Successful First Time Piloting of Distance Learning Course by SHUKALB
October 9, 2018
[:sq]SHUKALB ka zbatuar me sukses, për herë të parë në historinë e tij të zhvillimit dhe ofrimit të trajnimeve, një kurs të mësimit në distancë mbi “Udhëzimet praktike për anëtarët e Këshillit të Administrimit të shoqërive aksionare ujësjellës kanalizime”. Kursi i trajnimit pilot i mësimit në distancë u zhvillua dhe u zbatua në kuadër të projektit të financuar nga USAID, “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit në Shqipëri” me mbështetjen e përbashkët të projektit të lartpërmendur, si dhe të grant projektt të financuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Furnizimit me Ujë në Basenin e Lumit të Danub (IAWD). Përveç kësaj, IAWD i siguroi SHUKALB-it një hapësirë në Akademinë e Partneritetit të Danubit (D-LeaP), ku u zbatua kursi i trajnimit të mësimit në distancë.
Kursi i mësimit në distancë u zhvillua dhe u përshtat bazuar në një kurs trajnimi ekzistues nga një grup ekspertësh lokal. Grupi i parë i pjesëmarrësve ndoqën kursin nga data 10 shtator deri më 5 tetor, ku përfshiheshin anëtarët e Këshillit Administrativ, Këshilli Bashkiak, drejtorët e përgjithshëm dhe teknik të shoqërive ujësjellës kanalizime dhe inxhinierë të tjerë të interesuar në shërbimet e ujësjellës kanalizimeve. Tetë (8) nga katërmbëdhjetë pjesëmarrës, kanë plotësuar të gjitha kërkesat e mësimit të kursit dhe ata do të pajisen me Certifikata.
Kursi i mësimit në distancë ndihmoi pjesëmarrësit:
Të njiheshin me organizimin dhe funksionet e organeve drejtuese të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime, formën ligjore të Shoqërive Publike dhe kuadrin ligjor që rregullon ato në Shqipëri.
Të mësonin kompetencat e Administratorit të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime, autoritetin dhe procedurat që janë themeluar për ushtrimin e funksionit të tij.
Të kuptonin aspektet legjislative, rregullatore dhe institucionale që ndikojnë në organizimin dhe menaxhimin e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime.
Të kuptonin rolin dhe funksionet e Entit Rregullator të Ujit dhe kuadrin legjislativ që rregullon funksionin rregullator të Entit.
Të mësonin elementët bazë të infrastrukturës së sistemit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, si dhe funksionin që këto elemente kryejnë në ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.
Të kuptonin konceptet themelore të hartimit të një Plani Biznesi pesë vjeçar, siç aplikohet për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime
Të kuptonin instrumentet dhe metodologjitë për monitorimin e performancës së Shoqërive Ujësjellës Kanalizime.
Të kuptonin “Pjesëmarrjen e Sektorit Privat”, si një mundësi për të ofruar shërbime ujësjellës kanalizimeve dhe për të përmirësuar performancën e Shoqërive.
Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, citoi mbi kursin: “Kursi ofron udhëzime shumë praktike në të gjitha fushat kryesore për anëtarët e këshillit administrativ, me qëllim që të ushtrojnë detyrat e tyre me njohuri në menaxhimin e Shoqërive Ujësjellës Kanalizimeve. Unë e rekomandoj shumë për organet Bashkiake“.
Kursi eLearning kombinon një sërë mjetesh të të mësuarit, të tilla si prezantimi, grafika, mjete shtesë të punës, testet e kontrollit të njohurive, pyetjet të reflektimit dhe diskutimit, dhe fjalorin, të cilat e bëjnë përvojën e të mësuarit efektiv dhe të këndshëm. Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime dhe adresuan pyetje teknike, gjë që është një veçori shtesë pozitive e kursit të mësimit në distancë.
Pjesëmarrësit e vlerësuan shumë kursin, si i lehtë, i dobishëm dhe interesant. Përgjigjet e përgjithshme rreth përmbajtjes, dizajnit dhe metodologjisë, logjistikës dhe ndikimit të perceptuar ishin shumë pozitive. Pjesëmarrësit theksuan përfitimet e leximit në kohën dhe ritmin e tyre, dhe leximit para dhe pas të materialit sa herë që ishte e nevojshme. Ata identifikuan dhe konfirmuan zbatimin e veprimeve specifike për përmirësimin dhe adresimin e problemeve në vendin e punës. Mark Molla, Administrator i Shoqërisë Ujesjellës Kanalizime Shkodër citoi: “Kursi ishte i vlefshëm dhe ilustrues, pavarësisht se ndeshemi me këto çështje dhe problematika çdo ditë. Gjithashtu kishte informacion risi siç është PPP. Nga ana tjetër informacioni i dhënë nga kursi ishte i bollshëm për të përvetësuar e përmirësuar njohuritë e përgjithshme dhe më të detajuara“.
Kjo ishte përvoja e parë e SHUKALB me mësimin në distancë, ndërkohë që kjo formë e ofrimit të trajnimeve është bërë mjaft popullore vitet e fundit, kryesisht në vendet e zhvilluara. Arsyet për këtë lidhen kryesisht me komoditetin që u ofron pjesëmarrësve, ku trajnimi mund të merret nga vendndodhja e pjesëmarrësve dhe ritmin e ndjekjes së trajnimit e zgjedh vetë pjesëmarrësi. Përveç kësaj, kjo formë e ofrimit të trajnimit eliminon kostot e udhëtimit dhe akomodimit të lidhura në përgjithësi me ofrimin klasik të trajnimit në klasë. Nëse kjo do të jetë e ardhmja e ofrimit të trajnimeve për SHUKALB apo jo, është akoma shumë herët për ta parashikuar. Megjithatë, SHUKALB do ta përdorë këtë përvojë të parë të suksesshme dhe do të ofrojë kursin e trajnimit në distancë “Udhëzimet praktike për anëtarët e Këshillit të Administrimit të shoqërive aksionare ujësjellës kanalizime” për të gjithë individët e interesuar, si pjesë e kalendarit të rregullt vjetor të trajnimit.[:en]SHUKALB has successfully implemented, for the first time in its history of training development and delivery, a distance-learning training course on “Practical Guidelines for the Administrative Council Members of Water Supply and Sewerage Utilities”. The pilot distance-learning training course was developed and implemented in the framework of SHUKALB’s USAID funded Project “Sustainable Water Sector Capacity Development in Albania” with joint support from the aforementioned project, as well as a Grant Project funded by the International Association of Water Supply Companies in the Danube River Catchment Area (IAWD). In addition, IAWD provided SHUKALB with a space in its Danube Learning Partnership (D-LeaP) Academy, where the distance-learning training course was implemented.
The distance–learning course was developed and adapted from an existing training course by a group of local subject matter experts. The first group of participants took the course during 10 September to 5 October, and they included the Administrative Council Members, Municipality Council, General and Technical Utility Directors and other engineers interested in the water supply and sewerage services. Eight (8) out of fourteen participants, have fully completed the learning requirements of the course and they will be awarded Certificates.
The distance-learning course helped the participants, to:
Be acquainted with the organization and functions of the governing bodies of the Water Supply and Sewerage Utilities, the Utilities’ legal form and the legislation framework that regulates them in Albania.
Learn the Utility Administrator’ competences, the authority and the procedures that are established for exercising his function.
Understand the legislative, regulatory and institutional aspects that affect the Utility organization and management.
Understand the Water Regulatory Entity role and functions and the legislation framework governing the regulatory function of the Entity.
Learn the basic elements of a water supply and sewerage system infrastructure, and the function that these elements perform in providing water supply and sewerage services.
Understand the basic concepts of designing a five year Business Plan as it is applied to Water Supply and Sewerage Utilities.
Understand the instruments and methodologies for monitoring the performance of Water Supply and Sewerage Utilities.
Understand the “Private Sector Participation”, as an opportunity to provide water supply and sewerage services and improve Utilities’ performance.
Agron Haxhimali, Executive Director of the Albanian Municipalities Association, quoted on the course: “The course offers very practical guidelines on all the key areas for the administrative council members, in order to exert their duties knowledgeably in managing the Water Supply and Sewerage Utility. I highly recommend it for the Municipal bodies”.
The eLearning course combines a whole array of learning tools, such as presentation, graphics, additional work toolkits, knowledge check tests, reflection and discussion questions, and glossary, which make the learning experience, effective and pleasant. The participants engaged in discussions and addressed technical questions, which is an additional positive feature of the distance learning course.
The participants highly appreciated the course as being an easy, useful, and interesting course. The overall feedback on the content relevancy, design and methodology, logistics and perceived impact was very positive. The participants stressed the benefits of reading on their own time and pace, and going back and forth to the material as many times as needed. They identified and confirmed on implementing specific improvement actions, in addressing workplace problems. Mark Molla, Administrator of the Shkoder WSS Utility quoted: “The course was useful and illustrative, despite the fact we deal with these issues every day; the course offered new information such as PPP. Overall, there was plenty of information to acquire and to improve the general knowledge into a more detailed one”.
This was SHUKALB’s first experience with distance-learning, while this form of training delivery has become quite popular in the last few years, mainly in developed countries. The reasons for that are related mainly to the comfort that it provides to participants, where training can be taken from participants location, and at the pace that the participant chooses. In addition, this form of training delivery eliminates the travel and accommodation costs generally associated with the classical in class training delivery. Whether this will be the future of training delivery for SHUKALB or not, it is still too early to predict. However, SHUKALB will be using this first successful experience, and will be offering the distance-learning training course of “Practical Guidelines for the Administrative Council Members of Water Supply and Sewerage Utilities” to the all interested individuals, as part of its regular annual training calendar.[:]