The 6th Balkans Joint Conference and Exhibition – ONLY DAYS AWAY!!
November 5, 2018
[:sq]Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht për Konferencën dhe Ekspozitën e 6-të të Përbashkët Ballkanike, “Uji dhe Natyra”, që do të mbahet në datat 7 – 9 Nëntor 2018, te Expocity Albania, Tiranë.
Komiteti Organizativ dhe i Programit kanë kënaqësinë të ndajnë disa nga pikat kryesore të eventit.
Vendimarrës të niveli të lartë
Damian Gjiknuri, Ministër, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shqipëri do të mbajë fjalën përshëndetëse gjatë Ceremonisë së Hapjes së Konferencës më 7 nëntor.
Valdrin Lluka, Ministër, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Kosovë, do të mbajë fjalën përshëndetëse gjatë Ceremonisë së Hapjes së Konferencës më 7 nëntor.
Erion Veliaj, Kryetar, Bashkia Tiranë, do të mbajë fjalimin përshëndetës gjatë hapjes së sesioneve të Konferencës më 8 nëntor.
Folës të shquar
Mikaela Meredith, Përfaqësuese e Misionit të USAID, Shqipëri, do të mbajë fjalën përshëndetëse gjatë Ceremonisë së Hapjes së Konferencës më 7 nëntor.
Sybe Schaap, Senator, Senati Hollandez, do të mbajë fjalimin kryesor gjatë hapjes së sesioneve të Konferencës më 8 nëntor.
Hans-Dietrich Uhl, Shef Departamenti, Ministria Bavareze për Mjedisin dhe Konsumatorin, Gjermani do të mbajë fjalimin kryesor gjatë hapjes së sesioneve të Konferencës më 9 nëntor.
Workshop Rajonal mbi Certifikimin (vetëm me ftesa)
Workshopi mbi Certifikimin Bazuar në Testim do të organizohet më 7 nëntor dhe objektivi kryesor është të ngrejë ndërgjegjësimin dhe njohurinë për rëndësinë e Programeve të Certifikimit të Bazuar në Testim në vendet e zhvilluara dhe në zhvillim dhe krijimin e një Programi Certifikimi Rajonal të Bazuar në Testim si Rrugë për Përsosmërinë e Performancës në Sektorin e Ujit.
Workshopi organizohet nga SHUKALB në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në kuadër të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit” i financuar nga USAID dhe Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN). Workshopi mbështetet nga IAWD dhe SHUKOS.
Workshop mbi Programin e përbashkët të SHUKOS-SHUKALB të Benchmarking HUB
Workshopi i Benchmarking do të organizohet më 7 nëntor dhe u drejtohet Koordinatorëve dhe Drejtorëve të shoqërive ujësjellës kanalizime që janë pjesë e Programit Benchmarking HUB të SHUKOS-SHUKALB, në kuadër të Partneritetit të Danubit (D-LeaP).
Workshopi do të përshëndetet edhe nga z. Philip Weller, Koordinator i Programit të Danubit për Ujin. Objektivi i përgjithshëm i këtij programi është përmirësimi i shërbimeve ujësjellës kanalizime në rajonin e Danubit dhe rritja e transparencës përmes krahasimit dhe mësimit nga njëri-tjetri.
Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit (event i hapur)
Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit (PRU) do të mbahet më 7 nëntor dhe është një platformë e hapur për studentët e Universitetit dhe të Profesionistëve të Rinj të Ujit (nën 35 vjeç) dhe të cilët punojnë në çdo aspekt të furnizimit me ujë dhe sektorit të ujërave të ndotur. Forumi është i organizuar në bashkëpunim nga Grupi PRU Shqipëri dhe Grupi PRU Kosovë. Profesionistët e Rinj të Ujit janë të mirëpritur t’i bashkohen Forumit, pa shpenzime.
Programi i Konferencës
Siç është traditë e Konferencës, dita e parë e Programit Teknik do të fillojë duke trajtuar temën kryesore të Konferencës, “Uji dhe Natyra“. Sesioni plenar 1: Uji dhe Natyra – Menaxhimi i Qëndrueshëm i Burimeve Ujore, do të trajtojë në ndërlidhjen e ujit dhe natyrës dhe do të ndajë përpjekjet e qeverisë qendrore dhe lokale për mbrojtjen dhe ruajtjen e burimeve ujore, së bashku me sfidat me të cilat përballet ky proces në kuadër të pajtueshmërisë me standardet dhe rregulloret e BE-së.
Sesioni i parë plenar do të pasohet nga tre të tjera të cilat do të trajtojnë tema të tilla si:
Zhvillimi i Kapaciteteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime – Iniciativat Kombëtare dhe Rajonale
Ujërat e Ndotura – Sfidat dhe Përgjegjësitë
Financimi i Sektorit të Ujit – Sa Kemi Nevojë dhe si t’i Japim prioritet?
Sesionet paralele do të sjellin një diskutim të gjerë dhe shumë dimensional të temave, që mbulojnë çështjet politike, si dhe problemet e menaxhimit të sektorit të ujit. Ju mund të gjeni Programin final të Konferencës në këtë link.
Ekspozita Teknike
Këtë vit, ju do të keni mundësinë për të vizituar Ekspozitën më të madhe në historinë e Konferencës tonë, ku 30 kompani private do të paraqesin produktet e tyre më të fundit, nga tubat, pompat, matësat, softuerët, si dhe shërbime inxhinierike dhe menaxhimi. Ju mund të mësoni më shumë rreth kompanive ekspozuese duke vizituar këtë link.
Stenda e SHUKALB dhe SHUKOS
SHUKALB dhe SHUKOS kanë organizuar sërish këtë vit një stendë të dedikuar në ekspozitë, ku pjesëmarrësit e Konferencës do të kenë mundësinë të marrin informacion të gjerë në lidhje me secilën prej Shoqatave, nga informacion mbi anëtarësimin në informacion dhe materiale të aktiviteteve të secilës.
Stenda do t’i kushtojë një hapësirë të konsiderueshme shkëmbimit të informacionit mbi iniciativat e ngritjes së kapaciteteve të përbashkëta si Programi i Përbashkët i Trajnimit dhe programet e D-LeaP. Vizitorët e interesuar do të jenë në gjendje të marrin informacion mbi skedulën e kurseve të trajnimit sipas programit të planifikuar për pjesën tjetër të vitit 2018 dhe në vitin 2019, si dhe programet D-LeaP të planifikuara për t’u zhvilluar.
Operatorët e shoqërive ujësjellës kanalizime do të kenë mundësi të fitojnë një regjistrim falas në një nga kurset e përbashkëta të SHUKALB dhe SHUKOS duke marrë pjesë në Shorteun e Kurseve të Trajnimit. Në tavolinën e regjistrimit ju do të gjeni bileta të personalizuara të cilat ju mund t’i përdorni për t’u bërë pjesë e shorteut. Shorteu për kursin e trajnimit do të mbahet gjatë pushimit për kafe, më 9 nëntor, gjatë intervalit kohor 10:50-11:20, pranë stendës SHUKALB – SHUKOS.
Parkimi dhe Transporti
Për të gjithë pjesëmarrësit që do të vijnë me makinat e tyre ofrohet parkim falas pranë ambjenteve të Expocity Albania. Ndërsa për ata që nuk disponojnë makinat e tyre ju lutemi klikoni ne këtë link për parë opsionet e transportit publik.
Nëse ende nuk jeni regjistruar, ju mund të regjistroheni në vend në ditën e Konferencës.
Ejani të na bashkoheni në festimin e sektorit të ujit në Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike!
[:en]The countdown for the 6th Balkans Joint Conference and Exhibition, “Water and Nature”, which will take place on 7 – 9 November 2018 at Expocity Albania, Tirana has started!
The Organizing and Program Committees are pleased to share some of the highlights of the event.
High Level Decision Makers
Damian Gjiknuri, Minister, Ministry of Infrastructure and Energy, Albania will deliver the congratulatory address during the Conference Opening Ceremony on 7th of November.
Valdrin Lluka, Minister of Economic Development, Kosova, will deliver the congratulatory address during the Conference Opening Ceremony on 7th of November.
Erion Veliaj, Mayor, Tirana Municipality will deliver the greeting speech on the opening of Conference sessions on 8th of November.
Distinguished Speakers
Mikaela Meredith, Country Representative, USAID Albania, will deliver the congratulatory address during the Conference Opening Ceremony on 7th of November.
Sybe Schaap, Senator, Dutch Senate, will deliver the keynote address on the opening of Conference sessions on 8th of November.
Hans-Dietrich Uhl, Head of Department, Bavarian State Ministry of the Environment and Consumer Protection, Germany will deliver the keynote address on the opening of Conference sessions on 9th of November.
Regional Workshop on Certification (by invitation only)
The Regional Workshop on Test-Based Certification will be organized on 7th of November and the main objective is to build awareness and knowledge of the importance of Test Based Certification Programs in developed and developing countries, and establishing a Regional Test Based Certification Program as a Pathway to Excellence in Performance in the Water Sector.
The workshop is co-organized by SHUKALB and the Ministry of Infrastructure and Energy, in the framework of the Project “Sustainable Water Sector Capacity Development” financed by USAID, and the Regional Capacity Development Network (RCDN). The workshop is supported by IAWD, and SHUKOS.
Workshop on Benchmarking, SHUKOS-SHUKALB HUB Program (by invitation only)
The Benchmarking workshop will be organized on the 7th of November and is intended for Coordinators and Directors of water utilities that are part of the SHUKOS-SHUKALB Benchmarking HUB Program, under the Danube Learning Partnership (D-LeaP). The workshop will also be greeted by Mr. Philip Weller, Program Coordinator of the Danube Water Program. The overall objective of this program is to improve water and wastewater services in the Danube region and raise transparency through benchmarking and learning from each other.
Young Water Professionals Forum (open event)
The Young Water Professionals (YWP) Forum will be organized on the 7th of November and it is an open platform for University students and Young Water Professionals (under 35 years old), who are working in any aspect of the water supply and wastewater sector. The Forum is jointly organized by the YWP Group of Albania and Kosovo. All the interested YWP’s are welcome to join the Forum, at no cost.
Conference Program
As is the tradition of the Conference, the first day of the Technical Program will start by addressing the main theme of the Conference, “Water and Nature”. The Plenary Session 1: Water and Nature – Sustainable Management of Water Resources, will navigate the interrelation of water and nature and share the efforts of the central as well as local government towards protection and conservation of water resources, along with challenges faced in this process seen in the light of compliance with EU standards and regulations.
The 1st Plenary Sessions will be followed by three others which will address topics such as:
Capacity Development for Water Utilities – National and Regional Initiatives
Wastewater – Challenges and Responsibilities
Water Sector Financing – How much do we Need, and How to Prioritize?
Parallel sessions will bring a broad and multi-dimensional discussion of topics, covering from policy to technical, as well as management issues of the water sector. You may find the final Conference Program at this link.
Technical Exhibit
This year, you will have the opportunity to visit the largest exhibition in the history of our Conferences, where over 30 private companies will showcase their very latest products, from pipes, pumps, meters, software to engineering and management services. You can learn more about the exhibiting companies by visiting this link.
SHUKALB and SHUKOS Booth
SHUKALB and SHUKOS have arranged again this year for a dedicated exhibit booth, where Conference participants will be able to find extensive information regarding each of the Associations from information on membership to information and materials on their respective activities.
The booth will dedicate a considerable space to sharing information on the joint capacity building initiatives such as the Joint Training Program and D-LeaP programs. Interested visitors will be able to receive information on the training course schedule under the program planned for the rest of 2018 and into 2019, as well the D-LeaP programs planned to be delivered.
Water utility operators will have the possibility to win a free registration to one of the joint training courses of SHUKALB and SHUKOS, by participating in the Training Courses Draw. At the registration desk you will find personalized tickets which you can use to become part of the draw. The draw for the training course will be held during the coffee break, on 9th of November, during the time interval 10:50-11:20, at the SHUKALB – SHUKOS booth.
Parking and Transportation
For all the participants coming at the Conference by their cars, the organizers have arranged free parking at the premises of Expocity Albania for the 3 days of the event. While the other participants can check the public transportation options at this link.
If you haven’t registered yet, you can register on-site.
Come join us in celebrating the water sector at the Balkans Joint Conference and Exhibition!