Durres Water Supply and Sewerage Company: Investments for the Construction of the New Sewerage Network
June 4, 2019
[:sq]Gjatë punimeve për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve në Durrës Foto nga UK Durrës
Investimi për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura në një zonë që shtrihet në lagjet 7 dhe 10 të qytetit Durrësit, po shkon drejt perfundimit. Projekti në fjalë është hartuar nga dega teknike pranë Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Durrës (UK Durrës) dhe shtrihet përgjatë rrugëve “Punëtorët e Rilindjes”, “Isuf Molla” dhe “Afërdita” në lagjen nr.7 si dhe në rrugët “Luftëtarët e Lirisë”, “Horizonti i Kaltër”, “Akropoli” dhe “Pompeu” që janë pjesë e lagjes nr 10.
Projekti u mundësua pas kërkesës së banorëve të zonës si dhe faktit se duke qenë një zonë e populluar vitet e fundit, ajo nuk ka pasur një rrjet të mirëfilltë kanalizimesh të ujërave të ndotura. Zona në fjalë gjendet në pjesën kodrinore të qytetit, në pjesën veriperëndimore të tij. Në të banojnë rreth 800 banorë dhe karakteristikë e ndërtimeve janë banesat private një dhe dy katëshe. Banorët kanë operuar deri tani me gropa septike, të cilat janë ndërtuar jashtë kushteve teknike dhe shkaktojnë filtrime të ujërave të ndotura duke sjellë probleme edhe në infrastrukturën e zonës.
Rrjeti i ri i kanalizimeve do të lidhet me kolektorin ekzistues, i cili përfundon në imipiantin e trajtimit të ujërave të ndotura në Shenavlash. Projekti ka marrë në konsideratë ato objekte që nuk janë përfshirë në projektin e mëparshëm të kanalizimit duke sistemuar në këtë mënyrë të gjithë zonën me rrjet të ri kanalizimi.
Ndërtimi i këtij rrjeti të kanalizimeve do të bëjë të panevojshme nevojën për gropa septike, duke garantuar kështu një mjedis të pastër. Në total, projekti parashikon ndërtimin e një rrjeti shpërndarës prej 1,700 metrash si dhe 80 puseta shkarkimi.
Spartak Kovaçi, Drejtor i UK Durrës gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve Foto nga UK Durrës
I pyetur me këtë rast, Drejtori i UK Durrës, Spartak Kovaçi u shpreh se me këtë investim zona kodrinore e ka të zgjidhur problemin e kanalizimeve dhe të ujit të pijshëm, ndërsa kryeinxhinieri i UK Durrës, Gerald Dautaj shprehet se pas innvestimit disa vite më parë për ujin e pijshëm, tashmë kjo zonë ka edhe një rrjet funksional të ujërave të ndotura. “Para disa vitesh kemi nisur investimet në këtë zonë përsa i përket ujit të pijshëm, i cili ka përfunduar dhe tani zona furnizohet me ujë të pijshëm rregullisht, ndërsa pjesa e fundit ishte pjesa e kanalizimeve për shkarkimin e ujërave të zeza. E gjithë zona mbulohet 100 përqind përsa i përket pjesës së kanalizimeve dhe po 100 përqind edhe në furnizimin me ujë”, – u shpreh kryeinxhinieri Dautaj.[:en]During the works for the construction of the new sewerage network in Durres Photo Credit: Durres WSSC
The investment works for the construction of the sewerage network in the area covering neighborhoods no. 7 and 10 in the city of Durres is heading towards its finalization. The project was designed by the technical department of Durres Water Supply and Sewerage Company (Durres WSSC) and stretches along the streets of “Punetoret e Rilindjes”, “Isuf Molla” and “Aferdita” in the neighborhood no.7 as well as at streets of “Luftetaret e Lirise”, ” Horizonti i Kalter”, “Akropolis” and “Pompeu”, that are part of neighborhood no. 10.
The project was planned upon the request made by the residents, as the area did not have a proper sewerage network. The area is located on the northwestern part of the city which has a hilly relief. There is a population of about 800 inhabitants and the buildings are mainly one and two floors private houses. So far the residents have used septic tanks, which do not comply with the technical conditions and cause waste water leakage in the environment, causing problems also in the area’s infrastructure.
The new sewerage network will be connected to the existing collector, which ends up in the wastewater treatment plant in Shenavlash. The project has taken into account those facilities that were not previously included in the sewerage project, thus arranging the entire area with a new sewerage network.
The construction of this sewerage network will make unnecessary the need for septic tanks, guaranteeing this way a clean environment. In total, the project foresees the construction of a 1,700 meter sewerage network as well as 80 discharge manholes.
Spartak Kovaçi, Director of Durres WSSC during inspections of the construction works for the new sewerage network Photo Credit: Durres WSSC
On this occasion, the Director of the Durres WSSC, Spartak Kovaçi, said that through this investment it is addressed the issue of sewerage and drinking water for the hilly areas of the city, while the chief engineer of Durres WSSC, Gerald Dautaj, said that after the investment for the drinking water network done several years ago, this area now has a functional sewerage network. “A few years ago, in this area we started the investment regarding the drinking water supply, which has been completed and now the area is being supplied with drinking water regularly, while the last part was the construction of the sewerage network. Now the entire area is covered 100% by water supply and sewerage services”, – concluded Eng. Dautaj.[:]