SHUKALB Delivers Successfully the “Customer Service and Public Relations” Training Course
May 6, 2019
[:sq]Trajneri Altin Hazizaj, Konsulent i pavarur, duke shpjeguar një ushtrim në tabelë gjatë kursit të trajnimit “Shërbimi i Klientit dhe Marrëdhëniet me Publikun” Foto nga SHUKALB
Më 25-26 prill 2019, në Tiranë, SHUKALB zhvilloi me sukses kursin e trajnimit “Shërbimi i Klientit dhe Marrëdhëniet me Publikun”. Kjo ishte hera e parë që ky kurs trajnimi zhvillohet në kuadër të Programit të Përbashkët të Trajnimit.
Trajnimi u ndoq nga stafi i shoqërive ujësjellës kanalizime Shkodër, Lezhë, Gramsh dhe Cerrik, dhe u drejtua nga trajnerët Altin Hazizaj, Konsulent i pavarur dhe Daniela Gega, Konsulente, Valu Add Management Services.
Nën drejtimin e trajnerëve, pjesëmarrësit u prezantuan me temat e menaxhimit të leximit të matësave, faturimit dhe arkëtimit, parimet e shërbimit të klientit, ndikimin e organizimit dhe personelit të shërbimit të klientit në performancën tregtare të shoqërisë, manaxhimin e bazës së të dhënave të klientit, manaxhimin e përshtypjeve dhe ankesave të klientit etj.
Gjithashtu, u diskutua mbi faktorët e ndryshëm që ndikojnë në kënaqësinë e konsumatorëve nga shoqëritë e tyre ujësjellës kanalizime, si dhe përgatitja e një strategjie komunikimi bazuar në nevojat e qytetarëve.
Pjesëmarrësit duke kryer një ushtrim praktik gjatë kursit të trajnimit Foto nga SHUKALB
Përveç kësaj, pjesëmarrësit u angazhuan në disa ushtrime praktike, si simulimi i roleve të klientit të mirë dhe të keq, procesimi i kontratave dhe ankesave, zhvillimi i planeve të veprimit në një situatë thatësire apo në Ditën Botërore të Ujit.[:en]Trainer Altin Hazizaj, Freelance Consultant, conducting an exercise during the “Customer Service and Public Relations” training course Photo Credit: SHUKALB
On 25-26 April 2019, in Tirana, SHUKALB delivered successfully the “Customer Service and Public Relations” Training Course. It was the first time for this training course to be delivered in the framework of the Joint Training Program.
The training was attended by the staff of water supply and sewerage utilities of Shkodra, Lezha, Gramsh and Cerrik, and it was delivered by the trainers Altin Hazizaj, Freelance Consultant and Daniela Gega, Consultant, Valu Add Management Services.
Under the trainers’ guidance, the participants were introduced to topics related to meter reading management, billing and collection management, customer service principles, the impact of customer service practices in the commercial performance of the utilities, customer database management, customer feedback and complaints management etc.
Moreover, the participants were engaged in discussing on the different factors that affect the customer satisfaction within their respective water utility, and they drafted also communication strategies based on the citizen’s needs.
Participants conducting a practical exercise during the training course Photo Credit: SHUKALB
In addition, the participants were engaged in several role playing exercises, to simulate situations between unsatisfied customers and the staff of the water utility during the processing of contract agreements, complaints, as well as the developing of action plans related to communication and public outreach in droughts situations and the celebration of World Water Day.[:]