, Mr. Dritan Leli delivered the welcome speech at the ceremony highlighting the importance of this investment that will best serve the tourist season. The Prime Minister Edi Rama in his speech described the plant as a “very important infrastructure investment for the environment and tourism, while promoting a number of other investments that will be focused mainly on the sewerage network in the city and in the administrative units of Vlora Municipality.
In her speech, the EU Ambassador to Albania, Ms. Romana Vlahutin, stressed that this investment will enable the development of an elite tourism in Vlora. At the end of the ceremony, Ambassador Vlahutin closed the ceremony by taking a photo with the director of Vlora WSSC, Mr. Dorian Xhelili and some of the staff of the wastewater treatment plant.[:]