[:sq]
Foto nga Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike (K&EPB)
Në datat 7-9 nëntor 2018, Shoqata Ujësjellës Kanalizimeve e Shqipërisë (SHUKALB) në bashkëpunim me SHUKOS (Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës) organizuan Konferencën dhe Ekspozitën e gjashtë të Përbashkët Ballkanike me temë “Uji dhe Natyra”, në Tiranë, Shqipëri. Ky event i përvitshëm ishte një sukses i madh duke marrë parasysh pjesëmarrjen e gjerë të profesionistëve të ujit nga Ballkani Perëndimor, vendimmarrësve të nivelit të lartë nga Shqipëria dhe Kosova, folësit e shquar, profesionistët e biznesit, si dhe temat e rëndësishme që u trajtuan dhe u prezantuan gjatë tre ditëve të eventit.
Me një audiencë rekord prej mbi 500 pjesëmarrësish, nga 20 vende të ndryshme anembanë Ballkanit, Evropës dhe më gjerë, si dhe 70 moderatorë dhe folës, Konferenca arriti objektivin e saj për të nxitur dialogun ndërmjet aktorëve të ndryshëm. Konferenca ofroi mundësi për profesionistët e ujit, politikbërësit dhe profesionistët e biznesit nga sektori për të diskutuar mbi çështjet me rëndësi, shkëmbimin e informacionit dhe për të ndarë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të ujësjellës kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.

Eventi tre ditor nisi me Ceremoninë e Hapjes (Pritja Gala) në mbrëmjen e 7 nëntorit, me një fjalim e mirëseardhjes për të gjithë pjesëmarrësit nga Presidenti i SHUKALB, z. Petrit Tare. Në fjalën e tij, ai deklaroi se: “Ky aktivitet është vazhdimësi e një eksperience disa vjeçare bashkëpunimi midis dy Shoqatave, dhe është shndërruar tashmë në eventin më të madh në ndarjen e informacionit dhe networking në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor“.
Pritja Gala vazhdoi me fjalimet përshëndetës nga personalitete të nivelit të lartë, duke nisur me z. Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë. Ndër të tjera, ministri Gjiknuri tha: “Që të administrojmë siç duhet ujin duhet të kemi njerëz profesionistë e që dinë të menaxhojnë këtë pasuri kaq të rëndësishme. Ne në Shqipëri kemi filluar një reformë të rëndësishme përsa i përket mirëmenaxhimit të sektorit të ujit të pijshëm. Rezultatet e para kanë qenë të mira. Është rritur arkëtimi me 17 milion euro më shumë se vitin e kaluar për të njëjtën periudhë. Janë reduktuar ekspozimet e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë“.

Pas fjalimit të Ministrit Gjiknuri, Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, z. Valdrin Llukaj, mbajti fjalimin e tij përshëndetës ku ndër të tjera tha: “Ne po angazhohemi që të bëhet eliminimi i tërësishëm i humbjeve në rrjetin e ujësjellësve dhe në krijimin e rezervarëve natyrorë për ruajtje dhe mbledhjen e ujit, është prioritet kjo çështje marrë në konsideratë se uji është resurs jo i mjaftueshëm për plotësimin e nevojave njerëzore gjithandej globit, po ashtu po punohet edhe në realizimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në të gjithë vendin (Kosovë)“.
Personalitete të tjera që mbajtën fjalim përshëndetës ishin z. Fatmir Matoshi, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kosovë, znj. Mikaela Meredith, Përfaqësuese e Misionit të USAID ne Shqipëri dhe znj. Voltana Ademi, Kryetare e Bashkisë Shkodër.

Pritja Gala vazhdoi me ceremoninë tradicionale të ndarjes së çmimeve për njohjen e përpjekjeve të individëve që kanë pasur ndikim në punën e tyre dhe në përmirësimin e sektorit të ujit. Çmimi Një jetë në Sektorin e Ujit iu dha z. Kol Ndokaj, ish Administrator i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vau i Dejës, Çmimi i Mirënjohjes iu dha znj. Valbona Paja, Përgjegjëse e Planifikimit / Raportimit, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër dhe çmimi i tretë iu dha z. Raif Petreni, Drejtor i Entit Rregullator të Ujit të Kosovës, për kontributin e tij në sektorin e ujit në Kosovë.
Pas fjalimeve përshëndetëse, Ministri Gjiknuri dhe Ministri Lluka nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi që do t’i hapë rrugën të dy Qeverive të punojnë së bashku për të eksploruar përfitimet e zhvillimit të një Programi Certifikimi të Bazuar në Testim për Operatorët e Ujësjellës Kanalizimeve në të ardhmen.

Pritja Gala përfundoi me hapjen zyrtare të ekspozitës.
Programi Teknik i Konferencës konsistoi në 16 sesione me tematika të ndryshme të organizuara në 12 sesione të ndryshme paralele dhe 4 Sesione Plenare, të cilat adresuan mbi 54 prezantime. Të 12 Sesionet Paralele të Konferencës trajtuan tema të gjera dhe shumëdimensionale, nga politikat në çështjet teknike, si dhe menaxhimi i sektorit të ujit, duke u fokusuar në menaxhiminin e burimeve ujore; ujin pa te ardhura dhe furnizimi i ujit me ndërprerje; qeverisjen dhe menaxhimin e Shoqërive ujësjellës kanalizime; sfidat e rregullatorit; menaxhimi financiar i Shoqërive ujësjellës kanalizime; menaxhimin e infrastrukturës së Shoqërive ujësjellës kanalizime; sfidat e ujit të ndotur dhe trajtimi i ujit të ndotur urban, menaxhimin e aseteve dhe zhvillimin e kapaciteteve të Shoqërive ujësjellës kanalizime.

Programi Teknik i Konferencës filloi në mëngjesin e 8 nëntorit, me fjalën e mirëseardhjes nga znj. Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB. Pasi dha një pasqyrë të aktiviteteve para konferencë që u mbajtën më 7 nëntor, ajo ftoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj për të dhënë fjalën përshëndetëse. Në fjalën e tij zoti Veliaj deklaroi: “Takova shumë kolegë nga Hungaria, Holanda dhe më vjen mirë që po mësojmë nga më të mirët. Është shumë kollaj të flasim për integrimin evropian, nëse nuk flasim për integrimin në këto projekte konkrete. Bashkëpunimi me vende që janë lider sot në BE, për mënyrën se si menaxhojnë ujin është kyç. Më vjen mirë që këto platforma kthehen në një mundësi për të bërë më shumë biznes dhe më shumë bashkëpunim“.

Programi vazhdoi më tej me fjalimin kryesor nga z. Sybe Schaap, Senator, Senati Hollandez. Z. Schaap përmes prezantimit dhe fjalimit të tij ndau me publikun ndërhyrjen e njerëzve në burimet ujore dhe krizat globale të ujit. Ai tregoi ndikimin e bujqësisë si dhe urbanizimit në burimet ujore, duke treguar situatën e rrezikut në vende të ndryshme të punimeve.
Sesioni i parë plenar i programit iu dedikua temes “Uji dhe Natyra – Menaxhimi i Qëndrueshëm i Burimeve Ujore”. Sesioni u moderua nga Z. Philip Weller, Udhëheqësi i Sekretariatit Teknik, IAWD – Programi i Danubit për Ujin, dhe panelistët të cilët u bashkuan me diskutimet ishin: z. Gjergji Goro, Kryetar i Bashkisë së Himarës, znj. Jadranka Ivanova, Drejtuese, Mbështetja e Negociatave Shqiptare në Mjedis , z. Albert Lenja, Shef Sektori, Agjensia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Shqipëri dhe znj. Fatlije Buza nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kosovë.

Pas Sesionit Plenar, programi vazhdoi me sesionet paralele. Tema e Menaxhimit të Burimeve Ujore u trajtua në dy sesione të njëpasnjëshme. Paralelisht me këtë, u trajtuan temat e Menaxhimit të Humbjeve të Ujit dhe Sfidat e Rregullatorit.
Sesioni i dytë Plenar “Zhvillimi i Kapaciteteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime – Iniciativat Kombëtare dhe Rajonale” u moderua nga Znj. Svetlana Zdravkovska, GIZ-ORF, Maqedoni. Diskutimi vazhdoi me znj. Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, SHUKALB; z. Petrit Tare, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Korçë; znj. Lindita Sotiri, Drejtore, Programet e Zhvillimit në Fushën e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Mbetjeve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shqipëri; z. Paul Bishop, President dhe Drejtor Ekzekutiv, Shoqata e Bordeve të Certifikimit, SHBA; Znj. Aida Jusufhodzic, Menaxhere Produkti për Zhvillimin e Kapaciteteve, Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kaciteteve dhe Znj. Katerina Shilling, Menaxhere e Njohurive dhe Koordinatore për Ngritjen e Kapaciteteve, IAWD. “Përmirësimi i Efiçencës së Shoqërive Ujësjellës Kanalizime, Programet D-LeaP” dhe “Qeverisja dhe Menaxhimi i Shoqërive Ujësjellës Kanalizime” ishin sesionet e fundit të trajtuara gjatë ditës së parë të punës së Konferencës.

Dita e dytë e Konferencës, më 9 nëntor, u hap me fjalimin kryesor nga z. Hans-Dietrich Uhl, Shef Departamenti, Ministria Bavareze për Mjedisin dhe Konsumatorin, Gjermani. Z. Uhl u përqëndrua në zbatimin e Direktivës së Këshillit 91/271 / EEC në lidhje me trajtimin e ujërave të ndotura urbane, përvojën në zbatimin e UWWTD dhe arsyetimin e mbrojtjes së burimeve ujore.
Sesioni i tretë Plenar, “Ujërat e Ndotura – Sfidat dhe Përgjegjësitë” u moderua nga znj. Jovana Husemann, Menaxhere Projekti, Project Manager për Evropën Qendrore dhe Lindore, Veolia, Gjermani. Për të diskutuar këtë temë, panelistët e ftuar ishin znj. Arlinda Ibrahimllari, Drejtore Teknike e Departamentit Sanitar, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Korçë;

znj. Lindita Sotiri, Drejtore, Programet e Zhvillimit në Fushën e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Mbetjeve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shqipëri; z. Arben Skenderi, Drejtor i Përgjithshëm, Agjencia Kombëtare Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Shqipëri; z. Ndriçim Shani, Kryetar, Enti Rregullator i Ujit, Shqipëri; z. Hans-Dietrich Uhl dhe z. Hubert Grandjean, Menaxher i Projektit Seksioni Operativ II, Delegacioni i Bashkimit Evropian, Shqipëri.
Programi vazhdoi me sesionet paralele të dedikuara për Menaxhimin e Ujërave të Ndotura Urbane dhe tema si “Uji pa të Ardhura në Furnizimin me Ujë me Ndërprerje” dhe “D-LeaP STA Menaxhimi i Integruar i Aseteve”.

Sesioni final Plenar “Financimi i Sektorit të Ujit – Sa Kemi Nevojë dhe si t’i Caktojmë Prioritetet?” u moderua nga z. Radoslav Russev, Konsulent, Bullgari. Për të diskutuar këtë temë, panelistët e ftuar ishin: z. Cliff Hammer, Këshilltar Rajonal për Infrastrukturën dhe Mjedisin në Ballkanik Perëndimor, Ambasada Zvicerane, Maqedoni; z. Björn Thies, Drejtor i Zyrës së KfW, Shqipëri; znj. Lindita Sotiri, z. Adem Ahmetaj, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Kosove dhe z. Arben Skenderi, AKUM, Shqipëri.
Programi i Konferencës përfundoi me dy Sesionet e fundit paralele “Infrastruktura dhe Teknologjia e Ujit” dhe “Menaxhimi Financiar i Shoqërive Ujësjellës Kanalizime”.
Ekspozita Teknike shënon rekordin më të lartë të pjesëmarrjes!

Pjesëmarrësit në Konferencë patën mundësinë të vizitonin Ekspozitën më të madhe Teknike në historinë e Konferencave tona vjetore. Ekspozita u hap zyrtarisht më 7 nëntor, pas pritjes Gala dhe vazhdoi dy ditë paralelisht me Programin Teknik më 8 dhe 9 nëntor. Ekspozita mblodhi 30 kompani private që vinin nga 13 vende të ndryshme nga rajoni i Ballkanit, Evropa, si dhe Izraeli, të cilat prezantuan produktet e tyre më të fundit, nga tubat, pompat, matësat, si dhe programet inxhinierike dhe menaxheriale, duke u siguruar vizitorëve më të mirën që kjo industri ofron.

Një eksperiencë emocionuese gjatë ekspozitës ishte stenda e SHUKALB dhe SHUKOS, e pozicionuar afër hyrjes së sallës kryesore të Konferencës. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin me aktivitetet e secilës shoqatë. Një hapësirë e konsiderueshme iu kushtua programeve të përbashkëta për ngritjen e kapaciteteve, si Programi i Përbashkët i Trajnimit dhe programet e D-LeaP. Pjesëmarrësit morën informacion mbi kurset specifike të trajnimit dhe programet e D-LeaP të planifikuara për pjesën tjetër të vitit 2018 dhe 2019.
Më 9 nëntor, gjatë pushimit për kafe, stafi i shoqërive ujësjellës kanalizime të pranishëm në Konferencë, morën pjesë në Shorteun e Kurseve të Trajnimit, të organizuar në stendën e përbashkët SHUKALB-SHUKOS. Pjesëmarrësit treguan interes të lartë për të marrë pjesë në këtë shorte, i cili rezultoi me tre fitues: znj. Suada Ulqinaku, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër; z. Dhimitri Kristidhi, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Gjirokastër dhe znj. Liridona Agushi, Kompania Ujësjellësi Rajonal Gjakovë.[:en]
Photo Credit: Balkans Joint Conference & Exhibition (BJC&E)
On 7-9 November 2018, the Water Supply and Sewerage Association of Albania (SHUKALB) in partnership with the Water and Wastewater Works Association Kosovo (SHUKOS) organized the 6th Balkans Joint Conference and Exhibition titled “Water and Nature”, in Tirana, Albania. This annual event was a great success considering the wide participation of water professionals from Western Balkans, high level decision makers from Albania and Kosovo, distinguished speakers, business professionals, as well as the relevant topics that were addressed and presented during the three days of the event.
With a record audience of over 500 participants, coming from 20 different countries throughout the Balkans, Europe and beyond, and 70 moderators and speakers, the Conference reached the objective to stimulate the dialogue between different stakeholders. The Conference offered opportunities for water professionals, policymakers, and business professionals from the sector to discuss issues of concern, exchange information, and share their experiences in an effort to help the further development of the water supply and wastewater sector in the Greater Balkan Region.

The three day event started with the Opening Ceremony in the evening of 7 November, with a welcome address for all the participants by the President of SHUKALB, Mr. Petrit Tare. In his speech, he stated that: “This event is a continuation of several years of cooperation between the two Associations, and has now become the largest event in sharing information and networking in the water sector in the Western Balkans.”
The opening ceremony continued with congratulatory addresses from high level personalities, starting with Mr. Damian Gjiknuri, Minister of Infrastructure and Energy of Albania. Among others, Minister Gjiknuri stated: “In order to manage the water properly we need to have professionals who are able to manage such an important asset. In Albania we have started an important reform in regard of better management of the drinking water sector. The first results were good. The collection increased by 17 million euro more than last year at the same period. The debts of water supply and sewerage companies to the Electricity Power Distribution Operator (OSHEE) have been reduced“.

After the speech of Minister Gjiknuri, Mr. Valdrin Llukaj, Minister of Economic Development of Kosova, delivered his congratulatory remarks where among other things he said: “We remain fully committed to reducing the losses in the water supply systems, and to establishing natural reservoirs for water collection and preservation, which is a priority considering that water represents a scarce resource globally. We are also working in implementing waste water treatment plant projects around the country (Kosovo)”.
Other personalities to deliver congratulatory addresses were Mr. Fatmir Matoshi, Minister of Environment and Spatial Planning, Kosova, Mrs. Mikaela Meredith, Country Representative of USAID Albania, and Mrs. Voltana Ademi, Mayor of Shkodra Municipality.

The Opening Ceremony continued with the traditional award ceremony to recognize the efforts of individuals who have had an impact with their work and efforts for bettering the water sector. The Lifetime in the Water Sector Award was awarded to Mr. Kol Ndokaj, Former Administrator of Vau i Dejes Water Supply and Sewerage Company, the Recognition Award was delivered to Mrs. Valbona Paja, Responsible of Planning / Reporting, Water Supply and Sewerage Company of Shkodra, and the third award was given to Mr. Raif Petreni, Director of Water Authority Regulatory of Kosova, for his contribution in the water sector in Kosova.
After the congratulatory addresses, Minister Gjiknuri and Minister Lluka signed a Memorandum of Understanding that will open the way to both Governments working together to explore the benefits of developing a joint Test-Based Certification Program for Water and Wastewater Operators in the future.

The Opening Ceremony was concluded with the official opening of the Exhibition.
The Technical Program of the Conference consisted of 16 thematically diverse sessions organized into 12 different Parallel Sessions and 4 Plenary Sessions, which addressed over 54 presentations. The 12 parallel sessions of the Conference covered a broad and multidimensional topics, from policy to technical, as well as management issues of the water sector, focusing on water management resources; non-revenue water and intermittent water supply; governance and management of Water Utilities; regulatory challenges; financial management of Water Utilities; infrastructure management of Water Utilities; wastewater challenges and urban wastewater treatment; asset management and the Capacity Development of water utilities.

The Technical Conference Program started in the morning of November 8th, with a welcome by Ms. Elisabeta Poci, Deputy Executive Director of SHUKALB. After providing an overview of the pre-conference activities that took place on the 7th of November, she invited the Mayor of Tirana, Mr. Erion Veliaj to deliver the greeting address. In his speech, Mr. Veliaj stated: “I already met many colleagues from Hungary, Holland and I’m glad we are learning from the best. It is very easy to talk about European integration unless we talk about integration into these concrete projects. Co-operation with countries that are leaders today in the EU in regard of water management is crucial. I am pleased that these platforms become an opportunity to do more business and more cooperation”.

The program followed with the keynote address from Mr. Sybe Schaap, Senator, Dutch Senate. Mr. Schaap through his presentation and speech shared with the audience the intervention of humans in water resources and the global water crises. He showed the impact of agriculture as well as the urbanization on water resources, by giving the risk situation in different countries of the works.
The first Plenary Session, of the program was dedicated to “Water and Nature – Sustainable Management of Water Resources”. The session was moderated by Mr. Philip Weller, Head of Technical Secretariat, IAWD – Danube Water Program, and the panelists who joined the discussions were Mr. Gjergji Goro, Mayor, Himara Municipality, Jadranka Ivanova, Team Leader, Supporting Albanian Negotiations in Environment, Mr. Albert Lenja, Head of Sector, Water Resources Management Agency, Albania and Mrs. Fatlije Buza from the Ministry of Environment and Spatial Planning, Kosova.

Following the Plenary Session, the program continued with parallel sessions. The Water Resources Management topic was treated for two consequent sessions. Parallel to this, Water Loss Management and Regulatory Challenges topics were addressed.
The second Plenary Session “Capacity Development for Water Utilities – National and Regional Initiatives” was moderated by Mrs. Svetlana Zdravkovska, GIZ-ORF, Macedonia. The discussion continued with Ms. Elisabeta Poci, Deputy Executive Director, SHUKALB; Mr. Petrit Tare, Korca Water Supply and Sewerage Company; Mrs. Lindita Sotiri, Director, Program Development Directorate on Water Supply, Sewerage and Solid Waste, Ministry of Infrastructure and Energy, Albania; Mr. Paul Bishop, Association of Boards of Certification, USA; Mrs. Aida Jusufhodzic, CD Product Manager, Regional Capacity Development Network for Water and Sanitation Service and Mrs. Katerina Schilling, Knowledge Manager and Capacity Building Coordinator, IAWD. “Improving the Efficiency of Water Supply and Sewerage Companies – The D-LeaP Case” and “Governance and Management of Water Utilities” were the last sessions treated during the first working day of the Conference.

The second day of the Conference, 9th of November, was opened with a keynote address from Mr. Hans-Dietrich Uhl, Head of Department, Bavarian State Ministry of the Environment and Consumer Protection, Germany. Mr. Uhl speech focused on Implementation of Council Directive 91/271/EEC concerning urban waste-water treatment, the Experience in implementing the UWWTD, and the rational of protecting water resources.
The third Plenary Session, “Wastewater – Challenges and Responsibilities” was moderated by Ms. Jovana Husemann, Project Manager, Central and Eastern Europe, Veolia, Germany.To discuss this theme, the invited panelists were Ms. Arlinda Ibrahimllari, Technical Director of the Sanitation Department, Korca Water Supply and Sewerage Company; Mrs. Lindita Sotiri, Director, Program Development Directorate on Water Supply, Sewerage and Solid Waste, Ministry of Infrastructure and Energy, Albania; Mr. Arben Skenderi, General Director, National Agency of Water Supply, Sewerage and Waste Infrastructure, Albania; Mr. Ndricim Shani, Chairman, Water Regulatory Authority, Albania; Mr.Hans-Dietrich Uhl, Mr. Hubert Grandjean, Project Manager, Operational Section II, Delegation of the European Union, Albania.

The program continued with the parallel sessions dedicated to Urban Wastewater Management and topics as Non-Revenue Water in Intermittent Water Supply and D-LeaP STA Integrated Asset Management”.
The final Plenary Session “Water Sector Financing – How Much Do We Need, and How To Prioritize?” was moderated by Mr. Radoslav Russev, Consultant, Bulgaria. To discuss this theme, the invited panelists were Mr. Cliff Hammer, Regional Advisor for Infrastructure and Environment Western Balkans, Embassy of Switzerland, Macedonia; Mr. Björn Thies, Director KfW Office, Albania; Mrs.

Lindita Sotiri, Director, Program Development Directorate on Water Supply, Sewerage and Solid Waste, Ministry of Infrastructure and Energy, Albania, Mr. Adem Ahmetaj, Ministry of Economic Development, Kosova and Mr. Arben Skenderi, General Director, National Agency of Water Supply, Sewerage and Waste Infrastructure, Albania.
The Conference program ended with the two last Parallel Sessions on “Water Infrastructure and Technology” and “Financial Management of Water Utilities”.
Technical Exhibition Hits Highest Record of participation!

Participants at the Conference had the opportunity to visit the largest Technical Exhibition in the history of our annual Conferences. The Exhibition officially opened on the 7th of November, after the Gala Reception, and continued for two days in parallel with the Technical Program on the 8th and 9th of November. The Exhibition gathered 30 private companies coming from thirteen (13) different countries from the Balkan region, Europe, as well as Israel, which showcased their very latest products, from pipes, pumps, meters, software to engineering consulting and management contractors, ensuring visitors to the event were treated to the best of what this industry has to offer.

An exciting experience during the Exhibition was SHUKALB and SHUKOS exhibition booth, situated close to the entrance of the main room of the Conference. Participants had the opportunity to get informed regarding the respective activities of each Association. A considerable space was dedicated to the joint capacity building programs such as the Joint Training Program and D-LeaP programs. Participants received information on the specific training courses and D-LeaP programs planned for the rest of 2018 and into 2019.
On 9th of November, the staff of the water utilities present at the Conference, participated to a Training Courses Draw, organized at the joint SHUKALB-SHUKOS booth, during the coffee break. The participants showed high interest in taking part in this draw which resulted in three winners: Mrs. Suada Ulqinaku, Shkodra Water Supply and Sewerage Company; Mr. Dhimitri Kristidhi, Gjirokastra Water Supply and Sewerage Company and Mrs. Liridona Agushi, Regional Water Company of Gjakova.[:]

