SHUKALB and SHUKOS Organize Regional Workshop of D-LeaP Joint Benchmarking HUB for Kosova and Albania
March 12, 2019
[:sq]Koordinatorja e programit të përbashkët Benchmarking HUB, Nadire Vitija (përballë në këmbë), dhe pjesëmarrësit gjatë hapjes së workshopit Foto nga SHUKALB
Workshopi rajonal final për ciklin e katërt të Programit të Përbashkët të Benchmarking HUB për Kosovën dhe Shqipërinë u mbajt më 13 shkurt 2019, në ambientet e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtinë, në Prishtinë, Kosovë. Workshopi u ndoq nga koordinatorët e shoqërive ujësjellës kanalizime pjesëmarrës në Benchmarking HUB, Tiranë, Shkodër, Kamëz, Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjilan, së bashku me përfaqësuesit e SHUKALB dhe SHUKOS. Workshopi u ndoq edhe nga përfaqësues të shoqërive të tjera ujësjellës kanalizime që nuk ishin pjesë e programit si Kurbini dhe Vau i Dejës, nga Shqipëria dhe Prizreni, Kosovë.
Programi i përbashkët i Benchmarking HUB drejtohet nga Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës dhe asistohet nga Bashkëpunimi Evropian i Benchmarking, me mbështetjen financiare të Programit të Danubit për Ujin. Programi i Danubit për Ujin drejtohet bashkërisht nga Banka Botërore dhe IAWD, Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive Ujësjellës Kanalizime në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub, me financimin e qeverive të Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.
Programi i Benchmarking është një nga programet e Partneritetit të Danubit (D-LeaP) që ndihmon shoqëritë ujësjellës kanalizime pjesëmarrëse dhe stafin e tyre në identifikimin e fushave ku përmirësimi i performancës është i nevojshëm duke krahasuar performancën e shërbimeve të tyre me shoqëri të tjera të ngjashme dhe standardet ndërkombëtare, si dhe duke lehtësuar dialogun midis profesionistëve në praktikat e tyre më të mira.
Pjesëmarrësit duke prezantuar analizat e tyre individuale të raporteve përfundimtare Foto nga SHUKALB
Qëllimi i këtij workshopi ishte prezantimi i raporteve përfundimtare të përgatitura nga secili prej koordinatorëve të programit si dhe diskutimi për vazhdimin e ciklit të 5-të të programit.
Workshopi u hap nga Znj. Nadire Vitija, Koordinatore e HUB dhe z. Avni Dervishi, bashkë Koordinator i HUB, të cilët përshëndetën të pranishmit. Workshopi u përshëndet nga z. Muhamed Suliqi, kryetar i SHUKOS, i cili vlerësoi angazhimin aktiv të pjesëmarrësve në program dhe inkurajoi vazhdimësinë e programit për ciklin e ardhshëm.
Znj. Vitija dhe z. Dervishi paraqitën një përmbledhje të ciklit të katërt të programit; raportet përfundimtare dhe rezultatet e arritura, dhe facilituan një diskutim mbi variablat e caktuara të paraqitura në raporte.
Koordinatorët pjesëmarrës interpretuan analizën e tyre individuale të raporteve përfundimtare në ushtrimin e Benchmarking të vitit 2018 krahasuar me të dhënat e vitit 2017 dhe identifikuan fushat me përmirësime relativisht më të mëdha dhe performancë më të mirë, si dhe pengesat e hasura.
Pas çdo prezantimi nga shoqëritë pjesëmarrëse, pjesëmarrësit u angazhuan në një diskutim interaktiv mbi shkëmbimin e përvojave dhe saktësinë dhe vlefshmërinë e të dhënave.
Në fund të workshopit, znj. Vitija bëri një përmbledhje të rekomandimeve përfundimtare të nxjerra nga diskutimet dhe ftoi shoqëritë që nuk janë pjesë e programit për t’u bashkuar në ciklin e rradhës që do të fillojë së shpejti.[:en]The Coordinator of the Joint Benchmarking HUB Program, Nadire Vitija (standing in front), and participants during the opening of the workshop Photo Credit: SHUKALB
The final regional workshop for the 4th cycle of the Joint Benchmarking HUB program for Kosovo and Albania was held on 13 February 2019, at the premises of Prishtina Regional Water Supply and Sewerage Company, in Prishtina, Kosova. The workshop was attended by the coordinators of the participating water utilities in the Benchmarking HUB, such as Tirana, Shkoder, Kamez, Prishtina, Peja, Mitrovica, Ferizaj and Gjilan, along with representatives of SHUKALB and SHUKOS. The workshop was attended also by representatives of other water utilities that were not part of the program such as Kurbin and Vau i Dejes, from Albania and Prizren, Kosova.
The Joint Benchmarking HUB is led by the Water and Wastewater Works Association of Kosovo and facilitated by European Benchmarking Cooperation, with financial support from the Danube Water Program. The Danube Water Program is jointly led by the World Bank and IAWD, the International Association of Water Supply Companies in the Danube River Catchment Area, with funding from the Governments of Austria, Germany and Switzerland.
The Benchmarking Program is one of the Danube Learning Partnership (D-LeaP) programs that assist the participating utilities and their staff in identifying areas where performance improvement is needed by comparing their service performance with other similar utilities and international standards and by facilitating dialogue among practitioners in their best practices.
Participants presenting their individual analysis of the final reports Photo Credit: SHUKALB
The objective of this workshop was to present the final reports prepared by each of the program coordinator as well as to discuss upon the continuation of a 5th cycle of the program.
The workshop was opened by Ms. Nadire Vitija, HUB Coordinator and Mr. Avni Dervishi, HUB Co-coordinator, who both welcomed the participants. The workshop was greeted by Mr. Muhamed Suliqi, President of SHUKOS, who appraised the active engagement of the program participants and encouraged the continuity of the program for the next cycle.
Ms.Vitija and Mr. Dervishi presented a summary of the program’s 4th cycle; the final reports and the results achieved, and facilitated a discussion on certain variables presented in the reports.
Every participating coordinator interpreted their individual analysis of the final reports in the benchmarking exercise in 2018 compared with 2017 data, and identified the areas with relatively larger improvements and better performance, as well as the obstacles encountered.
After each presentation from participating utilities, the participants were engaged in an interactive discussion on experience exchange and the accuracy and validity of data.
At the end of the workshop, Ms. Vitija made a summary of final recommendations that were drawn from the discussions, and invited the utilities which are not part of the program to join the next round which will start soon.[:]