Registrations for Energy Efficiency and Asset Management Program are Still Open
December 26, 2018
[:sq]SHUKALB është duke u përgatitur për të filluar dhënien e dy programeve të rëndësishme të zhvillimit të kapaciteteve në vitin 2019:
Efiçenca e Energjisë në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime
Menaxhimi i Integruar i Aseteve për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime
Kostot e energjisë janë më të lartata pas kostove punës dhe në shumë raste ata zënë vendin e parë në kostot totale të shoqërive ujësjellës kanalizime. Për këtë arsye, hetimi dhe analiza e përdorimit të energjisë në shoqëritë UK dhe marrja e masave për të përmirësuar efiçencën, rezulton në reduktimin e kostove të energjisë dhe në përfitime të drejtpërdrejta monetare për Shoqërinë UK. Programi i Efiçencës së Energjisë do të kombinojë aspektet teorike dhe praktike përmes matjeve të ndryshme në stacionet e pompave, së bashku me analizimin e faturave të energjisë elektrike dhe përdorimin e softuerit për të arritur rezultate konkrete dhe hapat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar efiçencën.
Nga ana tjetër, menaxhimi i aseteve, duke filluar me procesin e inventarizimit, është një nga aspektet më të rëndësishme dhe më të nevojshme për Shoqëritë UK. Programi do t’u mundësojë shoqërive që të regjistrojnë asetet e tyre përmes përdorimit të softuerit specifik, dhe në një fazë të dytë, shoqëritë do të jenë në gjendje të ndërmarrin veprime drejt menaxhimit të mirë të aseteve.
Avantazhi kryesor i këtyre dy programeve qëndron në formatin që ata ndjekin duke angazhuar stafin e shoqërive UK, të mbështetur nga ekspertët, për të punuar me të dhënat e shoqërive të tyre. Programet janë hartuar dhe mbështetur respektivisht nga Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Furnizimit me Ujë në Basenin e Lumit të Danub (IAWD) dhe Econoler, Partneri Teknik për Programin Efiçenca e Energjisë; dhe Fondi i Hapur Rajonal GIZ dhe Hydrocom, Partneri Teknik për Programin Menaxhimi i Integruar i Aseteve.
Nën linqet e mëposhtme do të gjeni fletëpalosjet për secilin nga programet, si dhe formularin e regjistrimit për të shprehur interesin tuaj për pjesëmarrje në secilin prej programeve.
Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit dhe dërgojeni me e-mail në adresën training@shukalb.al.
Për çdo pyetje dhe për më shumë informacion mbi regjistrimin dhe afatet, mund të kontaktoni Arbana Kolën (arbana.kola@shukalb.al) ose Olta Cecën (training@shukalb.al).[:en]SHUKALB is preparing to start the delivery of two important capacity development programs in 2019:
Energy Efficiency In Water Supply and Sanitation Companies
Integrated Asset Management for Water Supply and Sewerage Companies
Energy costs are the second biggest costs after the labor and in many cases they occupy the first place in the total costs of the Water Utility. For this reason, the investigation and analyzing of the energy uses in WSS companies and the adoption of measures to improve the efficiency results in reducing energy costs and into a direct monetary benefits for the Utility. The Energy Efficiency Program will combine theoretical and practical aspects through various measurements at the pump stations, together with analyzing electricity bills and using software to achieve concrete results and steps that should be undertaken to improve efficiency.
On the other hand, asset management, starting with the inventory process, is one of the most important and necessary aspects for a Water Utilities. The program will enable Utilities to register their assets through the use of specific software, and in a second stage, companies will be able to undertake actions towards good asset management.
The main advantage of these two programs lies in the format they follow by engaging Water Utility staff, supported by experts, to work with their utility data. The programs are designed and supported respectively by the International Water Utilities Association in the Danube Region (IAWD) and the Econoler Technical Partner for the Energy Efficiency Program, and the GIZ Open Regional Fund and the Hydrocom Technical Partner for the Integrated Management Program of Assets.
Under the links below you will find the leaflets for each of the programs, as well as the registration form to express your interest in participating in each of the programs.
Please fill out the registration form and send it by e-mail at training@shukalb.al
For any questions, and for more information on registration and deadlines, you can contact Arbana Kola (arbana.kola@shukalb.al) or Olta Ceca (training@shukalb.al).